Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aktivitete per 27 Qershorin:Të bashkuar rreth Çamërisë

Shko poshtë

Aktivitete per 27 Qershorin:Të bashkuar rreth Çamërisë Empty Aktivitete per 27 Qershorin:Të bashkuar rreth Çamërisë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 25, 2010 4:36 pm




Të bashkuar rreth Çamërisë


Të dielën, më datën 27 qershor 2010,
në bashkëpunim me Shoqatat Shqiptaro Amerikane (SHSHA) në Çikago
përkujtojmë 66-vjetorin e masakrës së përgjakur të Çamërisë.


Çamëria
shqiptare është pjesa më e dhimbshme jona kombëtare. Po bëhen 66 vjetë
të masakrës dhe të dëbimit të çamëve nga vatrat e tyre. Me skenarët
mesjetarë këtë eksod të rëndë e bëri pikërisht para syve të Europës
shteti grek. Tashmë radhën e ka Çamëria (Adem Demaçi). Diaspora
Shqiptare në Amerikë në krah të çështjes së zgjidhjes së Çamërisë!



nderuar bashkatdhetarë!


Ju ftojmë që të dielën, më datën 27
qershor 2010, në orën 6:00 të mbrëmjes në ambjentet e bashkisë Addison
Illinois të merrni pjesë në Orët e Historisë sonë Kombëtare Shqiptare
dhe të Bashkuar rreth Çamërisë!


Me këtë rast është përgatitur
një Program i pasur kulturo-historik në përkujtim të 66-vjetorit të
masakrës së përgjakur të Çamërisë Shqiptare. Çamëria e bukur i do
shqiptarët e bashkuar. Ardhja juaj do të nderojë dhe do të forcojë
kujtesën tonë kombëtare për Çamërinë dhe për Atdheun e dashur Shqipëri!


Këshilli Organizativ



NEW YORK

Me 27 Qershor 1944
filluan masakrat, vrasjet dhe debimi me dhune i Shqiptareve te Camerise
nga shovinistat greke. Kuvendi i Shqiperise e shpalli kete date:
GENOCIDI GREK NDAJ SHQIPTAREVE TE CAMERISE.

Ne perkujtim
te ketij
Genocidi 66 vjecar,ende te padenuar; Shoqeria Cameria me qender ne New
York, organizon te Djelen me 27 Qershor ne oren 14, nje takim ku do te
cfaqet edhe filmi dokumentar ENDERRA E CAMERISE.

Takimi
organizohet
ne sallen e Institutit Gjergj Kastrioti-SKENDERBEJ me adrese 21 Court
Street,Staten Island, NY 10304.

Te mirepritur jane
bashkeatdhetaret
nga te gjitha Trojet Etnike Shqiptare, se bashku me miqte e
dashamiresit.


Telefona kontakti: S.Bollati 718
447 0436

C.Brahimaj
718
448 9955

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi