Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përkujtohet sakrifica e Reçakut, nderohet lart figura e William Walker (Foto)

Shko poshtë

Përkujtohet sakrifica e Reçakut, nderohet lart figura e William Walker (Foto) Empty Përkujtohet sakrifica e Reçakut, nderohet lart figura e William Walker (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 15, 2016 4:20 pm

Përkujtohet sakrifica e Reçakut, nderohet lart figura e William Walker (Foto)
Përkujtohet sakrifica e Reçakut, nderohet lart figura e William Walker (Foto) Largea_kadsa1421452856588


(E plotësuar) - Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga duke folur në akademinë përkujtimore për masakrën e Reçakut se Reçaku shënoi kthesën e madhe historike për Kosovën duke shënuar bindjen e bashkësisë ndërkombëtare që ndërhyrja është e domosdoshme.
Sipas saj Reçaku është fundi i një historie të dhunës dhe dëshmon sakrificën e madhe të gjeneratave të tëra.
Jahjaga tha se Reçaku është gurthemeli i shtetit të Kosovës dhe fundi i një epoke të rëndë hegjemoniste.
Po ashtu Jahjaga duke përshëndetur ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë William Walker tha se Reçaku po ashtu është një rrëfim i pandarë i një miqësie të përjetshme me SHBA-të dhe një lidhje e fuqishme me Bashkimin Evropian.
Jahjaga gjatë fjalimit të saj në këtë akademi që po mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Shtime nuk la pa përmendur edhe situatën politike në vend duke thënë se gjithçka duhet të zgjidhet me dialog e jo me dhunë.
“Është obligim i yni që ta përmbushim amanetin e dëshmorëve. Është zotim i të gjithëve për ta përmbushur vizionit tonë për shtet të pa korruptuar dhe të fortë ekonomikisht, tokë të premtuar dhe të zhvilluar dhe të përparuar pa pasur nevojë që këtë ta kërkojmë diku tjetër”, tha Jahjaga.
Ajo tha se zhvillimi i vendit varet nga populli i Kosovës ndërsa kërkoi që dallimet politike të mos bëhen dallime armiqësore.
“Ne jemi në gjysmë të rrugës për të bërë shtetin. Paqja ndërtohet me mund dhe ajo nuk mund të humbet. Gjuha jonë është e dialogut dhe jo e dhunës. Ne duhet të bëjmë përpjekje për të gjetur zgjidhje pa prekur shtetin. Për sfidat politike do të na duhet që të gjithë të ulemi dhe të flasim dhe të gjejmë zgjidhje me gjuhën e dialogut”, tha Jahjaga.
Në akademinë përkujtimore që po mbahet në Shtime po marrin pjesë edhe krerë tjerë të shtetit, familjarë të dëshmorëve dhe personalitete tjera.


***
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, kanë nderuar sot viktimat e Reçakut.
Presidentja bëri zbulimin e bustit të William Walker, i cili ishte bërë faktor që masakra e Reçakut të marrë vëmendjen ndërkombëtare.
Kjo masakër ishte cilësuar nga Walker si krim kundër njerëzimit.
Walker i cili sot ka qenë i pranishëm në Reçak është shprehur i lumtur se kjo masakër kujtohet në këtë mënyrë.
“Jam shumë i lumtur t’i shoh shumë njerëz këtu. Nuk e dija sa mirë përkujtohej Reqaku, por e di se ai e përkujton, unë e përkujtoj, por të shohësh kaq shumë fëmijë dhe njerëz këtu është shumë mbreslënëse dhe jam shumë i inkurajuar nga kjo”, tha Walker.
Presidentja Jahjaga ndonëse bëri zbulimin e bustit, nuk tha ndonjë fjalë, ndërsa kryeparalamentari Veseli tha se institucionet, përveç përkujtimit që kanë për liri ta kenë obligim edhe të punohet rreth këtij ideali.


Përkujtohet sakrifica e Reçakut, nderohet lart figura e William Walker (Foto) Kadsa142
Përkujtohet sakrifica e Reçakut, nderohet lart figura e William Walker (Foto) Kadsa14
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi