Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:KUR TA KTHYEM TY KOSOVË SHPINËN, E LAMË BORË E GJETËM DIMËN!!! NDERIM TRE BURRAVE TË MËDHENJË TË LLUKËS SË EPËRME! - Vargje

Shko poshtë

Mentor Thaqi:KUR TA KTHYEM TY KOSOVË SHPINËN, E LAMË BORË E GJETËM DIMËN!!! NDERIM TRE BURRAVE TË MËDHENJË TË LLUKËS SË EPËRME! - Vargje Empty Mentor Thaqi:KUR TA KTHYEM TY KOSOVË SHPINËN, E LAMË BORË E GJETËM DIMËN!!! NDERIM TRE BURRAVE TË MËDHENJË TË LLUKËS SË EPËRME! - Vargje

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 06, 2010 4:27 pm

Mentor Thaqi:KUR TA KTHYEM TY KOSOVË SHPINËN, E LAMË BORË E GJETËM DIMËN!!! NDERIM TRE BURRAVE TË MËDHENJË TË LLUKËS SË EPËRME! - Vargje 149034_166759780020102_100000582437455_419844_5241290_n







Mentor Thaqi:KUR TA KTHYEM TY KOSOVË SHPINËN, E LAMË BORË E GJETËM DIMËN!!! NDERIM TRE BURRAVE TË MËDHENJË TË LLUKËS SË EPËRME! - Vargje 49861_100000582437455_4920807_n



Mentor Thaqi:KUR TA KTHYEM TY KOSOVË SHPINËN, E LAMË BORË E GJETËM DIMËN!!! NDERIM TRE BURRAVE TË MËDHENJË TË LLUKËS SË EPËRME! - Vargje



PËRTEJ QAFËMORINËS, SYTË PAS!



Një shokë borë, atë ditë,

këndej,dimër e acar,

andej,gjithçka e heshtur, ngrirë,

veç malli, shpirtin g´rryente,

tregonin pleqtë, tevona!



Para këngës së gjelave,

fëmijëve puthjen në gjumë, në ballë,

mos paçi fatin tonë,

ju jetimat me prindër gjallë!



Hapa të mëdhenjë, të matur,

gjurmëve të borës, fshesë,

por, jo dhe të Historisë,

aq sa është lavdia, së paku!



I pari e i fundit, vijë,

si një shpirtë hijevrarë,

ofshamat me vrushkuj avujsh,

që rënkime t´mos dalin,

se, thonë, përpak burri s´koritet, jo.

Fundja, nga Shqipnia,

në Shqipni po shkojmë.

Sa të kaloj ky dimen i egër,

tevona, shohim e bëjmë!



Ah, jetë e shkretë,

fatet në fatkeqësi, shpesh përsëriten.

E ne, me a pa dashje,

pak mësuam e shumë pësuam!

Po kur ta keshë dreqin kojshi,

edhe burrninë zor e ke ta ruajsh!

Në derte të liga të qet,

as të falë e as të vret,

nga frika e vet!



Atë natë dimri të egër,

e pesëdhjetë e gjashta, ters,

çuditërisht, të gjithë rend,

Isa në ballë, Dervishi, Demushi, Ademi.....

por, të gjithë me një emër:

Emigrant në Tokë e Shpi të vet,

deri sa të vjen një Dever tjetër,

se hilja e fitili i kan hy

asaj punës së manafikllëkut!



Tevona, këngë e lot

dhe buk e gjak,

s´u ngopëm që s´u ngopëm,

e malli, me raki a mbytet?!



Në mendje mbeti përjetë,

Dasma e Thaqve,

se zbrazëtinë e këngëtarëve,

nuk e plotësoi kush,

atë ditë e sot, çuditërisht!



Po, ajo puna në Kuesturë,

për pak vjet të Shqipnisë,

bashk,disciplinë e rehatim,

për kumbarët e kumbarisë së rreme,

kolonët e egër, shputat kah thembrat,

veç Tomë Gjin Doda, aqik,

po, i fikur, jo i koritur,

mllef e mullon i shprazi!



Ah, tre Kolosët e Llukës,

nderim më të madh, zor se mund t´ketë,

sesa me Flamur në ballë,

te Verri Binak i Verrave të Llukës!

Gurin e Vorrit, n´qafë e bajsha,

se Legjendat tona, mite nuk janë,

njësoj si për s´gjalli flasin!

E unë, me takatë nderimin

në përputhje dëshirash,sihariq shpirti,kam



Mentor thaqi VS., 03.11.2010



Mentor Thaqi:KUR TA KTHYEM TY KOSOVË SHPINËN, E LAMË BORË E GJETËM DIMËN!!! NDERIM TRE BURRAVE TË MËDHENJË TË LLUKËS SË EPËRME! - Vargje 37178_166760573353356_100000582437455_419845_7786195_n







Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi