Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pilo Zyba: KA DALË NGA SHTYPI libri " NJË RICOS TJETËR " i poetit grek Janis Ricos. Libri përmban poemat e tij më të mira

Shko poshtë

Pilo Zyba: KA DALË NGA SHTYPI libri " NJË RICOS TJETËR " i poetit grek Janis Ricos. Libri përmban poemat e tij më të mira Empty Pilo Zyba: KA DALË NGA SHTYPI libri " NJË RICOS TJETËR " i poetit grek Janis Ricos. Libri përmban poemat e tij më të mira

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 19, 2010 1:46 am

Pilo Zyba: KA DALË NGA SHTYPI libri " NJË RICOS TJETËR " i poetit grek Janis Ricos. Libri përmban poemat e tij më të mira 15296_111818268851564_100000701739246_117939_39073_a
Kopertina e librit " NJË RICOS TJETËR". Në foto përkthyesi Pilo Zyba, vajza e poetit ERI dhe mbesa e poetit LITO.



Pilo Zyba: KA DALË NGA SHTYPI libri "
NJË RICOS TJETËR " i poetit grek Janis Ricos. Libri përmban poemat e
tij më të mira




Doli nga shqypi libri " Një Ricos tjetër" i poetit grek Janis Ricos. Libri përmban poemat e tij më të mira.
Pilo Zyba, përkthyesi i tij jeton prej 20 vjetësh në vëndlindjen e
autorit, MONEVASIA.Libri botohet me rstin e 100 vjetorit të lindjes së
autorit. Redaktor dhe Korrektor është shkrimtari dhe botuesi Grigor
Jovani.Libri është botuar nga Shtëpia botuese " WESO "




GRIGOR JOVANI redaktor i librit - më poshtë lexoni parathënien -


Poeti i gjithësisë


Ricosi është një lumë i rrëmbyeshëm, i cili, duke zbritur kamot nëpër
histori, përgjatë kohëve të ndryshme, jo vetëm nuk u shterr, por
zgjeroi vetveten, gjeti shtrate të rinj, për të vazhduar atë marshim të
pandalshëm drejt detrave, oqeaneve. Poezia e Janis Ricos.
Tashmë ajo ka triumfuar mbi jetën dhe vdekjen.
Dhe pyes vetveten: ka ekzistuar vërtet një poet i tillë, i detajit dhe
i të përgjithshmes? Doemos, ka ekzistuar. Shëtiti me ne, duke na
dhuruar shpirtin dhe miqësinë e tij. Tek poezia që krijoi, Ricos
vështroi, përzgjodhi dhe ndërtoi me fjalë një botë të tërë. Botën e
ëndrrave. Me një bujari të pashembullt na dhuron vargjet dhe na mëson,
me urtësinë e progonëve të tij të motshëm, se poezia është një nga
detajet thelbësore të jetës sonë, ashtu si oksigjeni dhe uji. Dhe le të
thonë të tjerët (ashtu si dikur i madhi Hederlin), se ç’duhet poezia në
këto kohë të ashpra. Veçse ata që e shikojnë kështu poezinë, mënjanojnë
vështrimin kah e vërteta. Për fat të keq, ata do ti mbeten historisë si
hije. Por le t’i kthehemi poezisë së Ricosit. Vargje të panumërta - ura
vigane midis së ardhmes dhe së shkuarës. Heshtje, pantomima, gjeste me
duar dhe me sy, psherëtima dhe melodi me gjysmë zëri. Dhe një teh i
mprehtë thike, që çjer perden e hollë të së përditshmes. Mësime
mjeshtri me fjalët, për jetën, vdekjen dhe boshllëkun mes tyre. Se si e
padukshmja bëhet e ndritshme, mikroskopikja pushton hapësirën dhe
anasjelltas. Se si gjërat e vogla fshehin në vetvete qiell dhe shpresë.
Se si asgjëja bëhet ngjarje e madhe, bëhet oshëtimë në këmbanën e
kohës. Dhe ajo e mrekullueshmja: “Duke i marrë erë/ një trëndafili/ u
zgjate një metër,/ nuk të nxë tashmë/ as porta…”
Këto poezit të Ricosit na sjellin gjithnjë pranverën. Poeti prêt bukën
e tij, në tavolinën e shtëpisë së vendlindjes, atje, brenda kështjellës
së lashtë të Monemvasias, përnga duket Egjeun i tërë dhe krejt Mesdheu
si në pëllëmbë të dorës, dhe e ndan nëpër tryezat tona. Dhe, natyrisht,
shumë prej këtyre poezive janë politike. Por ja që Ricosi ka atë të
veçantën magjike, ia arrin t’i bashkojë njerëzit e të gjitha ngjyrave,
me fillin e kuq të poezisë së tij.
Dua të përshëndes përzgjedhësin dhe përkthyesin e këtyre vargjeve të
mrekullueshme, të përkushtuarin e kësaj poezie, Pilo Zybën, mikun tim
të dashur, poetin dhe prozatorin e vëndit tim, që bëri qëllim të jetës
kthimin e këtij dielli poetik, Ricosit, përkah trojeve tona. I bindur
skajshëm se do u bëjë mirë. I këtij mendimi jam edhe unë. Kjo poezi e
poezive i bën mirë kësaj bote të turbullt, që na rethon.
Shijojeni!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi