Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatime Kulli: Disa mendime rreth librit” Qirinjte e Galaktikës” të poetes Ilirian Sulkuqi

Shko poshtë

Fatime Kulli: Disa mendime rreth librit” Qirinjte e Galaktikës” të poetes Ilirian Sulkuqi Empty Fatime Kulli: Disa mendime rreth librit” Qirinjte e Galaktikës” të poetes Ilirian Sulkuqi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 11, 2010 4:06 pm

Fatime Kulli: Disa mendime rreth librit” Qirinjte e Galaktikës” të poetes Ilirian Sulkuqi 5810_1125315426701_1641608303_292509_5349199_n
Fatime Kulli: Disa mendime rreth librit” Qirinjte e Galaktikës” të poetes Ilirian Sulkuqi



LETER NENES
NGA ESSENIN TEK SULKUQI
Iliriana Sulkuqi : “Letër nënës me internet”


Nga Gëzim Llojdia


Loti si proces kimik është pa ngjyrë, mirëpo unë do ta gjykojë ai është produkt i shpirtit . Poradeci i madhi, oh i miri Lasgush duke shkruar për vesën dhe lotin thotë:
I mburrej vesa lotit me një të shkrepur djelli / Përdhe ndaj baltësirës ty fat'i zi të flaku :/ S'më shëmbëllen ti mua që jam një bijë qjelli, /Që jam e motr' e erës dhe shoq' e çdo zambaku. /Dhe loti tha: " Vërtet! Më lindi dhimbj' e zezë, //Dhe dal nga syr' i vuar i zemrës njerëzore :/Po kur se ti prej qjellit pikon vetëm përdhezë, /Un' ik nga balt' e rëndë drejt kaltërsish qiellore...
Loti më shkau . Llazar Gusho ka qëndisur për atë Perëndi bukurinë e lotit. Dhe si e thotë Llazari: S'më shëmbëllen ti mua që jam një bijë qielli dhe duke treguar se është motër e erës dhe shoqe e çdo zambaku, e lindur vërtetë nga dhimbja e zezë... Mirëpo lotimi im kishte një arsye krejt dhe ndryshe nga poezia .Loti për nenën. Nga dhembshuria për nënën. Nga malli, për nënën. Po lexoja shkujdesur një poezi të poetes dhe krijueses Iliriana Sulkuqit: “Letër nënës me internet”, që siç duket ajo është një proces i prodhuar pas rileximit të poezisë: Letër Nënës “të Eseninit”. Në të vërtetë burimi i lotëve dhe ndjeshmëria lindi pikërisht kur mora si pikë referimi këtë poezi por të përkthyer nga mjeshtri shqiptar. E mora sepse është brilante. Është pikë vese shkuar vesës. Esenini nuk ka shkruar vargje, ka gdhendur vargje. E shkruara edhe mund të humbas por e gdhendura mbetet edhe pse kanë ardhur e ikur situata dhe kthjellime historike apo ndijime shpirtërore. Në të vërtetë do të shqyrtojmë atë këngë himn për nënën që përjeton nën dalldinë e zërit ëmbëltor të Eseninit. “Gjalle je, ti moj nënokja ime?/Gjalle jam edhe unë... te përshëndes/Paqja e mbuloftë këtë mbrëmje/Izben tende deri ne mëngjes. Mora vesh se ti je merakosur/Atje larg për mua përsëri/Se ti shpesh del rrugës e brengosur/Mbështjellë me te vjetrin shall te zi. /Kur e kaltër mbrëmja bie pranë,/Te fanitet ty gjithmonë sikur/Diku mua larg ne një mejhane/Një i dehur thikën po ma ngul./Kot ti nene rri me gjak te ngrire/Ky nuk është veç vegim i zi/S'jam aq vagabond i pamëshirë/Sa te vdes pa te shikuar ty./Unë i ëmbël jam prapë si me pare/Ëndërroj kur fushat larg vërej/Qe se shpejti nga këto mejhane
/Ne shtëpinë e vogël prapë te kthej./Do te kthej ahere kur te mbushet/Kopshti ynë i bardhe me blerim/Vetëm ti si tete vjet me pare/Mos me zgjo herët ne agim./Mos m'i zgjo ti ëndrrat qe m'u zverdhen/Mos kujto atë qe vate e shkoi.../Se ne bote humbjet edhe lodhjet/Herët i provon nene moj./Mos mu lut t'i falem zotit prape!/Tek e shkuara nuk ka me kthim/Vetëm ti je gazi im i vetëm/Ti e vetmja paqe e shpirtit tim./Pra ti flaki brengat nëna ime/Mos u trishto për mua përsëri/Dhe mos dil aq shpesh tek rruga e madhe/Mbështjelle me te vjetrin shall te zi”.
Ca muaj më parë M. Haxhiaj gazetare dhe krijuese hodhi diku një ese, që ishte frymëzim i drejtpërdrejtë i “letër nënës” të Eseninit, ndërsa Iliriana Sulkuqi poete dhe krijuese, aktualisht me banim në New Jork në 24 maj 2007 shkruan letrën për nënë e saj gjendur diku në mesvedi në qytetin e kalasë, Elbasanit. Letra e Ilirianës është e bardhë me ca germa të zeza, në një zarf elektronik dërguar me yahoo jo më me postë. Nuk shkojnë më plakat e mëhallës tonë në postë për të pyetur nëse u ka ardhur ndonjë telegram nga djali ushtar. Nuk mbërrijnë më telegrame. Posta e mëhallës tonë atje në Goronecë është shkretinë. Shumë nga ato shamizezat që bënin këmbë, nuk janë. Kanë shkuar që kurrë në Gjohelmin tonë dhe kjo është varreza e madhe në perëndim të fshatit . Vijnë vashat e tyre. Qajnë, rënkojnë: O nënëzeza ku rri, ku fle. Baltën ke shtroje. Na thoshin nënëzezat: djemo do vijë një kohë, që letrat do t’i dërgojnë si qëmoti me pëllumbat e ajrit. Në shtatë qiej larg nesh. Yahoo duhet të jetë zbërthyer ndoshta nga ëndrrat e plakave të mëhallës tonë . Mirëpo meraku i tyre si nënë ishte i shumëfishtë. Zëri i nënës është thirrje për shpirtrat për tu treguar rrugët nga shkohet për në botën e mirë. Nënën e zgjon nga gjumi ëndrra për djalin. Ku është ç’bëhet në këtë dreq moti me dëborë, dhe me krisma vetëtimash. Ku je djali i nënës, malli më ka marrë. Pra ç’bëhet djali udhëve të botës, të kurbetit, dhe të dreq rrëmetit. Këtu më bie më mëndje Esenin kur shprehet: Kur e kaltër mbrëmja bie pranë,/Te fanitet ty gjithmonë sikur/Diku mua larg ne një mejhane/Një i dehur thikën po ma ngul.
Dhe po sjell sa për kujtesën :Në kohën e regjimit të shkuar tregojnë raste kur nënat të varfrat, shamizeza ngriheshin nga gjumi netëve të trembura për djemtë e tyre. Ku je bir i nënës se malli më ka marrë. Madje më tregonin atje në jug një nënë i ishte fanitur në ëndërr vrasjen e të birit në kufi. U ngrit pa feksur. Dhe lotët prush i mbuluan fytyrën. Çarë ke nëno? e pyetën vajzëria. - Kam parë tim birë sikur u rrëzua nga shkëmbi. Fli se është meraku i nënës, mirëpo në të zbardhur korrieri solli gjëmën. Ky Esenin sikur të ishte lindur diku në katundet tona atje në jug, përshkruan pikërisht atë rast kur i biri ikën larg dhe nëna ndjen dhimbje, e pagjuma nënë, i fanitej sikur të birit në një mejhane një i dehur thikën po i ngulë. Ngjarje të lindura nga jeta. Çuditshmëria, që është shfaqur pas këtyre çasteve, është vërtetë kaq prekëse. Merak nëne, për birin e saj shtohej më shumë kur largësitë ishin errësira të largëta .
Tani dua të marrë poezinë e Ilirianës për t’i hedhur një shikim shkujdesu:“E dashur nëna ime /e dhembshura pa fjalë/ëndërr përtej ëndrrës/,mall më shumë se mall”.
Fjalët për nënën kanë një të goditur ndryshe. Gjuha vete ku dhëmbë. Vargu është i çiltër Është i mbushur plotë frymëzim, që të prek dhe të tronditë njëkohësisht. Për fatin e njerëzve të shtëpisë, që sa larg gjendeshin, kaq male për tu kapërcyer. Mirëpo në vend telit, apo fonogramit, që nuk ekzistonin ëndrra ishte një lajmëtare çuditërisht e shpejtë, që përcillte mesazhet me zë e figura. Dërgohet mesazh që ka brenda veç fjalë shpirti.
“E dashur nënë”. Kështu nisnin dikur dhe nisin miliona letra, mesazhe interneti në të gjithë botën ndonëse gjuha e në të cilën e shkruajnë, ngjet si një lëmsh i ngatërruar në globin tonë. Besojë se kjo fjalë e qëmoçme me gjerësi, thellësi. Ndërkohë që, thellësia është pafundësi ka ngjizje qiellore. Sepse ajo transmetohet ashtu e paprekur me atë konstrukt ndër brezni që njeri - tjetrin nuk kanë pasur rastin ta takojnë ndonjëherë. Një pyetje si luzmë më mundon prej kohe: A ka mundësi që ajo fjali e pandryshuar përsëritet ndër shqiptarë që nga ardhja e tyre në jetën e globit tonë? Kodi i paperëndishëm, ku ruhen besnikërisht fatet tona ka dhënë edhe këtë formulë që jeton në jetë të jetëve njerëzore. Po të qe ndryshe udhëkalimi i saj do të kishte humbur shekujve pas mjegullinave .
Nuk ka arsye të bësh portrete nënash .Dhembshuria për fëmijën është e mpiksur që kur zë fill konstrukti i saj me eshtra dhe gjak. Kështu janë sjell nga Perëndia. Kështu i ka njohur ndër kohëra tek raca jonë, historia. Dhembshuria e saj prek ndër pejzat më të holla. Po shqyrtojmë një seri mënyrash, që kanë një lidhje gjaku me dhembshurin e nënës. Dhembshuria e saj nuk është e lindur në insikte por një energji e pashueshme dhe e pazhbëshme e ardhur nga pjesa e sipërme, atje ku ngjizet energjia. Ajo vjen , bëhet e fortë në kapërcim të viteve tek seksi femëror. Dhe i është dhënë vetëm asaj. I është lënë vetëm asaj, si zotërim energjie më tepër. Në libra të shkollës dhe nëpër mijëra botime shqiptare për nënën ka shumë poezi, mirëpo jo të gjitha kanë atë forcë, atë ndjenjë, që prek sepse mediokriteti është si puna e djallit në letra duke mbushur faqe të tëra, me format A 4 , të pavlera krijime. Sikurse njihet edhe fakti që në këtë copë trualli vargëzimi për nënën ka qenë i mbarsur dhe i shumë i mbarë. Në këtë tragë Iliriana ka përshkruar poezinë e saj. Duke tjerrur vargëzimin e dytë ku poetja thotë :Nënë e shtrenjta ime /krrusur pas një shalli/tjerrur e përtjerrur /si dhuratë prej mallit .
Mirëpo, po t’i referohemi poezisë më saktë, vargjeve perlë të Eseninit gjejmë diçka që kanë përafërsi dhe një nyje lidhëse që mbete ai shalli: Mora vesh se ti je merakosur/Atje larg për mua përsëri/Se ti shpesh del rrugës e brengosur/Mbështjellë me te vjetrin shall te zi. Ajo që na ngrohë është frymëzimi esenian ai, që ngjitë edhe copën e hekurt me forcën e mushkërive. Është në të vërtetë burim frymëzimi hyjnor një pikë takimi. Shenjtori pas të cilit godisnin brigjet është Esenin. Prej andej rrjedh muza poetike. Është një fakt i pamohueshëm, që shekujt e mëparshëm kanë njohur shenjtorë të letrave, ata që kishin bazë frymën e shenjtë, që sillnin poezi si produkt i një kosto jo të vogël shpirtërore dhe në të vërtetë udhëhiqnin religjione të tëra besimtarësh me fjalën e Perëndisë ku Drita. Kahu i saj,agimi i paperëndueshëm është dhe mbetet fryma e Zotit të botëve. Nëpër tragën e Esenit poetja ka gjetur poezinë e saj. Duhet kuptuar si një ndikim më mirë. Duke folur për këtë strofë të poetes Sulkuqi shprehet për nënë se ajo nuk duhet të marri me vete shallin e lotuar dhe kur ajo të vijë moj zemër përmbi mbi ujëra notuar. Shalli në të vërtetë nuk është se përmban mistere por është një mbulesë e thjeshtë por treguese për femrat, që i përdorin ato dhe ndërsa tek poetët rus shprehen qartazi se ai është i zi tipar dallues për dimrat e ftohtë me ngricë, dëborë e murlanë në vendet e ftohta po tek vendlindja e poetes ku rri e pret nëna e saj është ndryshe . Nuk ka ngjyrën e zezë, atë të trishtimit të mellanit të zi të lajmit kobzezë veshur e mbështjellë me të por ai është në të vërtetë shall i squllur nga lotët e nënës së shtrenjtë. Lotimi është i përhershëm për krijesën e saj, që rri diku larg shtatë male kaptuar e dete gjithaq. Është largësia mall pa u takuar ndoshta pa u parë, pa prekur flokët e thinjur të nënëzezës e merakosur, e brengosur për vajzën e saj. Lotët më në fund kanë bërë një monument shkruan një poete tjetër, dalëngadalë kristalizohen, ngurtësohen deri sa betonohen kështu ngrihet monumenti i madh i lotëve. Mirëpo ato të pështjellë në shall leshi tjerrur e endur me duart e thara janë dhe mbeten edhe malli i poetes në mëndje. Nuk ka si tretet ai mall përvëluar. As në qiell. Nga lotimi mbetet gjithëtherës veç dhimbja. Si duhet të mbërrijë duke kapërcyer oqeane ujërash plotë e dhimbjesh njerëzore apo më thjeshtë duke notuar ardhje si engjëjt përmbi dete duke trokitur në dritare. “Unë erdha, ja ku jam... si gonxhe ruan pikën e vesës së trëndafilit.
Ndërsa varianti i shallit është i përmendur edhe tek Pushkini kur thotë vështroj si i çmendur shallin e zi... Esenini në pjesën e cituar .Mirëpo duke gjykuar për shalli i zi mos është në të vërtetë një ogur i zi , një lloj paralajmërimi për diçka që ka ndodhur ose mund të ndodhi. Është një kujtim i mbetur i mos tretur ,që rron brenda shpirti, që ka fjetur gjumin dunicë, befasisht zgjohet pra lëvizi shpirti dhe ndër mëndje sjell shenjën treguese që vashëza mbante atëherë, ishte i zi shalli mbuluar nga trishtimi. Kaq kanë mjaftuar që rrathët e kujtesës rritur në lartësi, zgjatur në gjatësi, në thellësi, zjarrmi të zgjojnë. Kështu mund të ketë ngjarë tek Pushkini. Ndërsa Pushkin përshkruan një kujtim për një vegim dashuror Esenin është më pranë një realiteti tjetër si përshkrimi, që i bënë nënës
Mos u trishto për mua përsëri/Dhe mos dil aq shpesh tek rruga e madhe/Mbështjellë me te vjetrin shall te zi.
Te Iliriana kuptimi i shallit nuk sjell zjarrmi apo një kujtim dashuror. Kur poetja do të shprehet se në takimin e tyre thotë :Mos ma merr me vete/shallin kripë grisur/bëhem beb legjende/që rilind papritur. Është i grisur shalli nga kripëzimi i lotëve. Por nëse, nuk e sjell atje mbetet piedestali i lotëve, gjurma, që nëna ka lënë me vetëdije për mallin e bijës së saj. U gris nga malli, nga lotimi nga dhimbja për të parë të bijën e larguar, nëna e malluar. Duke kërkuar riardhjen në jetë me një bebe legjendë, që do të shprehet kështu: “Jam e vogël përpara teje nënë dhe do të mbeten kështu sa frymë të më ketë dhënë Zoti . Me atë shall do të rimbulohem do të ndjejë erën e saj, shijen e kripës dhe do të kuptojë se është i nënës, i mallit, i dashurisë prindërore që nuk vdes. Ardhja në jetë asnjëherë nuk përsëritet .Nuk mundet më që nga mitra të rivish sërish. Poetja këtë e di dhe e shpreh me fjalët se do më ishte fat. Por fatet tona janë të parathëna dhe të “arkivuara” atje. Nëpër miliona dosje qëndrojnë. Nuk cingërisen . Dhe s’ka kush t’i grisë. Deri sa avitet dita kur në mitrën e femrës të shkojë fryma e Zotit .
Duke folur për poezinë: “Letër nënës në internet” mund të shprehemi se është një ndër arritjet poetike e cila mund të përfaqësoj poetët shqiptarë në antologjitë poetike apo libra shkolle.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi