Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skandaloze:Gjykimi i Imamit

Shko poshtë

Skandaloze:Gjykimi i Imamit Empty Skandaloze:Gjykimi i Imamit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 24, 2009 12:40 am

Gjykimi i Imamit



Skandaloze:Gjykimi i Imamit Petrit_rrahmani_-_intervist_me_mulla_shefqetin_-_4082-490x320


Nënë Tereza e ka vendin në ferr, sepse nuk ka qenë myslimane. Ky është gjykimi që ka dhënë për figurën më të njohur shqiptare, Imami i Xhamisë më të madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi. Ai nuk ka kursyer as fyerje. Prifti Dom Lush Gjergji thotë se Nënë Tereza është figurë botërore dhe duhet të jemi krenarë për të. Bashkësia Islame, hesht.

Nga Express më 23.02.2009 në ora 8:10

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, në një ligjëratë të tij, të mbajtur kohë më parë, ka bërë një deklarim që mund të konsiderohet skandaloz, për Nënën Terezë.

“Ajo e ka vendin midis xhehenemit”.

Ky është gjykimi i Hoxhës, për “fatin” e figurës më të njohur shqiptare, i cili është shpërndarë në internet.

Me faktin se ajo ka qenë jo myslimane, sipas Hoxhë Shefqet Krasniqit, e bëjnë atë të padenjë për ta fituar parajsën.
Në këtë incizim, dëgjohet qartë zëri i tij.

Këto komente, ai i ka bërë, duke iu përgjigjur pyetjes se - çfarë mendon ai për Nënë Terezën, e cila gjatë jetës së saj ka ndihmuar shumë të varfër, dhe se ku e ka vendin ajo në botën tjetër?
Përgjigja e Imamit që në fillim është e prerë.

“Midis xhehenemi, thellë. Midis xhehenemi e ka vendin, sepse ajo nuk ka besuar Allahun, nuk e ka besuar Pejgamberin, nuk e ka besuar Kuranin... Edhe nëse e ka besuar Allahun, ajo e ka besuar me të meta, jo të plotë. Allahu nuk ka të meta. Të thuash se Allahu ka djalë, ajo është e metë. Allahu nuk e pranon atë adhurim”.

Sipas tij, me punët e mira që Nëna Terezë i ka bërë, Allahu e ka shpërblyer në këtë botë, por këtë nuk do ta bëjë në atë botën tjetër.

“Siç ka thënë Pejgamberi në hadith, Allahu nuk i bënë zullum myslimanit. Kur bënë punë të mirë myslimani, Allahu i jep në këtë dynja dhe e shpërblen në ahiret. I jep në këtë dynja, e ruan prej kaderreve, prej të këqijave, i jep evladë, fëmijë, ia shton pasurinë dhe të tjera të mira në këtë dynja myslimanit...” është shprehur Shefqet Krasniqi.

Hoxha dëgjohet të thotë se edhe atyre, jo myslimanëve, nëse bëjnë mirë në këtë botë, Zoti ua kthen ato të mira, por vetëm në këtë botë, duke mos ua numëruar ato në atë botën tjetër.

“Ndërsa qafirit thotë a.s s. Allahu ia kthen të mirën në këtë dynja, në mënyrë që kur të del para Allahut del duarthatë, dhe s’ka kurgjë. Pra, në këtë dynja ia ruan shëndetin, ia shton pasurinë, i jep evladë, i jep qetësi shpirtërore, i jep autoritet, pozitë, është deri diku i lumtur... Tana këto i ka pasur Tereza. Ka pas derën çelë, ku ka dashtë me shku, pa pare në këtë dynja, me hëngër çfarë ka dashtë, me pi çfarë të dojë, burra kënd të don me i ndërru. Pra, ka pas të mira në këtë dynja plotë ajo, autoritet sa të dush, vetëm se ata e kanë të ndaluar fenë normalisht, pra ia ka dhënë Allahu në këtë dynja të gjitha. Dhe kur të del para Allahut, në ditën e kiametit, nuk ka kurrgjë...”.

I kontaktuar të dielën nga Express, për të dhënë më shumë sqarime lidhur me këto deklarime, Hoxhë Shefqet Krasniqi ka pohuar se një ligjëratë të tillë ka kohë kur e ka mbajtur.
“Janë ligjërata të kamotshme”, ka pohuar ai.

Të dielën ai ka përsëritur se Terezës iu kanë mbyllë dyert e xhenetit. Sepse, ka shpjeguar ai, është parim i Zotit, kush vdes që është mysliman ka shans të shkojë në xhenet, e kush nuk është mysliman, vdes pra jo në Islam, xhenetin s’mund ta shohë kurrë.

“Kjo është punë e kryeme, e preme është ajo. Qysh mendon ti se katolikët apo të tjerët do të shkojnë në xhenet, a e ke lexua Kuranin”, ka thënë ky Imam, të dielën, për Express.
Ai ka mohuar të ketë thënë në atë ligjëratë se Nënë Tereza ka mundur të ndërroja edhe burra.
“Unë nuk kam thanë ashtu për burra. Ku e di unë a ka ndërru burra a s’ka ndërru”, është shprehur ai.

Por, incizimi është fakt.
Ai mund të dëgjohet në youtube.

Studiuesi i veprës së Nënë Terezës, Dom Lush Gjergji nga Kisha Katolike e Kosovës, i ka pohuar të dielën për Express se një qëndrim i tillë i Imamit është përjashtues dhe që nuk ka asgjë të bëjë me parimet njerëzore por as parimet e krishtera.

“Si prift i Kishës Katolike, si intelektual dhe njeri me tri fakultete dhe doktor i shkencave të psikologjisë shoqërore, askush nuk është i dënuar dhe Zoti është Ati i të gjithëve dhe Ai i do të gjithë njerëzit dhe i ka krijuar jo për dënim”, thotë Lush Gjergji për Express.

Sipas tij, qëndrime të tilla nuk i shërbejnë as Bashkësisë Islame, e aq më pak Kishës Katolike, e cila kurrë nuk ka pasur dhe nuk pëlqen qëndrime të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për një personalitet si Nënë Tereza, të cilën mbarë bota e njeh dhe e do.

“Sa bota e do, kjo është dëshmuar edhe me varrimin e saj që ishte një plebishit botëror, pa dallime kombëtare, fetare, sikurse ishte lumturimi i saj në 2003, sikurse është jeta dhe vepra e saj në të mirë dhe dobi të Zotit dhe njerëzimit”, ka thënë Dom Gjergji.

Ai deklaron se për Nënë Terezën kurrë s’ka pasur njeri që nuk e ka merituar mirësinë, kujdesin, dashurinë dhe shërbimin.
“Aq më tepër kur ajo tek çdo njëri e ka kërkuar Zotin dhe Zotin e ka gjetur përmes njeriut. Mos të jemi kundër vetvetes dhe të vërtetës, por të dimë t’i çmojmë thesaret”.
Sipas Dom Lush Gjergjit, bota e ka zbuluar atë shumë më herët se ne.

“Unë jam munduar që me 13 vepra ta ndriçoj jetën dhe veprën e saj. E përmes saj ta ndriçoj traditën, kulturën, qytetërimin, krishterimin tonë 2 mijë vjeçar. Tash të mos ndahemi e përçahemi në asgjë, sidomos rreth një personaliteti si Nënë Tereza kur tërë bota e quan Nënë, aq më tepër bota shqiptare”, ka deklaruar kleriku katolik, për Express.
“Vëllanë tim Imam e çmoj dhe e nderoj, i pranoj qëndrimet që mund t’i ketë, por mendoj se ato qëndrime nuk vlejnë sidomos për Nënë Terezën”, ka shtuar Dom Lush Gjergji.

Zyrtarisht të gjitha xhamitë e Kosovës, janë nën juridiksionin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) si institucioni më i lartë fetar islam në vend.
BIK-u e ka një program vjetor të cilin ia shpërndan imamëve të xhamive se çfarë duhet të flasin ata gjatë lutjeve të së premteve (xhumave).
Nga videoja nuk kuptohet qartë nëse këto deklarime Hoxhë Shefqeti i ka thënë në xhaminë e Madhe në Prishtinë, imam i së cilës është, apo si mysafir në ndonjë medium elektronik.
Por, si i punësuar në kuadër të BIK-ut, ky institucion do të duhej të dinte se çfarë flet para masës një nëpunës i vet.

Megjithëkëtë, edhe kësaj radhe, zyrtarët e BIK-ut hezitojnë të thonë diçka konkrete në lidhje me këtë rast, duke u arsyetuar se nuk kanë informacione.
“Nuk kam një informatë të tillë, nuk mund të deklaroj lidhur me rastin konkret. Ato janë deklarata të tij dhe ai është i lirë në deklarata e tij, nuk mund t’i imponojmë atij asgjë”, ka thënë të dielën për Express, Ahmet Sadriu, njëri nga zyrtarët e lartë të BIK-ut.

Për këtë gjë, ai ia hedh fajin Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, sipas të cilit, në rast se i punësuari është në kuadër të këtij këshilli, është ai organ që duhet të merret me këtë çështje.
“Hoxhallarët i kanë ligjëratat veta që i zgjedhin, dhe varet prej rastit që nëse është nëpunës i Këshillit të Prishtinës, njëherë kalon në Prishtinë, mandej në instanca më të larta, mirëpo ne nuk kemi asnjë informatë”.

Nënë Tereza

Në vitin 2003, Nënë Tereza është lumturuar nga Vatikani. Selia të cilën besimtarët katolikë e cilësojnë si të shenjtë, ka vendosur që kjo figurë t’i hyjë rrugës së shenjtërimit. Madje, si asnjëherë më parë, kjo është bërë me procedurë të përshpejtuar nga Papa Gjon Pali II. Kjo seli ka arritur t’i gjejë dy nga tri mrekullitë që kërkohen si kusht për hapin tjetër që është shenjtërimi. Gonxhja shqiptare e cila jetën e vet ia kishte kushtuar humanizimit dhe ndihmës së të varfërve prej më të varfërve, në këtë botë është vlerësuar edhe me çmimin më prestigjioz- Nobel. Ajo është personi i parë në botë, fytyra e së cilës është vendosur në pullë postare në kohën kur ajo ishte e gjallë. Jetën e vet ajo ia dedikoi skamnorëve të Kalkutës në Indi, por pa e harruar origjinën dhe prejardhjen e saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skandaloze:Gjykimi i Imamit Empty Re: Skandaloze:Gjykimi i Imamit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 25, 2009 11:58 am

Skandaloze:Gjykimi i Imamit Jetmir.idrizi.naim_terrnava-490x320

Lajmërohet Myftiu
Bashkësia Islame e Kosovës është distancuar nga cilësimet skandaloze të Imamit Shefqet Krasniqi për Nënën
Myftiu Naim Tërnava (Foto: Jetmir Idrizi)

Terezë. BIK vlerëson lart figurën e Gonxhe Bojaxhiut, ndërsa ka thirrur në përgjegjësi Imamin. Por, nuk ka treguar nëse ai do të ndëshkohet. Po ashtu, reagojnë Qeveria dhe KMLDNJ. E quajnë turp kombëtar dhe nxitje të urrejtjes ndërfetare

Nga Jeton Musliu & Dafina Myrtaj më 25.02.2009 në ora 8:36

Më në fund, në lidhje me deklarimet e Hoxhë Shefqet Krasniqit, se Nënë Tereza e ka vendin në ferr, reagon edhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).

Të njëjtën ditë pasi Express ka publikuar deklarimin e imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë (e hënë), kryesia e BIK-ut ka mbajtur mbledhje të kryesuar nga vetë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Me titullin “Angazhimi dhe sakrifica e Gonxhe Bojaxhiut duhet të çmohet nga të gjithë”, të martën pasdite BIK-u ka lëshuar këtë komunikatë për media, sipas së cilës ata kanë shqyrtuar kualifikimet që Hoxhë Shefqet Krasniqi i ka bërë për humanisten shqiptare, Nënë Terezën.

“Me këtë rast, Kryesia e BIK-ut distancohet publikisht nga kualifikimet e imam Krasniqit, për ç’gjë edhe është thirrur në përgjegjësi”, thuhet në fillim të kësaj komunikate, por pa sqaruar se për çfarë përgjegjësie bëhet fjalë.

Sipas kryesisë së BIK-ut, ata e kuptojnë interpretimin doktrinar të teologëve të feve të ndryshme, mirëpo kërkojnë të ruajnë etiken dhe t’u përmbahen parimeve hyjnore në ligjërimet e tyre, duke u angazhuar për paqe, tolerancë, dashuri e jo për urrejtje e ofendime. “...Si dhe të respektohen njerëzit dhe objektet e kultit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare”, vazhdon më tej kjo komunikatë e cila nuk precizon nëse BIK-u do të marrë ndonjë masë ndaj nëpunësit të vet.

“Ne si popull jemi të njohur për kultivimin e tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar, vlerë kjo që është leva më pozitive e populli tonë. Kualifikimet e imamit Krasniqi ne i konsiderojmë si rast të izoluar dhe kërkojmë nga të gjithë që të mos i fryjnë këtij rasti që nuk i bën nder askujt”, vazhdon më tej deklarimi zyrtar i BIK-ut.

Për më tepër, sipas tyre, parimet islame çmojnë lartë punën, angazhimin, sakrificën, solidaritetin, humanitetin dhe kontributin e të gjithë atyre që përpiqen për të mirën e përgjithshme të njerëzimit, pa dallim feje, kombësie, race e gjuhe. “Mësimet islame, madje, në veçanti urdhërojnë për respektimin e prijësve dhe shërbyesve fetarë, të cilës feje qofshin ata”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga BIK-u.

Ata sqarojnë se kryesia e BIK-ut çmon lart kontributin e humanistes shqiptare Nëna Terezë, aq më tepër kur, sipas tyre, ajo ka një reputacion ndërkombëtar, të cilin e ka arritur në saje të humanitetit dhe vlerave fetare të nxjerra nga librat e shenjtë.

“Angazhimi dhe sakrifica e Gonxhe Bojaxhiut duhet të çmohet nga të gjithë dhe jo të fyhet nderi e dinjiteti i saj”, vazhdohet më tej në reagimin e parë dhe më të ashpër të BIK-ut të dhënë ndonjëherë.

“Nëse me Gonxhe Bojaxhiun na dallon feja, është përkatësia jonë e përbashkët kombëtare ajo që na bashkon dhe na bën që ne të respektojmë dhe ta mbrojmë personalitetin dhe veprën e saj”, thuhet në fund të këtij qëndrimi zyrtar të BIK-ut.

Por, derisa BIK-ut i janë dashur dy ditë për të përgatitur një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë çështje, reagimet nga opinioni për deklarimet e Hoxhë Shefqet Krasniqit kanë qenë shumë të mëdha, përfshirë edhe nga vetë hoxhallarët.

“Kush shkon në xhenet apo xhehenem, këtë e di vetëm Zoti. Nuk është punë e jona kjo. Unë nuk e kam atë gajle se ku shkon Nënë Tereza, ku shkon Naim Tërrnava apo ku shkon ai tjetri. Kjo është punë e Zotit”, thotë mulla Osman Musliu për Express.

Mulla Osmani është zyrtari i BIK-ut, i cili javë më parë është grushtuar në njërën nga xhamitë e Drenasit nga persona që ai i konsideron të sektit islam Waheebi.

“Ai hoxhë (Shefqet Krasniqi) po përzihet në shumë sende. Është gabim me u marrë me gjëra të tilla sepse nuk na sjellin kurrfarë dobie”, shprehet mulla Osmani i cili është zyrtar i lartë i BIK-ut në Drenas.

Mulla Osmani sqaron se në aspektin kombëtar, Nënë Terezën e konsideron si njëri me vlera dhe si dikush së cilës i kanë parë dobinë të gjithë shqiptarët. “Por, nëse Nënë Terezën kisha mendon ta vendosë vetëm në aspektin e saj (kishës), atëherë ajo nuk ka shumë vlerë”, thotë mulla Osmani.

Për këtë arsye, hoxha nga Drenasi si shembull të thjeshtë merr Skënderbeun dhe Adem Jasharin, dy heronj të mëdhenj shqiptarë. “Unë e dua Skënderbeun si hero kombëtar, e jo si njeri të kishës. Ashtu është edhe Adem Jashari. Ai ka vdekur për Kosovën e nuk ka vdekur as për kishë e as për xhami”, shprehet mulla Osmani.

Ai sqaron se krejt çfarë di për njerëz të këtij rangu është se heronjtë tanë kanë luftuar për komb, prandaj për këtë arsye edhe e kanë respektin e të gjithëve shqiptarëve.

“Çka ka fol ai (Shefqet Krasniqi), ashtu edhe mendon, bile edhe më keq. BIK-u nuk e di çfarë po bën. Hoxhallarët janë bërë sikur me qenë mbret, çka duan bëjnë”, thotë mulla Osmani, duke drejtuar gishtin e përgjegjësisë te kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava.

“Naim Tërrnava ka faj se ai hoxhë është punëtor i tij. Ai duhet të deklarojë në mënyrë publike e të thotë se ne nuk jemi prapa këtij njeriu dhe kaq, u krye puna”, përfundon mulla Osman Musliu.

Më në fund, kësaj here BIK-u reagoi edhe pse gazeta ka bërë përpjekje që për dy ditë radhazi të marrë një qëndrim të tyre zyrtar.

Kjo për faktin se Hoxhë Shefqet Krasniqi është imam në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, e cila juridikisht është nën kontrollin e BIK-ut.

Sipas rregullave, drejtuesi i kësaj xhamie, ashtu si edhe të tjerët në tërë vendin, do të duhej të jepnin llogari këtij institucioni për gjithçka që ndodh.

Ky është i vetmi institucion që mund të kërkojë sqarime pasi në këtë mes shteti duket të jetë i pafuqishëm për të ndërhyrë, madje jo vetëm në këtë rast, por edhe në çështje të tjera të ngjashme që kanë të bëjnë me ruajtjen e tolerancës fetare.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës vendin tonë e përcakton si shtet sekular, pra që përbëhet prej shumë besimeve, por që asnjëri prej tyre nuk është zyrtar.

Kështu së paku thonë zyrtarë të lartë të vendit, të cilët pavarësisht posteve të larta që mbajnë, preferojnë të flasin me përgjegjësi individuale.

“Ajo që ka thënë ai njeri lidhur me Nënë Terezën është një turp kombëtar. Ashtu mund të flasë vetëm një fanatik i verbër, që ka humb edhe arsyen minimale të shëndoshë”, thotë Blerim Latifi, këshilltar politik i kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi.

Duke dhënë mendimin personal, Latifi thotë se një person duhet të jetë moralisht dhe mentalisht jo në rregull që të bëjë vlerësime të tilla fyese për figurën e Nënë Terezës, e cila, sipas tij, është sinonim i humanizmit dhe solidaritetit njerëzor.

“Është imoralitet. Po të ishte në dorën time do t’ia ndaloja këtij njeriu me dalë më fol para njerëzve, sepse nuk duhet të tolerohet dikush që nxit urrejtje”, shprehet këshilltari i kryeministrit.

Sipas tij, deklarime të tilla nuk dallojnë asgjë nga fanatikët talibanë të Tora Borës në Afganistan.

“Fyerjet e tij për Nënë Terezën janë të njëjta me veprimet e bombardimet e statujave të Budës në Afganistan nga talibanët dikur. Është e vërtetë se demokracia kërkon tolerancë, por edhe toleranca ka kufij. Kufijtë janë se nuk mund të tolerohet jotoleranca. Nuk mund të tolerohen fanatikët e çmendur që keqpërdorin liritë liberale për të nxitur urrejtje”, thotë Blerim Latifi.

Në këtë rast, të gjithë pajtohen se toleranca ndërfetare për Kosovën është jetike. Kjo sepse vendi ynë përbëhet nga një popullatë e cila në shumicë i takon besimit islam.

Megjithëkëtë, në këtë vend jetojnë edhe qytetarë të krishterë që i takojnë besimit katolik, protestant dhe ortodoks.

Për këtë arsye, këshilltari i kryeministrit mendon se toleranca fetare është një nga vlerat themelore të trashëgimisë kulturore shqiptare.

“Falë kësaj tolerance, asnjëherë në historinë tonë nuk ka pasur konflikte me motive religjioze. Sot kjo tolerancë ndjehet e kërcënuar nga element fanatik e integralist si rasti konkret, por unë jam i bindur se këta elemente nuk kanë asnjë të ardhme në shoqërinë tonë”, thotë Latifi.

Sipas tij, karakteri sekular dhe perëndimor i shoqërisë sonë është i pacenueshëm. Por, duket se kjo ka filluar të mbetet vetëm një frazë boshe.

Vetëm brenda dy muajve të fundit kanë ndodhur tri rrahje të zyrtarëve të ndryshëm të BIK-ut. Rasti i fundit është ai i Ejup Krasniqit, bibliotekistit të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.

Megjithëkëtë, Blerim Latifi thotë se Bashkësia Islame e Kosovës tradicionalisht ka kultivuar një islamizëm tolerant, një islamizëm që ka gjetur gjuhën e bashkëjetesës më religjionet tjera.

“Ky model është i ngjashëm me atë që sot quhet islamizëm evropian, ku vlerat fetare bashkëjetojnë me parimet e demokracisë liberale. I mbetet asaj që të përkujdeset për parimet e traditës së saj, që cenohen herë pas here nga individë të caktuar”, thotë Latifi, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës.

Çka ka deklaruar Shefqet Krasniqi:
“Ajo e ka vendin midis xhehenemit, thellë. Midis xhehenemi e ka vendin, sepse ajo nuk ka besuar Allahun, nuk e ka besuar Pejgamberin, nuk e ka besuar Kuranin... Edhe nëse e ka besuar Allahun, ajo e ka besuar me të meta, jo të plotë. Allahu nuk ka të meta. Të thuash se Allahu ka djalë, ajo është e metë. Allahu nuk e pranon atë adhurim. Siç ka thënë Pejgamberi në hadith, Allahu nuk i bën zullum myslimanit. Kur bën punë të mirë myslimani, Allahu i jep në këtë dynja dhe e shpërblen në ahiret. I jep në këtë dynja, e ruan prej kaderreve, prej të këqijave, i jep evladë, fëmijë, ia shton pasurinë dhe të tjera të mira në këtë dynja myslimanit.... Ndërsa qafirit, thotë a.s s., Allahu ia kthen të mirën në këtë dynja, në mënyrë që kur të del para Allahut del duarthatë dhe s’ka kurrgjë. Pra, në këtë dynja ia ruan shëndetin, ia shton pasurinë, i jep evladë, i jep qetësi shpirtërore, i jep autoritet, pozitë, është deri diku i lumtur... Tana këto i ka pasur Tereza. Ka pas derën çelë, ku ka dashtë me shku pa pare në këtë dynja, me hëngër çfarë ka dashtë, me pi çfarë të dojë, burra kënd të don me i ndërru. Pra, ka pas të mira në këtë dynja plotë ajo, autoritet sa të dush, vetëm se ata e kanë të ndaluar fenë normalisht, pra ia ka dhënë Allahu në këtë dynja të gjitha. Dhe kur të del para Allahut, në ditën e kiametit, nuk ka kurrgjë...”.


BIK distancohet nga Imami Shefqet Krasniqi
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), në mbledhjen e mbajtur dje, nën kryesimin e Myftiut Naim Tërnava, ka shqyrtuar kualifikimet e Shefqet Krasniqit për humanisten shqiptare, Nënën Terezë.

Kryesia e BI-së distancohet publikisht nga kualifikimet e imam Krasniqit, për ç’gjë edhe është thirrur në përgjegjësi, thuhet në një deklaratë për media të Kryesisë së BIK-ut.

Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar ndaj kualifikimeve të këtij imami lidhur me Nënën Terezë, duke vlerësuar se Krasniqi e ka cenuar dinjitetin e bamirëses shqiptare.

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, në një ligjëratë të tij, të mbajtur kohë më parë, ka bërë një deklarim skandaloz për Nënën Terezë. “Ajo e ka vendin midis xhehenemit”, ka thënë ai, në ligjëratën që është shpërndarë edhe në internet.

Reagimi i Kryesisë së bashkësisë Islame vjen pas problematizimit të kësaj çështjeje në gazetën Express.

Kryesia e BIK-ut kupton interpretimin doktrinarë të teologëve të feve të ndryshme, mirëpo ajo kërkon që të ruajnë etiken dhe t’iu përmbahen parimeve hyjnore në ligjërimet e tyre duke u angazhuar për paqe, tolerancë e dashuri e jo për urrejtje e ofendime, si dhe të respektohen njerëzit dhe objektet e kultit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare.

“Kualifikimet e imamit Krasniqi, ne i konsiderojmë si rast të izoluar dhe kërkojmë nga të gjithë që të mos i fryjnë këtij rasti që nuk i bënë nder askujt. Për më tepër, parimet islame çmojnë lartë punën, angazhimin, sakrificën, solidaritetin, humanitetin dhe kontributin e të gjithë atyre që përpiqen për të mirën e përgjithshme të njerëzimit, pa dallim feje, kombësie, race e gjuhe”, thuhet në një komunikatë për shtyp të lëshuar sot nga Shërbimi për Informim i Kryesisë së BIK-ut.

“Ne si popull jemi të njohur për kultivimin e tolerancës e mirëkuptimit ndërfetarë, vlerë kjo që është leva më pozitive e populli tonë...Mësimet islame madje, në veçanti urdhërojnë për respektimin e prijësve dhe shërbyesve fetarë, të cilës feje qofshin ata”.

Kryesia e BIK-ut çmon lart kontributin e humanistes shqiptare Nëna Terezë, aq më tepër, kur ajo ka një reputacion ndërkombëtar të cilin e ka arritur në saje të humanitetit dhe vlerave fetare të nxjerra nga Librat e shenjtë.

Angazhimi dhe sakrifica e Gonxhe Bojaxhiut duhet të çmohet nga të gjithë, dhe, jo të fyhet nderi e dinjiteti i saj.

Nëse me Gonxhe Bojaxhiun na dallon feja, është përkatësia jonë e përbashkët kombëtare ajo që na bashkon dhe na bënë që ne të respektojmë dhe ta mbrojmë personalitetin dhe veprën e saj, përfundon reagimi i Kryesisë së Bashkësisë Islame.

Ndërsa KMDLNj, në reagimin e saj, thekson se Imami Krasniqi ka bërë kualifikime të rënda që cenojnë dinjitetin e Nënës Terezë si njeri, dhe jo vetëm si besimtare e krishterë.

“E drejta për besim dhe ushtrim të lirë të fesë është garantuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe njihet, mbrohet nga të gjitha dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Gjithashtu çdo njeri ka të drejtën e shprehjes së mendimit dhe fjalës së lirë. Në rastin konkret, KMDLNJ mendon se kemi të bëjmë me një keqpërdorim flagrant të fjalës së lirë dhe nxitjes së urrejtjes ndërfetare”, thuhet në reagimin e KMNDLNJ-së.

Mesazhi i imamit të Prishtinës, Sherif Krasniqi, është pikërisht i kundërt me mësimet e fesë islame dhe si i tillë është shumë komprometues, konsideron KMDLNJ
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skandaloze:Gjykimi i Imamit Empty Re: Skandaloze:Gjykimi i Imamit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 26, 2009 1:34 am

Reagon edhe Ipeshkvia
Bashkësia Islame e Kosovës është distancuar nga cilësimet skandaloze të Imamit Shefqet Krasniqi për Nënën Terezë. BIK vlerëson lart figurën e Gonxhe Bojaxhiut, ndërsa ka thirrur në përgjegjësi Imamin. Por, nuk ka treguar nëse ai do të ndëshkohet. Po ashtu, reagojnë Ipeshkvia e Kosovës, Qeveria dhe KMLDNJ. E quajnë turp kombëtar dhe nxitje të urrejtjes ndërfetare

Nga Jeton Musliu & Dafina Myrtaj më 25.02.2009 në ora 8:36

Një ditë pasi reagimit të Bashkësia Islame dhe distancimit të saj nga deklarimet e imam Shefqet Krasniqit në lidhje me cilësimet e tij për Nënën Terezë, sot ka reaguar edhe Ipeshkvia e Kosovës.

“Ne, nuk na brengos shumë konstatimi i Zotërisë në fjalë, por guximi i tij i paskrupullt që të fyej figurën më të ndritur të Kombit tonë - të Lumturën Nënë Terezën. Ipeshkvia e Kosovës, e prekur thellësisht me deklarimet e pabaza dhe qëllim këqija të imamit Krasniqi, ngre zërin e vet duke i dënuar ashpër ato dhe, deklarimet e çdokujt, që tenton të mbjell urrejtje, ndasi dhe përçarje mes vëllezërve”, thuhet në reagimin e Ipeshkvisë së Kosovës.

Sipas Ipeshkvisë qëndrimi e Krasniqi për të Lumturën Nënë Tereza, që për mbarë botën njihet si Simbol i Bamirësisë, e për të tjerët Motër Nderi e lartësuar nga Kisha në nivelin e Shenjtëreshës, fyejnë rëndë personalitetin e saj.

“Të gjithë ne i dimë parimet dhe mësimet e besimeve që kanë për synim të na kthejnë tek jeta me Zotin në lumturinë e përjetshme. Prandaj, bindjet personale apo të një bashkësie fetare, si dhe dallimet që i karakterizojnë ato, nuk duhet të jenë elemente fyerjeje ndaj tjetrit, por fakte që kontribuojnë në kultivimin e vlerës shpirtërore të një shoqërie”, thuhet më tej në komunikatë të lëshuar nga sekretari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Agim Qerkini.

Kjo bashkësi fetare fton të gjithë ata që janë ndier të fyer, të lënduar dhe të përbuzur me deklarimet e imamit, që mos të bien pre e sfidave qëllim keqe dhe negative, por me zërin e arsyes dhe me fenë në parime ungjillore, të jenë zemër butë dhe të luten edhe për ata që i fyejnë.

LAJMËROHET MYFTIU

Më në fund, në lidhje me deklarimet e Hoxhë Shefqet Krasniqit, se Nënë Tereza e ka vendin në ferr, reagon edhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).

Të njëjtën ditë pasi Express ka publikuar deklarimin e imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë (e hënë), kryesia e BIK-ut ka mbajtur mbledhje të kryesuar nga vetë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Me titullin “Angazhimi dhe sakrifica e Gonxhe Bojaxhiut duhet të çmohet nga të gjithë”, të martën pasdite BIK-u ka lëshuar këtë komunikatë për media, sipas së cilës ata kanë shqyrtuar kualifikimet që Hoxhë Shefqet Krasniqi i ka bërë për humanisten shqiptare, Nënë Terezën.

“Me këtë rast, Kryesia e BIK-ut distancohet publikisht nga kualifikimet e imam Krasniqit, për ç’gjë edhe është thirrur në përgjegjësi”, thuhet në fillim të kësaj komunikate, por pa sqaruar se për çfarë përgjegjësie bëhet fjalë.

Sipas kryesisë së BIK-ut, ata e kuptojnë interpretimin doktrinar të teologëve të feve të ndryshme, mirëpo kërkojnë të ruajnë etiken dhe t’u përmbahen parimeve hyjnore në ligjërimet e tyre, duke u angazhuar për paqe, tolerancë, dashuri e jo për urrejtje e ofendime. “...Si dhe të respektohen njerëzit dhe objektet e kultit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare”, vazhdon më tej kjo komunikatë e cila nuk precizon nëse BIK-u do të marrë ndonjë masë ndaj nëpunësit të vet.

“Ne si popull jemi të njohur për kultivimin e tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar, vlerë kjo që është leva më pozitive e populli tonë. Kualifikimet e imamit Krasniqi ne i konsiderojmë si rast të izoluar dhe kërkojmë nga të gjithë që të mos i fryjnë këtij rasti që nuk i bën nder askujt”, vazhdon më tej deklarimi zyrtar i BIK-ut.

Për më tepër, sipas tyre, parimet islame çmojnë lartë punën, angazhimin, sakrificën, solidaritetin, humanitetin dhe kontributin e të gjithë atyre që përpiqen për të mirën e përgjithshme të njerëzimit, pa dallim feje, kombësie, race e gjuhe. “Mësimet islame, madje, në veçanti urdhërojnë për respektimin e prijësve dhe shërbyesve fetarë, të cilës feje qofshin ata”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga BIK-u.

Ata sqarojnë se kryesia e BIK-ut çmon lart kontributin e humanistes shqiptare Nëna Terezë, aq më tepër kur, sipas tyre, ajo ka një reputacion ndërkombëtar, të cilin e ka arritur në saje të humanitetit dhe vlerave fetare të nxjerra nga librat e shenjtë.

“Angazhimi dhe sakrifica e Gonxhe Bojaxhiut duhet të çmohet nga të gjithë dhe jo të fyhet nderi e dinjiteti i saj”, vazhdohet më tej në reagimin e parë dhe më të ashpër të BIK-ut të dhënë ndonjëherë.

“Nëse me Gonxhe Bojaxhiun na dallon feja, është përkatësia jonë e përbashkët kombëtare ajo që na bashkon dhe na bën që ne të respektojmë dhe ta mbrojmë personalitetin dhe veprën e saj”, thuhet në fund të këtij qëndrimi zyrtar të BIK-ut.

Por, derisa BIK-ut i janë dashur dy ditë për të përgatitur një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë çështje, reagimet nga opinioni për deklarimet e Hoxhë Shefqet Krasniqit kanë qenë shumë të mëdha, përfshirë edhe nga vetë hoxhallarët.

“Kush shkon në xhenet apo xhehenem, këtë e di vetëm Zoti. Nuk është punë e jona kjo. Unë nuk e kam atë gajle se ku shkon Nënë Tereza, ku shkon Naim Tërrnava apo ku shkon ai tjetri. Kjo është punë e Zotit”, thotë mulla Osman Musliu për Express.

Mulla Osmani është zyrtari i BIK-ut, i cili javë më parë është grushtuar në njërën nga xhamitë e Drenasit nga persona që ai i konsideron të sektit islam Waheebi.

“Ai hoxhë (Shefqet Krasniqi) po përzihet në shumë sende. Është gabim me u marrë me gjëra të tilla sepse nuk na sjellin kurrfarë dobie”, shprehet mulla Osmani i cili është zyrtar i lartë i BIK-ut në Drenas.

Mulla Osmani sqaron se në aspektin kombëtar, Nënë Terezën e konsideron si njëri me vlera dhe si dikush së cilës i kanë parë dobinë të gjithë shqiptarët. “Por, nëse Nënë Terezën kisha mendon ta vendosë vetëm në aspektin e saj (kishës), atëherë ajo nuk ka shumë vlerë”, thotë mulla Osmani.

Për këtë arsye, hoxha nga Drenasi si shembull të thjeshtë merr Skënderbeun dhe Adem Jasharin, dy heronj të mëdhenj shqiptarë. “Unë e dua Skënderbeun si hero kombëtar, e jo si njeri të kishës. Ashtu është edhe Adem Jashari. Ai ka vdekur për Kosovën e nuk ka vdekur as për kishë e as për xhami”, shprehet mulla Osmani.

Ai sqaron se krejt çfarë di për njerëz të këtij rangu është se heronjtë tanë kanë luftuar për komb, prandaj për këtë arsye edhe e kanë respektin e të gjithëve shqiptarëve.

“Çka ka fol ai (Shefqet Krasniqi), ashtu edhe mendon, bile edhe më keq. BIK-u nuk e di çfarë po bën. Hoxhallarët janë bërë sikur me qenë mbret, çka duan bëjnë”, thotë mulla Osmani, duke drejtuar gishtin e përgjegjësisë te kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava.

“Naim Tërrnava ka faj se ai hoxhë është punëtor i tij. Ai duhet të deklarojë në mënyrë publike e të thotë se ne nuk jemi prapa këtij njeriu dhe kaq, u krye puna”, përfundon mulla Osman Musliu.

Më në fund, kësaj here BIK-u reagoi edhe pse gazeta ka bërë përpjekje që për dy ditë radhazi të marrë një qëndrim të tyre zyrtar.

Kjo për faktin se Hoxhë Shefqet Krasniqi është imam në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, e cila juridikisht është nën kontrollin e BIK-ut.

Sipas rregullave, drejtuesi i kësaj xhamie, ashtu si edhe të tjerët në tërë vendin, do të duhej të jepnin llogari këtij institucioni për gjithçka që ndodh.

Ky është i vetmi institucion që mund të kërkojë sqarime pasi në këtë mes shteti duket të jetë i pafuqishëm për të ndërhyrë, madje jo vetëm në këtë rast, por edhe në çështje të tjera të ngjashme që kanë të bëjnë me ruajtjen e tolerancës fetare.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës vendin tonë e përcakton si shtet sekular, pra që përbëhet prej shumë besimeve, por që asnjëri prej tyre nuk është zyrtar.

Kështu së paku thonë zyrtarë të lartë të vendit, të cilët pavarësisht posteve të larta që mbajnë, preferojnë të flasin me përgjegjësi individuale.

“Ajo që ka thënë ai njeri lidhur me Nënë Terezën është një turp kombëtar. Ashtu mund të flasë vetëm një fanatik i verbër, që ka humb edhe arsyen minimale të shëndoshë”, thotë Blerim Latifi, këshilltar politik i kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi.

Duke dhënë mendimin personal, Latifi thotë se një person duhet të jetë moralisht dhe mentalisht jo në rregull që të bëjë vlerësime të tilla fyese për figurën e Nënë Terezës, e cila, sipas tij, është sinonim i humanizmit dhe solidaritetit njerëzor.

“Është imoralitet. Po të ishte në dorën time do t’ia ndaloja këtij njeriu me dalë më fol para njerëzve, sepse nuk duhet të tolerohet dikush që nxit urrejtje”, shprehet këshilltari i kryeministrit.

Sipas tij, deklarime të tilla nuk dallojnë asgjë nga fanatikët talibanë të Tora Borës në Afganistan.

“Fyerjet e tij për Nënë Terezën janë të njëjta me veprimet e bombardimet e statujave të Budës në Afganistan nga talibanët dikur. Është e vërtetë se demokracia kërkon tolerancë, por edhe toleranca ka kufij. Kufijtë janë se nuk mund të tolerohet jotoleranca. Nuk mund të tolerohen fanatikët e çmendur që keqpërdorin liritë liberale për të nxitur urrejtje”, thotë Blerim Latifi.

Në këtë rast, të gjithë pajtohen se toleranca ndërfetare për Kosovën është jetike. Kjo sepse vendi ynë përbëhet nga një popullatë e cila në shumicë i takon besimit islam.

Megjithëkëtë, në këtë vend jetojnë edhe qytetarë të krishterë që i takojnë besimit katolik, protestant dhe ortodoks.

Për këtë arsye, këshilltari i kryeministrit mendon se toleranca fetare është një nga vlerat themelore të trashëgimisë kulturore shqiptare.

“Falë kësaj tolerance, asnjëherë në historinë tonë nuk ka pasur konflikte me motive religjioze. Sot kjo tolerancë ndjehet e kërcënuar nga element fanatik e integralist si rasti konkret, por unë jam i bindur se këta elemente nuk kanë asnjë të ardhme në shoqërinë tonë”, thotë Latifi.

Sipas tij, karakteri sekular dhe perëndimor i shoqërisë sonë është i pacenueshëm. Por, duket se kjo ka filluar të mbetet vetëm një frazë boshe.

Vetëm brenda dy muajve të fundit kanë ndodhur tri rrahje të zyrtarëve të ndryshëm të BIK-ut. Rasti i fundit është ai i Ejup Krasniqit, bibliotekistit të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.

Megjithëkëtë, Blerim Latifi thotë se Bashkësia Islame e Kosovës tradicionalisht ka kultivuar një islamizëm tolerant, një islamizëm që ka gjetur gjuhën e bashkëjetesës më religjionet tjera.

“Ky model është i ngjashëm me atë që sot quhet islamizëm evropian, ku vlerat fetare bashkëjetojnë me parimet e demokracisë liberale. I mbetet asaj që të përkujdeset për parimet e traditës së saj, që cenohen herë pas here nga individë të caktuar”, thotë Latifi, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës.

Çka ka deklaruar Shefqet Krasniqi:
“Ajo e ka vendin midis xhehenemit, thellë. Midis xhehenemi e ka vendin, sepse ajo nuk ka besuar Allahun, nuk e ka besuar Pejgamberin, nuk e ka besuar Kuranin... Edhe nëse e ka besuar Allahun, ajo e ka besuar me të meta, jo të plotë. Allahu nuk ka të meta. Të thuash se Allahu ka djalë, ajo është e metë. Allahu nuk e pranon atë adhurim. Siç ka thënë Pejgamberi në hadith, Allahu nuk i bën zullum myslimanit. Kur bën punë të mirë myslimani, Allahu i jep në këtë dynja dhe e shpërblen në ahiret. I jep në këtë dynja, e ruan prej kaderreve, prej të këqijave, i jep evladë, fëmijë, ia shton pasurinë dhe të tjera të mira në këtë dynja myslimanit.... Ndërsa qafirit, thotë a.s s., Allahu ia kthen të mirën në këtë dynja, në mënyrë që kur të del para Allahut del duarthatë dhe s’ka kurrgjë. Pra, në këtë dynja ia ruan shëndetin, ia shton pasurinë, i jep evladë, i jep qetësi shpirtërore, i jep autoritet, pozitë, është deri diku i lumtur... Tana këto i ka pasur Tereza. Ka pas derën çelë, ku ka dashtë me shku pa pare në këtë dynja, me hëngër çfarë ka dashtë, me pi çfarë të dojë, burra kënd të don me i ndërru. Pra, ka pas të mira në këtë dynja plotë ajo, autoritet sa të dush, vetëm se ata e kanë të ndaluar fenë normalisht, pra ia ka dhënë Allahu në këtë dynja të gjitha. Dhe kur të del para Allahut, në ditën e kiametit, nuk ka kurrgjë...”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skandaloze:Gjykimi i Imamit Empty Re: Skandaloze:Gjykimi i Imamit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi