Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: LOTI I GRUAS TRISHTON JETËN

Shko poshtë

Vullnet Mato: LOTI I GRUAS TRISHTON JETËN Empty Vullnet Mato: LOTI I GRUAS TRISHTON JETËN

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 30, 2010 8:46 am

Vullnet Mato: LOTI I GRUAS TRISHTON JETËN 29881_1237760675319_1568334934_30479579_2970224_n




Vullnet Mato: LOTI I GRUAS TRISHTON JETËN 24329_1234865162933_1568334934_30475288_4637385_n



Vullnet Mato



LOTI I GRUAS TRISHTON JETËN


Gruaja ujëvarat e saj të lotit,
i bën lulkuqe te lëndinat e faqeve.
Dashuria i ndez yjet e gjoksit,
dhuna ia shuan me breshër nate.

Shpirtin ia deh me gaz gojëmbli,
zemrën ia helmon sherri i hallit.
Brenda trupit i vallëzon engjëlli,
Rreth e qark i vjen rrotull djalli.

Kur s’ka t’i shuaj fëmijës urinë,
shtrydh qumështin e lotëve të saj.
Shkrihet në këmbë për të sëmurin,
siç tret selvia dëborën në maj.

Gjallërinë që i sjell ritmi i këngës,
ia ndrydh përgojimi i pabesisë.
Mendjen e ka te zëri i nënës,
trupin e kapit te njerëzit e shtëpisë.

Nderimi i kthehet në rreze drite,
fyerja ia largon humorin tutje.
Dimrin ia sjell dhe një mërzitje,
pranverën ia çel edhe një puthje.

Bukurinë që i merr shtatzënia,
ia jep bebja qumështor i gjirit.
Petalet e gazit që i çel fëmija,
nuk ia çel dielli trëndafilit.

Ngryset hirushe me përparëse fshese,
gdhihet perri edhe me pak dhurata.
Fustani i ri i jep hije mbretëreshe
me vezullim floriri nëpër unaza.

Lahet në dushin e përkëdheljeve,
shtrihet në dyshek premtimesh.
Mbështillet me çarçafët e reve,
zgjohet në mjegulla zhgënjimesh.

Kur mashkulli i përvetëson kurorën,
dhe inati i tij e bën të vetën,
dashuria e çiftit ka vetëm formën,
por loti i gruas trishton jetën.

Në lidhje ndjenjash po u shfaq dhuna.
dhe njeriut i dalin brirët e egërsisë,
dashuria e dhuna bëhen të kundërta.
prishin peshoren e tyre të barazisë.

Vërshimi i lotëve i përzier me gjakun,
ngjall në deje Shotat e Maro Kondat.
Urtësia i shpalos në shpirt bajrakun
dhe zëri i gruas trondit kohërat.

Dikur lindjen ia quajtën mallkim,
por së fundi ardhja e saj mezi pritet.
Në kohën tonë gruaja vjen si bekim
dhe shuhet si hëna në qiell drite.

Kësaj zonje të madhe që lind njerëzimin,
i takon nderimi i mençur i globit.
Vetëm kush lind ajrin, ujin e blerimin,
meriton si ajo fronin pranë Zotit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi