Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sakrifica e një kronologjie

Shko poshtë

Sakrifica e një kronologjie Empty Sakrifica e një kronologjie

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 05, 2010 11:36 pm

Sakrifica e një kronologjie


Sakrifica e një kronologjie 20472_107542065923851_100000041739191_197037_1678839_s
Hasan QYQALLA



Një vështrim i shkurtër për librat: “Lufta dhe dilemat shqiptare” pjesa I dhe II, e autorit Maxhun Smajli

Sakrifica e një kronologjie Maxhun_smajli
Maxhun Smajli
Sakrifica e një kronologjie Lufta_dilemat_shqiptare_maxhun_smajli
Jo rastësishtë para pak ditësh më ranë në dorë librat për luftën e fundit të Kosovës me Serbinë “Lufta dhe dilemat shqiptare”, të autorit Maxhun Smajli. Pas një kohe leximi, studimi dhe analizimi të këtyre dy librave, vëndosa t’i shkruaj në letër, si gjëja më besnike e krijuesit, përshtypjet e mia. Është e vertetë se në kohë të veshtira krijohen vepra të mëdha. Thëm kështu pasi gazetari, historiani e luftetari Maxhun Smajli, ka ecur nëpër tehun real të luftës sonë të mundimshme, por edhe të lavdishme. Ndoshta e “metë” e autorit është se haperon e shkruan pa hiperbolizime e ngjyrime metaforike; por këtë mbase e kërkon besnikëria kronologjike, forma e stilit që i përkushtohet autor, pra forma e Ditarit që shkruhet vepra. Sikur nuk i shpeton asnjë insekt, as lanet, pa e zënë syri i tij dhe pa e shkoqur në detaje.
Në mënyrë krejtë të sterholluar i përshkruan ngjarjet e përsonazhët, mbase ishte drejtëpërdrejtë në rrjedha. Natyrën, pejsazhin prej mrekullive gjer në shemti, nuk i zgjedh por i kontakton syri, përditshmëria që e shkelë me këmbët e veta edhe kur hapëronte nëpër prush përgjatë tokës së djegur.
Pas furtunës së luftës ngelin gjurmtë e gjakut, të ashtit, të varrëve dhe të oxhakut, që në miteologji do të thotë: “Fitorja është e jona”. Autori, jo se nuk e përcepton këtë gjë, por larshi rrethanave të luftës, nuk do të kishte kush një guxim të tillë, që hapur ta shpreh këtë.
Se shpresa u kthye në bindje besimi të fitorës, autori e posedon, e deshmon me vete ditarin besnik që e prenoton çdo orë e çast. Ndoshta nuk thuhet kot se, vetëm të diturit dijnë të shkruajnë Ditar kronologjik, e në raste të tilla quhet sakrificë. I tillë, deshmishkrues është vet autori Maxhun Smajli, me veprat e tij “Lufta dhe dilemat shqiptare” I dhe II .
Gjuhën e ka të pastër e leksikun të pasur, të sofistikuar që veç veprës edhe autorin e ngritë në rangun e letrave standarde të kohës. Ztr. Smajli thurë herë- herë episode realiste me ngjyrime të theksuara artistike. Takon të gjitha shtresat e popullatës dhe, del padyshim shumë komunikativ.
Andaj, flitet hapur e më të drejtë, se; “sa vlenë baroti aq vlen edhe lapsi”, mbase informimi është fuqi me vete. Kështu, autori deshmon guxim heroik të përmasave të gjëra. Thëmë kështu, se ztr. Smajli, në atë kohë ishte emër i njohur për gjithë neve, jo vetëm me shkrimet gazetareske ditore, por edhe përmes radiove e aparatëve vizuele, që nuk ndalej as në furtunë e breshëri. Raportonte nga vatrat e nxehta të luftës për RTSH-në, “Deutsche Welle”, “Radio koha”, “Kosova e lirë”, “Kosovapress” etj.. Vetvetiu mund të konkludojmë se autori nuk i takonte vetëm familjës se tij, por ishte djalë, baba, vëlla e argat aktiv i tërë popullatës, ushtarë i luftës së UÇK-së; pra, ishte bir i Kosovës. Ztr. Smajli edhe vargon mjeshtërisht për artëdashësit, me mesazhe të qarta filozofike e domethënëse sidomos kur shkruan:”Vetëm sot mund të flas me ju, nesër do të shkoj, flisni ju për mua!”. Veç kësaj, do i ngelëm borgj autorit nëse nuk e thëm hapur se në mënyrë të stërholluar di të gërshetoj realën me socialo-filozofikën: “Vetëm në këtë orë jam vetja ime, të vdes, ah të vdes në tokën time!”
Në fund rezymon, se “Në varrin e krenarisë, vetëm të ndershmit do të shtrihen!”. Në këtë dy libra e gjejmë autorin edhe si humanist të madh, veprimtarë të devotshëm, patriot i pathyer i kohës. Thënë troq i pa epur, mbase edhe vetë thotë: “ Në det lumi gabimisht ka rrjedhë, pa emër e shije ka mbetë, kështu i ndodhë çdo njërit që nuk ecë përpjetë!”.
Krejt në fund rezultojmë se autori është vetë krijuesi, ushtria, lapsi, arma, politikani e patrioti; është vetë realiteti dhe pjesa e lavdishme e lëvizjës së organizuar në rrafshin kombëtar. Andaj, ka respektin dhe nderin që vlerësohet për punën e tij. Ndërsa, veprat: Lufta dhe dilemat shqiptare” mbetët të lexohet e vlerësohet jo vetëm nga kritika, por edhe nga vetë lexuesit e shumtë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi