Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pal Sokoli: Mirë se erdhe Pavarësi

Shko poshtë

Pal Sokoli: Mirë se erdhe Pavarësi Empty Pal Sokoli: Mirë se erdhe Pavarësi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 24, 2009 2:51 am


Pal Sokoli: Mirë se erdhe Pavarësi U2_PalSokoli12
Pal Sokoli
“MIRË SE ERDHE PAVARËSI “
NE WUPERTAL-GJERMANI
MANIFESTIM KULTURORË PËR NJEVJETORIN E PAVARSISË SË KOSOVËS
Nga Pal Sokoli
Shkolla shqipe e Wuppertalit me gjithë paralelet e saj ne Solingen dhe Remscheid, gjegjësisht mësuesi i saj Sami Thaçi organizoj një mbrëmje me program kulturor, kushtuar përvjetorit të parë të pavarësisë se Kosovës.
Salla e shkollës Gesamtschule në Barmen dukej e vogël për të nxënë të gjithë pranishmit të cilët kishin ardhur nga shumë qytete të republikës se Nordvestfalisë. Ne ketë takim kishte edhe përfaqësues te shkollës gjermane, të partive të ndryshme politike dhe institucione të tjera nga Wuppertali.
Me intonimin e himnit me te ri në botë, himnit të Kosovës, u hap ky manifestim kulturorë. Pastaj z. Sami Thaçi përshëndeti te gjithë te pranishmit, gjithashtu edhe nxënësit e shkollës shqipe dhe prindërit e tyre, posaçërisht përfaqësuesit gjerman, z. Zwingler, drejtor i Real shule në Leimbach, z. Platte nga ministria e arsimit Dyseldorf, z. Mark Pieter përfaqësues i policisë Wuppertal, znj. Bender, mësuese, pastaj mësuesit e shkollës shqipe nga qytete të ndryshme te Gjermanisë; Adem Shala nga Firzeni, Rifat dhe Nexhmie Hamiti,nga Dyseldorfi, Sejdi dhe Feride Gashi, Vitore Pergjoka, nga Krefeldi, Kemal Çollaku, nga Dortmundi, Salih Alimuqa, piktor dhe Martin Çuni kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani dhe pjesëmarrës i UÇK-së.Nga Kosova Riza Thaçi, Ramiz Hoti dhe Destan Malësori. Pastaj z. Thaçi i dha fjalën z. Behxhet Muqolli, kryetar i klubit shqiptar “7 Shtatori” Wuppertal. Z.Muqolli foli për një kronologji historike nëpër të cilën ka kaluar Kosova, pastaj posaçërisht përshëndeti familjaret e Heronjve qe sakrifikuan jetën për pavarësinë e saj, e sidomos përmendi martirët qe nga qyteti i Wupertalit u kthyen për të luftuar për çlirimin e Kosovës dhe dhanë jetën e tyre. Pastaj ne emër të shilit të prindërve të pranishmit i përshëndeti Bashkim Kajtazi, i cili theksoj se si ne ju kemi borxh gjeneratave te reja qe tu mësojmë gjuhen e tyre dhe historinë e popullit shqiptarë. Z.. Platte tha se i vije shumë mirë qe nxënësit shqiptarë kanë arritur ta ruajnë edhe gjuhën e nënës krahas gjuhës gjermane dhe pjesëmarrja masive e tyre ne manifestime te tilla kulturore.
Programi festivë filloj me vallen e pavarësisë të interpretuar nga grupi i valleve te nxënësve të kësaj shkolle. U recituan poezi të ndryshme për pavarësinë e Kosovës në të dy gjuhët nga Herolind Gashi dhe Leutrim Ademaj, pastaj Arian Sekiraqa, Artrim Bekiri, Dardanë Hetemi, Pastaj me këngë Rap u prezantuan Urim Sejdiu dhe Gent Berisha, Recitali poetik ishte gati me atraktivi ne këtë program,ngase u interpretua 21recitues nga me të vegjlit e kësaj shkolle, qe nuk ishin mbi moshën 6 vjeçare,kushtuar Pavarësisë, lindjeve të reja, UÇK-së, heronjve, dardanëve Me këngën “Mirë se erdhe pavarësi ” u prezantuan edhe grupi i vajzave; Alma dhe Aulona Hoti, Shejnaze Sopi, dhe Adelina Tahiraj. U luajtën edhe valle tjera nga grupe te vajzave dhe djemve te kësaj shkolle. U ndan edhe mirënjohje për disa nga nxënësit me aktive dhe për dy veprimtarë aktiv te klubit shqiptarë. Pjesën e dytë te këtij manifestimi e mori grupi muzikorë i diskotekës “Time” nga Gelzenkircheni. Siç është bërë traditë në pjesën muzikore të takimeve tona muzikore pjesëmarrësit ngritën në vallëzim deri ne përfundim te manifestimit. Takimet e tilla janë me rendësi të veçantë sidomos kur kishte pjesëmarrës të shumtë të nxënësve qoftë ne grupin e valleve dhe recitimeve,apo interpretime të tjera. Pastaj edhe veshja e tyre ne rroba kombëtare tradicionale, kombinime kuq dhe zi.(nuk kishte asnjë rast të kombinimit te ngjyrave kaltër-verdhë). Në Wupertal për hir të përvjetorit të pavarësisë Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani në lokalet e klubit “7 Shtatori” do mbaje me 28.02.09 një takim letrarë dhe argëtues, ju ftojmë të merrni pjesë.
Wupertal, 21:02:09
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi