Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatime Kulli sjell për Ju: Carlos Ernesto Garcia është poet bashkëkohor

Shko poshtë

Fatime Kulli sjell për Ju: Carlos Ernesto Garcia është poet bashkëkohor Empty Fatime Kulli sjell për Ju: Carlos Ernesto Garcia është poet bashkëkohor

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 19, 2010 11:05 pm

Fatime Kulli sjell për Ju: Carlos Ernesto Garcia është poet bashkëkohor 5810_1125315426701_1641608303_292509_5349199_n

Fatime Kulli sjell për Ju: Carlos Ernesto Garcia është poet bashkëkohor



Nga Istref Haxhillari

Carlos Ernesto Garcia është poet bashkëkohor që ec në vragën e parardhësve të tij të mëdhenj të gjuhës spanjolle. Kujtojmë që shekulli i kaluar i foli njerëzimit me artin e madh të shkrimtarëve të këtij grupimi. Garsia Lorka, Fernando Pesoa, poeti portugez cilësuar si më i thelli i njëqind viteve të shkuara, Luiz Borges, nobelistët Oktavio Paz, Gabriel Garsia Markez, Pablo Neruda, Huan Ramon Himenez etj janë brezi i lavdishëm i krijuesve hispanjolë të shekullit XX.
Vargjet e Carlos Ernesto Garcias karakterizohen nga densitet i lartë i mendimit dhe ideve që përcjellin. Njëlloj si një piktor gjenial me pak penelata jep portrete që nuk harrohen kurrë. Poezia e tij është imazhi i vendlindjes dhe pjesës së planetit që ka shëtitur, fiksuar në vargje. Ai eksploron me dora të sigurt plagët tabu të njerëzimit. Jeta dhe vdekja këmbejnë vend ashtu si ndodh edhe në jetë.
Në njërën nga poezitë e tij ai thotë:
“ Në anën tjetër të gjithçkaje ekziston Zoti.
Dhe Zoti nuk ka shtëpi.
Është i zhveshur.
Shëtit mes principeve dhe qëllimeve
të imagjinatës së njerëzve.

Kur toka të ftohet
Kur të mos jetë më
Universi ynë.

Zoti do të vijë në udhëtimin e tij të fundit
Për t’u zhdukur me të gjithë
Sikur të mos kishte ndodhur asgjë”.

Përkthyer në disa gjuhë të botës, vlerësuar në shumë nga kryeqytetet europiane, aziatike dhe ato amerikane së fundi Carlos Ernesto vjen në gjuhën shqipe me antologjinë “Unë nuk jam në shtëpi” përkthyer nga Ina Zhupa.
I urojmë poetit mik mirëseardhjen në gjuhën shqipe dhe mirëseardhjen në revistën “OBELISK”.
Me këtë rast po i përcjellim lexuesit të revistës disa nga poezitë e Carlos Ernesto Garcia.


Unë nuk kam shtëpi

Gjysma e atyre që dua, tani nuk janë më me mua
Ndonjë (ose pothuaj të gjithë) qëndrojnë mënjanë
Të tjerë thjesht kanë ikur larg.

Vëllai im më shkruan urgjentisht nga Meksika:
Shtëpia po shembet
duhet ta shesim.
Dhe unë mendoj:
“Pse akoma e kemi shtëpinë?”

Babai im ngeli pa blerë atë këmishë
dhe ato palë pantallona që aq shumë i pëlqenin,
pa shkuar në kinema të dielave,
pa udhëtuar në vendin që aq shumë e ëndërroi
dhe u mjaftua duke vizituar një park
ku mund të shikonte fytyrën e një kali
që zakonisht e kalëronte një statujë.
Të gjitha vetëm për të blerë një shtëpi.
Një shtëpi të vogël dhe modeste në të cilën të jetonim,
të cilës sot thjesht i shkrep që të shembet.

Për mua
le të shembet nëse do.
Kur gjysma e atyre që doja, tani nuk janë me mua.
Kur fëmijët nuk përkulen më përballë dritares.
Kur motrës time u thye buzëqeshja përballë pasqyrës
atë natë të tmerrshme qershori
para stuhisë dhe këngës së gjelit.
Kur qarja metalike e një fëmije
nuk më shkakton më një ngrohtësi të pamasë
që bën të lind një këngë dashuria mes duarve të mia.
Për mua le të shembet,
dhe të shkojnë ta ndërtojnë një ditë nëse duan
por do të jetë mbi hi.




Zëri im
nuk do të dridhet më në muret e saj.
Letrat e tua të dashurisë Mariana
nuk do të vijnë me erën e parfumit deri në duart e mia.
Në krishtlinjde do jem gjithmonë larg
dhe dhomat e vetme do të popullojnë shtëpinë.
Që sipas letrës së vëllait tim:
tani i ka humbur qelqurinat e para.

Shumë mirë
le të shëmbet nëse do,
nëse është kështu
harresa do të jetë hakmarrja ime
sepse unë ka kohë
ka shumë kohë
që nuk kam shtëpi.



Në këmbët e vullkanit

Ndërkohë që era lajmëron
atë formë të varrosjes së errësirës
që mban përbrenda
Nata.
Një lëkurë
e zhytur në vegjetacion
kërkon strehën e fundit
në tokë.

Me shkrim të keq në mur

Rrugët e kaluara
nga spektri i atyre që nuk janë më.

Mezi ke kohë të lexosh në të ecur
disa vargje të shkruara me shkrim të keq në mur.
Por; Ku është poeti?

Eci në cepat që janë ngjitur me njëri-tjetrin
ndërkohë në një hendek
avancon sikur nuk donte të binte
një pikë gjaku
që do të humbi nëpër të çarat e murit.


Homazh

Dimri në Budapest
ka një gri të zbehtë.
Danubi si një thikë
depërton në trupin e këtij qyteti
që ka parë mijëra luftra.
Kështu dëshmon
monumenti i peshkatarëve
që shigjetat e tyre iu erdhën nga Turqia.
Nga aty
imagjinata është e aftë të vështroj
nëpër shekuj.

Nëse viziton Budapestin në dimër
Do të ndjesh aromën e zisë,
aromën e gjakut që kanë mbasditet.

Mungesa

Motra ime, motra ime
Ku është motra ime?
Kërkoj më kot
nuk mund ta shikoj.

Papritur si një plumb, si një shpërthim
Shikimi i saj para tmerrit
lëkura e saj e bardhë dhe adoleshenca e saj,
mënyra e saj e të kërcuerit dhe kënduarit vetëm,
flokët e saj në diell.
Gjithçka shuhet
18 vjetët e saj në një moment si një flesh
si një automatik që godet në kujtesën time.

Ndonjëherë rruga më drejton
Deri tek Whisky i piratuar.
Papritur një shpërthim,
një plumb në një agim,
një ulërimë para tmerrit.

Janë si shkëmbi

Kam parë të bien lotë
mbi mëndafsh ose mbi jastëk
të tjera mbi baltë apo bar.

Por ka edhe nga ato
që nuk bien në asnjë vend
është sikur po ruhen
që të zgjasin për të gjithë jetën.

Një kafe e mbasdites

Ai një marinar
Ajo gruaja e përhershme e portit
E cila pret gjithmonë
E cila gjithmonë priti
Ai i plakur tani
shikon tek ajo
gruan e njëzet e pesë vjetëve më parë.
Ajo e dashuruar pas atij
pranon pa qortime përkëdheljet e tij.
Unë ulur afër tavolinës së tyre
shkruaj një letër
që nuk do ta dërgoj asgjëkundi.

Ajo lexon për të
atë që supozon horoskopi i tij
në një revistë zemrash
dhe gati i flet për rreth gjysëm ore
me fjalë të pamundura ti shkruash.
Duke i folur me zemër
-jo atë të revistës
por atë të vetën-

Që nga fjalët e para
ajo intuiton se parashikuesi i horoskopit
për këtë muaj
ka gabuar komplet.
Në realitet ajo që ajo dëshiron
është që ai mos të iki
që të qëndroj përgjithmonë.
Ose të paktën të ketë
forcën e duhur
për ti thënë që e dashuron.
Që Islanda pavarësisht sa e bukur që është
është jashtëzakonisht larg
që të mos ndjesh dhimbje.
Kështu i flet
ndërkohë që ai e dëgjon
me shikim e humbur
në një pikë fikse.



Shoqëri e keqe

Për të më ngushëlluar
hijes time i shkoi ndër mend të zmadhohej.

Ishte një shenjë e madhe në mes të krevatit.

Fika dritën
dhe sa hap e mbyll sytë ngela
komplet vetëm.

Zemra jote e brishtë

Në cepin e teatrit
cirku
me dritat e tij rrëzëlluese
u vu në skenë.

Por ti Janira
ishe ylli kryesor
me ato bikini
të lidhura pas shpine
duke mbledhur vështrimet e ngulura
të shokëve të mi të shkollës
që të arrinin tek rripi i mesit.

Me vetëm një çantë si bagazh
e cila i mbante të gjitha gjërat e tua
vendose të qëndroje në shtëpinë time.

Pas disa javësh
ike me dinjitet
mbasi e provove
që unë nuk mund të ofroja asgjë.

Imazhi i fundit
që ruaj nga ti Janira
është në dyert e një hoteli
në qendër të San Salvadorit.

Një tufë me pijanec
të kishte “plakur” me shumë se çduhej
kur akoma nuk kishe mbushur njëzet vjeç

Për të mos ofenduar
apo prekur zemrën tënde të brishtë
bëra sikur s’të pashë
dhe kalova duke pëshpëritur
një këngë moderne.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi