Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi: Nderim në Vargje-Kënge, në përvjetorët e Verrave të Llukës!

Shko poshtë

Mentor Thaqi: Nderim në Vargje-Kënge, në përvjetorët e Verrave të Llukës! Empty Mentor Thaqi: Nderim në Vargje-Kënge, në përvjetorët e Verrave të Llukës!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 30, 2010 12:56 am

Mentor Thaqi: Nderim në Vargje-Kënge, në përvjetorët e Verrave të Llukës! 17936_103034419725972_100000582437455_79564_5364705_s
Mentor Thaqi: Nderim në Vargje-Kënge, në
përvjetorët e Verrave të Llukës!




Shënon ngjarje prap Historia,

që me to mburret Shqipnia,

mburret kombi, mburret njerëzimi,

rriten f´mia t´shëndoshë prej g´zimi,

n´Verra t´Llukës, të Dukagjinit,

është Kuvendi i Pajtimit,

po, është Logu i Trimnisë,

ju shëruan plagët Shqipnisë,

u lidh Besa për Vatan,

plagë e gjaqe, anash jan lanë!


Nuk dojmë gjaqe as ngatrresa,

për ditë t´mira na ngjallet shpresa,

ai që falë është Trim i Trimit,

me burrni, ndalë gishtin e krimit,

jemi popull i lashtë e i urtë,

kemi lidhë Besën e Gurtë,

ska më vrasje në mes vllaznish,

nuk ja k´naqim ne zemrën hasmit,

nderojmë trollin dhe konakun,

e shtrijmë dorën, e falim gjakun!


N´Verra t´Llukës përkundet trimnia,

aty lindë e rritet burrnia,

aty i zgjatet jeta Shqipnisë,

prinë përpara Vrulli i Rinisë,

jeta merr nismën e mbarë,

se ka Zot dhe për Shqiptarë,

dymbëdhjetë fiset, dymbëdhjetë bajraqet,

Nanë Shqipnisë tri herë i falën gjaqet,

Isa Begu me Shaban Binakun,

Llukës e Isniqit ja nderunë Konakun!


Dukagjinit ja bekuan pragun,

se me armiq ne e derdhim gjakun,

Amanet Shqipe, vazhdo jetën,

jau kemë nisë sot ne Anton Qetten,

Nënën Ajshe si Loke Madhen,

me Platformën e Jusuf Gërvallës.

Me Gllogjan, Logjë e Prekaz,

Llaushë, Koshare e Zajaz,

me Tivarë e me Çamëri,

kah i thotë vetë Zoti Shqipni!


N´Verra t´Llukës sot kanë ardhë,

me i falë Kombit Faqen e Bardhë,

me i thanë Shqipes: Tunjatë jeta!

Lind fëmijë e përkund djepa,

se k´tu jem ne den baba den,

djepa e vorre i kem n´kët Vend,

qoftë mallku ai që e then Besën,

jem betu, kurrë s´e vrasim shpresën,

do ja rrisim nderin Shqipnisë,

heu, tuj shtri dorën, more të burrnisë!!!











Mentor Thaqi Villingen-Gjermani 26.04.2010

Vargjet i shkrova nergut për artistin dhe Këngëtarin e Madh, mikun tim
Agim Gashi-n!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi