Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: TRURI I NJERIUT

Shko poshtë

Vullnet Mato: TRURI I NJERIUT Empty Vullnet Mato: TRURI I NJERIUT

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 26, 2010 7:24 pm

Vullnet Mato: TRURI I NJERIUT 31771_1259638422249_1568334934_30517381_841841_n


Vullnet Mato: TRURI I NJERIUT 24329_1234865162933_1568334934_30475288_4637385_n

Vullnet Mato

TRURI I NJERIUT

Truri elektronik
mund të arrijë përsosmërinë.
Mund të kryej llogaritje
mbi limitet që njeh bota.
Shkenca mund ta zëvendësojë
me robotin shtatë kokësh njerinë.
Por prapë,
truri vigan i njeriut i bën ato koka.

Mund të shkurtohen
largësitë astronomike në kozmos.
Galaktikat mund të bëhen
një vrapele me tokën.
Elektronika mund të arrijë
ç’mund e çmos.
Por prapë,
truri i njeriut do ta drejtojë botën.

Miliona makina
lindin në ditë uzinat,
por edhe miliona fëmijë
vdesin në ditë.
Ata që me bukën dhe qumështin
ushqejnë makinat,
pse trurin e njeriut e çmojnë
më pak se një vidë ?...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi