Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flamur Maloku:Rugova mendimtar

Shko poshtë

Flamur Maloku:Rugova mendimtar Empty Flamur Maloku:Rugova mendimtar

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 05, 2010 3:26 am

Rugova mendimtar



Flamur Maloku:Rugova mendimtar 7823_1225226746293_1097748702_708055_1595175_n

Flamur Maloku


1. Shkollë / Metodë


Flamur Maloku:Rugova mendimtar 98374-004-113C168B

Dr. Ibrahim Rugova

Kujtim M. Shala, në studimin “Rugova Meditans - Kritika letrare e Ibrahim Rugovës”, i identifikon format e kritikës letrare të Rugovës. Në të gjitha variantet e leximit të studiuesit Shala, kritika letrare e Rugovës lexohet e interpretohet dashurisht. Rugova është Filozof, Shkollë e vlerë identifikuese. Trashëgimia e tij letrare, është shenjë autonome e kuptimore në Historinë letrare shqipe. Janë formulime që dalin nga vepra e jeta e Ibrahim Rugovës, gjatë interpretimit të Kujtim M. Shalës.

Për Shalën, Rugova është njeri Meditans i veçantë në letra shqipe. Ky nuk është vetëm një formulim okazional i Shalës. Rugova nga Shala është lexuar gjatë në jetë. Leximi i Rugovës në letrat shqipe, për të, hap shumë udhë meditimi, për të identifikuar para së gjithash shkollën semantike e strukturale në letrat shqipe. Shkollat e mëdha lindin nga dijetarët e mëdhenj. Të gjitha shenjat në filozofinë e Shkrimit të Rugovës, japin Shkollë e Metodë.

Nga Shkolla / Metoda, në vlerësim Shala ndjek sistemin e shkrimit të Rugovës. Preken statuset shkrimore-kritike, identifikohen format e kategoritë vlerësuese.

Rugova shihet në tërësi e lexohet në tërësi. Tash vepra e Rugovës shihet si vlerë semantike në letrat shqipe. Shkolla është Një, ndërsa interpretimi zgjerohet më tej. Aty ku Shala analizon vetvetiu forcon shkollën, filozofinë e Qarkut të Prishtinës, të viteve 70-të. Me t’u përmendur Qarku i Prishtinës e Shkolla e Prishtinës, aty për Shalën, shenjë e pashmangshme kulturore e letrare është Rugova - ikona e Qarkut. Shkolla njeh edhe autorë të tjerë, që rikthyen vëmendjen kah teksti letrar. Shkurt, vlera kërkon në kohë dhe hapësirë vlerën e saj. Jetëgjatësia e sforcimi sa vinë e rriten në shkrim.


2. Meditimi dhe aplikimi


Që nga vepra e parë e Ibrahim Rugovës, Prekje lirike, (1971), deri te Refuzimi estetik (1987), Kujtim M. Shala nuk i largohet semantikës vlerësuese. Domenet themelore, të shkrimit-kritikës së Rugovës, shihen në rrjet meditimi. Koncepcionet filozofike degëzohen, hapet komunikimi. Shenja në komunikim kërkohet thellë. Rrjetet e temat, që Rugova i ka në shqyrtim, tani për studiuesin Shala, diskutohen në planin e përgjithshëm.

Diskurset kritike në nyjat e venerimit, japin metakritikën, çdoherë e nisur nga dija në hulumtim të gjuhës së kritikës. Parë në këtë kontekst, diskurset semantike të Rugovës rrinë larg leximeve pozitiviste.

Duke u lexuar bota fiksionale, vlerësimi rugovian sjell estetikën, pra rikthen vlerën e tekstit, në epiqendër. Kjo bëhet edhe kërkesë për aplikim. Në esencë, kjo është çështja që ngrihet nga kriza e studimeve pozitiviste, që letërsinë tonë e kishte kapluar. Kërkesa për ikje pozitiviste shihet e domosdoshme gjatë mësimeve në fakultetet tona. Shala, këtu ndalet dhe hulumton, kërkesën e Rugovës për ndryshim të vlerësimit/mësimit. Nga analiza që Shala i bën kësaj çështjeje shumë të diskutuar, del konstatimi: “Me një fjalë, Rugova propozon kërkimet/interpretimet semantike. Në pluralitetin e teorive/metodave, ai kërkon zgjedhje e aplikim konsekuent”. Është kjo çështja që Rugova e shtron në veprën teorike/kritike Kah Teoria (1978).

3. Dija perëndimore

Në analiza e Shalës fuqizohet nyja e shkrimit/kulturës së Rugovës. Nyja strukturore nënvizon edhe hapjen e kulturës, dijes perëndimore, që Rugova ka pasur në Jetë e Letërsi. Aplikimi i Dijës perëndimore nga Rugova në jetë e letërsi, për Shalën, mbetet vlerë jetike për vetë shqiptarët e për letrat shqipe në veçanti. Arsyet janë të shumta, kur dihet se nga kjo kulturë edhe fillon shqyrtimi i shkrimit/botës së letërsisë, larg skemave e evidencave që nuk kanë të bëjnë me letërsinë drejtpërdrejt. Andaj, Rugova sjell në vëmendje e në letërsinë shqipe filozofët e teoricienët perëndimorë. “Paraqitja e Rugovës është analitike dhe kërkon ta sjellë Bartin sa ma drejtpërdrejt”. Sjellja e teoricienëve të dijës perëndimore, e çliron letërsinë shqipe nga mendimi pozitivist. “Rugova paraqet Bartin në përpjekjen e tij për të krijuar opinion më të informuar në fushë të dijeve letrare/teorike”. Krejt kjo për studiuesin Shala ka të bëjë me shije e dije të Rugovës. Duke i lexuar bashkë Bartin e Rugovën, Shala hyn në filozofi/estetikë. Është rasti kur ndalet së gjykuar mbi diferencimet e Dijës e Shijes. Dijes i duhet kripa e fjalëve (shija); shija e bën dijen më të frytshme e më të thellë. Tani në konkluzione Shala ngadalë nxjerr domosdoshmërinë e semantikës se botës letrare. Këtu, në dije e filozofi, bëhen bashkë që të tre: Bart/Rugovë/Shalë.

Rugova risjell teori e aplikim, metodë/shqyrtim perëndimor në letrat shqipe.

4. Vepra e Re

Gjithnjë, duke iu rikthyer Arki-kulturës, në të cilën Rugova edhe është identifikuar, Shala në mënyrë të veçantë do të ndalet te studimi monografik e emblematik i Rugovës, që është “Vepra e Bogdanit 1675-1685” (1982). Si nga Rugova e Shala, vepra e Bogdanit shihet si e Re në interpretim. Nga interpretimi,që Shala i bën studimit të Rugovës mbi veprën e Bogdanit, thekson se ky studim nënvizon tamam “kërkimin strukturalist e semantik, si bosht përcaktues e metodologjik të Rugovës”. Për Shalën, këtu qëndron filozofia e shkrimit, semantika e kërkimit së Rugovës. Kjo, njëherësh, është edhe sistem leximi, që studiuesi e sheh nga një thellim venerimi. Krejt pamjet që Rugova i merr në shqyrtim të veprës së Bogdanit, Shala i zbërthen nga gjuha semantike. Universi sa vjen e hapet në kërkim, për të ardhur deri te përfundimet e Shalës për Rugovën e studimin e tij mbi veprën e Bogdanit.

I gjithë studimi i Kujtim M. Shalës“Rugova meditans - Kritika letrare e Ibrahim Rugovës” mbetet univers kushtuar e analizuar universit. Trupi nuk është më. Fryma e tij ruhet në vlerë shkrimi. Pergamenat i tij jetojnë, bashkë me kosmogoninë e këtij studimi, që Kujtim M. Shala i ka kushtuar atij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi