Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: SIAMEZJA SHPIRTËRORE

Shko poshtë

Vullnet Mato: SIAMEZJA SHPIRTËRORE Empty Vullnet Mato: SIAMEZJA SHPIRTËRORE

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 17, 2010 7:30 pm

Vullnet Mato: SIAMEZJA SHPIRTËRORE 29221_1252235037169_1568334934_30503325_4160124_n










Vullnet Mato: SIAMEZJA SHPIRTËRORE 24329_1234865162933_1568334934_30475288_4637385_n



Vullnet Mato

SIAMEZJA SHPIRTËRORE




Kur artistët prindër
gdhendën me pasion
skulpturën e gjallë
të këtij trupit tënd,
besoj nuk menduan
se femra që verbon,
mund t’i linte meshkujt
tërësisht pa mend...

Ky vështrim i syve
me rrezatim të shenjt
ditën sjell aroma
nga lulet dhe pyjet,
netëve me eros
më josh e më deh krejt
dhe ndjehem porsi fllad,
filloj flas me yjet.

Buza, gusha, gjoksi,
nektari i hojës,
sa nisin të ndezin
një puthje të shpuzët,
tjetra i fryn prushit
që fle brenda gojës
dhe hovi i zjarrit
flakëron te buzët.

Nuk është ndoshta
mishi trazimtar,
që më jep etjen
e diellit mbi dete,
por lumi i thellë
i shpirtit me valë,
që më fundos brenda
dhe sërish kam etje...

Mos më ndaj nga prehri
me dallgë ekstaze,
se më thahet zemra,
o moj shpirtushe!
Ti kthehu drejt meje,
dhe pulsomë taze,
të më vijë gjaku
prapë në barkushe.

Dy siamezët njihen
si rasti përjashtim
i trupave të ngjitur,
fenomen anomalie.
Ashtu të paça ty,
ngjitur me shpirtin tim,
moj siamezja ime,
fenomen dashurie!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi