Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

USHTRIA E NËNÇMUAR

Shko poshtë

USHTRIA E NËNÇMUAR Empty USHTRIA E NËNÇMUAR

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 24, 2009 1:27 am

USHTRIA E NËNÇMUAR



Ushtria Çlirimtare e Kosovës është çarmatosur (me marrëveshje që e kanë nënshkruar asokohe eprorët e saj) në ditët e para të instalimit të OKB-së në Kosovë. Pra nuk është çarmatosur ushtria okupatore, po ajo çlirimtare! Po atë ditë kur është instaluar OKB-ja në Kosovë, aleancat e Kosovës që, normalisht, pas lufte nuk kishin status të definuar, u ndërprenë, dhe marrëdhëniet e Kosovës me shtetet që e përkrahën luftën e saj çlirimtare, i mori në dorë protektorati i OKB-së. Formatin legjislativ të statusit të shtetit të Kosovës pastaj e ka projektuar përsëri OKB-ja (që ishte sponsore e planit të Ahtisarit). Nëse e lexojmë Pakon e tij (Kushtetutën e Kosovës), aty do ta gjejmë për fije edhe “tipin” e armatës që do të duhej ta kishte Kosova pas miratimit të statusit të saj politik, ky status shteti nuk është konvert me statusin e FSK-së. Ashtu si ka pretenduar dhe ka planifikuar të “spekulojë” modelin e statusit të shtetit, me po këtë kriter është projektuar edhe “tipi” i FSK-së, sipas planeve të OKB-së që Kosova të mbetet amshueshëm e varur nga Serbia. Kjo është ditur nga ekspertët e së drejtës ndërkombëtare, por ata i kanë munguar strukturës së TMK-së dhe këto zhvillime janë bërë haptas derisa ushtarët e paarmatosur qëndronin inoçentë si cjapi te kasapi. Klasa politike vendëse e Kosovës ka miratuar planin e OKB-së në emër të “kompromiseve”, që kanë qenë të obliguara për të dyja palët në konflikt (Serbi-Kosovë). Por obligimi i dypalshëm i kompromiseve është respektuar vetëm nga ana e Kosovës, dhe asnjë kompromis minimal nuk është bërë nga ana e Serbisë. Është thënë këtu se OKB-ja në marrëdhëniet Serbi-Kosovë, ka vepruar sikur Kosova, e jo Serbia ka bërë krime lufte dhe gjenocid ndaj një popullate të tërë joserbe. Pra janë instaluar në Kosovë ta mbrojnë pakicën serbe nga shumica shqiptare, thuajse nuk ishte ajo pakica që kishte bërë gjenocid mbi shumicën, po anasjelltas. Kemi përmendur këtu disa herë me radhë, (në kohën kur po “konstruktohej” politikisht modeli i Forcës së Sigurisë së Kosovës si obligim i NATO-s), se modeli i kësaj “force” është një format eklatant i organizatave të sigurisë civile, në kuptimin e shtetit qytetar jo nacional, kurse nuk ka teori politike deri sot që njeh model të ushtrisë civile, ushtria është jocivile po uniformike, dhe assesi nuk është produkt i ideve politike, por atribut i shtetit. Pra “lloj” i shtetit është sot lloji i FSK-së. Sidoqoftë, shqiptarët (përfaqësuesit e tyre legjitimë) e kanë pranuar një model të tillë të armatës civile (me “armatim” të lehtë) dhe që dedikohet për destinacione të mbrojtjes nga “fatkeqësitë elementare” ose ato “koletarale”. Si do të marrin dimension protestat e të demobilizuarve të TMK-së të përjashtuar nga FSK-ja? A janë ato demonstrata kundër Kushtetutës në fuqi që ligjëson një model të FSK-së aktuale, apo protestat shprehin pakënaqësinë për “mospërfshirje” të ushtarëve të çarmatosur në këto “forca”? Kësaj pyetjeje në një të ardhme të afërt do t’i japë përgjigje, por ajo që dimë sot, është fakti se në radhët e UÇK-së, përkatësisht TMK-së nuk ka pasur “figura” individësh që njohin teoritë politike, kurse Pakoja e Ahtisarit nuk është ndërtuar “për një ditë”, siç nuk është ndërtuar as Roma. Pra prej fillimit të TMK-së e deri sot, gjithçka që ka ndodhur dëshmon se këto struktura ushtarake nuk kanë pasur “gjeneralshtab” që e ka mbështetur formimin e armatës së Kosovës, dhe kështu duke përkrahur formatin e formimit të shtetit të Ahtisarit. Komandantët e tyre kanë dezertuar në politikë. Ata duhet të kërkojnë komandat, e jo të hyjnë në FSK, ku do t’i gjejnë komandantët e tyre të vjetër që kanë ikur duke i lënë ushtarët në rrugë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi