Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bardhyl Mahmuti: Reagim për ekzekutimin e katër shqiptarëve!

Shko poshtë

Bardhyl Mahmuti: Reagim për ekzekutimin e katër shqiptarëve! Empty Bardhyl Mahmuti: Reagim për ekzekutimin e katër shqiptarëve!

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 13, 2010 12:57 am



Bardhyl Mahmuti: Reagim për ekzekutimin e katër shqiptarëve! 12668_101225096568563_100000432207974_32653_4042269_n


Bardhyl Mahmuti: Reagim për ekzekutimin e katër shqiptarëve!

Mes Rashçes dhe Radushës :“Vreshtat e Rashtakut” II

Spektakli targjik i kurdisur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë mes fshatrave Rashçe dhe Radushë është spektakli i radhës që nxjerr në shesh urrejtjen antishqiptare të institucioneve shtetërore në Maqedoni.
Propagandimi me pompozitet i vrasjes së katër shqiptarëve dhe ekspozimi i “fakteve” për dëshminë e gjoja implikimit të tyre në trafiqe armësh nxjerrin në sheh kurdisjen e këtij skenari dhe përpjekje për të fshehur ekzekutimi monstuoz.
Furgoni i ekspozuar para mediave, i bërë shoshë nga breshëria e plumbave, e dëshmon se në te nuk ka mundur të ketë, siç pretendon kjo ministi, “gjashtë thasë me TNT, tre thasë me granata , bomba dore, mina këmbësorie dhe municion të llojeve të tjera të armëve”.
Sikur realisht të kishte qenë krejt ky eksploziv në atë furgon të gjithë e dimë se edhe vetëm një shkëndi e vogël do të provokonte një eksplodim, detonimin e të cilit do ta kishte dëgjuar e tërë Maqedonia.
Bashkimi Demokratik Shqiptar dënon ekzekutimin e katër shqiptarëve dhe kërkon që të bëhet një ekspertizë e pavarur për të ndriçuar “Vreshtat e Rashtakut” II.
Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga të gjithë shqiptarët që të analizojnë me vëmendje deklaratat e Ministres Jankullovska se “u intervenua me 24 prill 2010 në afërsi të fshatit Studenë të Karadakut të Shkupit pas informatave të sakta se në këtë vend kishte një sasi të madhe të armatimit” dhe se “nuk ka arsye për shqetësim tek popullata e Maqedonisë sepse policia ka kontroll të plotë dhe posedon me të gjitha informacionet që janë relevante për sigurinë e Maqedonisë “.
U bëjmë apel të gjithëve shqiptarëve që të mos bien pre e konstruksioneve të Qeverisë së Maqedonisë, që është nxitëse dhe organizatore e konflikteve.

I bëjmë apel publik partisë politike shqiptare në pushtet që të ndërpresë bashkëpunimin në këtë politikë antishqiptare të koalicionit qeveritar. Në të kundërtën është bashkëpërgjegjëse për krimet që po ndodhin!


Bashkimi Demokratik Shqiptar
Kryetar
Bardhyl Mahmuti
12 maj 2010




Bardhyl Mahmuti: Reagim për ekzekutimin e katër shqiptarëve! 32561_121791511178588_100000432207974_212295_7505042_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi