Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MËRGIMTARI alias Shaban Cakolli: FËMIJËT TANË NË MËRGIM DHE KOMUNIKIMI I TYRE FAMILJAR

Shko poshtë

MËRGIMTARI alias Shaban Cakolli: FËMIJËT TANË NË MËRGIM DHE KOMUNIKIMI I TYRE FAMILJAR Empty MËRGIMTARI alias Shaban Cakolli: FËMIJËT TANË NË MËRGIM DHE KOMUNIKIMI I TYRE FAMILJAR

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 14, 2010 8:23 pm

MËRGIMTARI alias Shaban Cakolli: FËMIJËT TANË NË MËRGIM DHE KOMUNIKIMI I TYRE FAMILJAR 27034_111634055517387_111578212189638_271521_4942791_n

MËRGIMTARI: FËMIJËT TANË NË MËRGIM DHE KOMUNIKIMI I TYRE FAMILJAR



Kjo dukuri është mjaft e dhimbshme dhe shqetësuese.Fëmijët në mërgim
janë pa fajin e tyre,pra shkaktarët që e sollën prindin e fëmiut në
mërgim tani janë të njohur,por fëmiu erdhi këtu pa fajin e tij.Rolin në
edukimin e fëmijëve e lozin familja,mësuesi dhe intelektuali i rrethit
këtu në mërgim.Secili nga ne e ka nga një pjesë të përgjegjësisë,në
mbrojtëjen e këtyre fëmijëve nga asimilimi.Fëmiu jashtë atdheut
ballafaqohet me një shoqëri tjetër deri tani të pa njohur,me një
kulturë e traditë tjetër,gjuhë të huaj,dhe mos kujdesi i prindit ndaj
fëmiut,e bënë që fëmiu i tij të orientohet në një drejtim i cili nuk ka
shtigje.Asimilimi gllabëron qetë dhe pa diktueshëm,nga se fëmiu ka
prirëje të orientohet më tepër nga e keqja,nëse përkujdesja jonë ndaj
tij nukështë e rrebtë.Gabimi më i madh tek disa familje shqiptare është
që komunikimi në mes fëmijëve në familje nuk bëhet në gjuhë amtare,por
në gjuhën e vendit ku jeton.Hap tjetër i gabuar është moskujdesi i
prindit se me kend i shoqërohet fëmiu,e shumë shkaqe të pa njohura,në
një vend të panjohur.A kamundësi që fëmiu ynë të shpëtoj nga
asimilimi?Unë them po,së paku në vendin ku jam i strehuar unë,pra në
Gjermani:Aty organizohet mësimi plotësues në gjuhën shqipe,ku shumë
lande gjermane,arsimtarët e shkollës shqipe i paguan Ministria e
arsimit gjerman.Qka i duhet mërgimtarit tonë?Të e dërgoj fëmiun e tij
në shkollën shqipe.Aty fëmiu flet shqip,lexon dhe shkruan shqip,mëson
historinë kombëtare,gjeografinë e atdheut,kulturën e traditën
shqiptare,etj......Prap disa prinder nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në
shkollën shqipe.Në Gjermani dhe jo vetëm në Gjermani,por në gjitha
vendet e Evropes shpërndahet një revistë mujore shumë e pasuruar me
tema kombëtare,revista quhet"DORUNTINA" dhe kushton vetëm 2Euro, të
cilën shumë prind nuk ja u paguajnë femijëve të tyre.Tani të mos
dërgosh fëmiun në shkollën shqipe,të mos i blejshë revistën shqipe,do
të thotë vet të kontribosh në asimilimin e fëmiut tënd!Të mos dërgosh
fëmiun në shkollën shqipe,e të rrahësh gjoks për patriot,kjo është
qesharake dhe naive.Patriot nuk mund të jetë ai që nuk edukon fëmiun e
vet,ai që nuk e shkollon fëmiun në gjuhën amtare.Unë personalisht në
disa shoqata të Landit NRW,kam punuar me fëmijë shqiptarë në seksionet
letrare dhe kulturore.Përvoja ka treguar se fëmijët që kanë ndjekur
mësimin plotësues shqip,e flisnin rrjedhshëm shqipen,e njihnin bukur
historinë dhe kulturën shqiptare,si dhe ishin më të suksesshëm edhe në
shkollat gjermane.Pra ne shqiptarët në mërgim lëmë gjurmë jete në vende
të huaja.Nëse jemi treguar edukator të mirë
atdhetarë të mirë,edhe gjurmët do të i lëmë të mira,ana tjetër qon
drejt asimilimit,rrënimit,dhe lëre që lënë gjurmë të këqija në vendin e
huaj,por pasojat dhe çmimet e haraqit do të paguaj fëmiu-prindi.

MËRGIMTARI alias Shaban Cakolli: FËMIJËT TANË NË MËRGIM DHE KOMUNIKIMI I TYRE FAMILJAR 24503_117933271554132_111578212189638_298801_1268051_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi