Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:TË ISHA BIR I GRUAS SIME

Shko poshtë

Vullnet Mato:TË ISHA BIR I GRUAS SIME Empty Vullnet Mato:TË ISHA BIR I GRUAS SIME

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 29, 2014 12:13 pm

Vullnet Mato:TË ISHA BIR I GRUAS SIME 10269652_1414526372149016_664738896004438506_n

Vullnet Mato:TË ISHA BIR I GRUAS SIME

Jemi në vjeshtën 
e fjalëve të arta,
kur dashuria me gruan 
bëhet foljore.
Tani të gjithë zogjtë 
e puthjeve të zjarrta,
mbetën në hemisferën 
e viteve rinore.

Tek shoh sesi gruaja 
përgjërohet për bijtë,
si merr impulse force 
nga sytë e tyre,
si dielli gëzimit i hedh, 
nëpër faqe dritë,
si stina e ndjesive i çel 
vetëm lule amësie;

Sesi, duke dremitur 
me njërin sy hapur,
bluan me psherëtima 
në trurin e pagjumë,
problemet e ndonjërit 
nga andrallat kapur, 
ndonëse algjebra e saj, 
nuk i zgjidh dot punë;

Sesi qiejt elektronik, 
shkund me celularin, 
si mbush pa përtim 
çantat e furnizimit, 
si i del përpara 
të rrokë përqafe djalin,
si e puth me të gjithë 
energjinë e shpirtit;

Dhe si për bijtë është gati,
të shkrihet e tëra,
për të pasur kuzhinën
më të shijshme të vaktit,
duke përgjuar 
trokitjet e tyre tek dera,
të shtrojë tryezën 
apo çarçafët e shtratit;

Them, pa zili 
për pjellën e përbashkët,
dhe pa keqardhje 
se tepron shpenzime,
por duke psherëtirë, 
me gufimin mirëdashës:
Ah, sikur të isha tani, 
bir i gruas sime!...



Vullnet Mato:TË ISHA BIR I GRUAS SIME 10440206_1451849668416686_5364505766916574257_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi