Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rreth flamurit të bashkuar edhe në Nju Jork

Shko poshtë

Rreth flamurit të bashkuar edhe në Nju Jork Empty Rreth flamurit të bashkuar edhe në Nju Jork

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 29, 2009 2:26 am

Rreth flamurit të bashkuar edhe në Nju Jork

BEQIR SINA, New York, ( BOTA SOT)
Shqiptarët e Amerikës festojnë 28 Nëntorin

Rreth flamurit të bashkuar edhe në Nju Jork Usa-festa
Flamuri kuq e zi valon edhe në Nju Jork


Shqiptarët e Amerikës masivisht festuan sot, në të gjitha qytetet amerikane ku janë të përqendruar më së shumti shqiptarët, përvjetorin e 97-të të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe 65-vjetorin e çlirimit të vendit me ngritjen flamurit kuqezi, në rrugët e sheshet e disa qyteteve më të mëdha amerikane, si në Nju Jurok, Filadelfia, Boston, Çikago, Detroit, Feniks, Dallas, Stamford, me ceremoni festive, mbrëmje dhe koncerte. Stanford, Boston, Uashingtoni dhe Nju Jorku, ishin qytetet ku pati dhe ceremoni festive për ngritjen e flamurit kuqezi me shkabën dy-krenare, në qendrat më të mëdha e të rëndësishme të këtyre qyteteve, por edhe në shumë qytete të tjera në mënyrë madhështore festimet, janë shoqëruar me këngë, valle e muzikë shqiptare.
Flamuri kuq e zi valon edhe në Nju Jork
Kjo festë kujton 28 Nëntorin 1912, kur delegatë nga të gjitha trojet etnike shqiptare, dhe diaspora u mblodhën në Vlorë, plot 97 vjet më parë, në nëntorin e vitit 1912, Ismail Bej Qemali, apo siç njihet ndryshe në historinë e Shqipërisë, si Plaku i urtë i Vlorës, ngriti flamurin në Vlorë, duke shpallur pavarësinë e Shqipërisë dhe proklamonte shtetin e ri shqiptar. Në një kohë që pothuajse pjesa më e madhe e territoreve të vendit tonë nga jugu në veri ishin të okupuara nga ushtritë e disa shteteve të huaja, kryesisht fqinje me Shqipërinë. Me 28 Nëntor 1912, Shqipëria shpallë zyrtarisht pavarësinë nga Turqia, ndërsa më 28 Nëntor 1944, ajo feston si ditën e çlirimit të vendit nga pushtimi gjerman. Në parkun kombëtar Bowling Green Batery Park - New York, përballë ndërtesës së Qendrës Botërore të Financës, sot, në 97 - Vjetorin e Ditës së Flamurit - Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me kontributin e tyre, dy aktivistët e komunitetit Dashamir Alla dhe biznesmeni Ylber Pilku, duke ndjekur një akt tjetër atdhetar, tregua nga tre dibrane, nga Gani Nesimi, Halili dhe Samiu, që më 1999, po në Bowling Green Park, ngritën flamurin shqiptar, me nismën e tyre, që edhe pse u hoq shpejtë nga autoritetet e vendit( me kundërshtinë e emigrantëve grekë dhe serbë në Nju Jork), e vendosen në këtë shesh Flamurin kuq e zi. Duke bërë një gjest simbol krenarie teksa u valëvitë lart, si një zë i fuqishëm shqiptar që thirri për, krenari, dinjitet kombëtar, në mes të Nju Jorkut, thirrje për drejtësi, barazi dhe të drejtat si të gjitha komunitetet e tjerë. Por ajo që e ka ndezur edhe më shumë atmosferën festive gjatë kësaj jave, ka qenë ajo se për herë të parë në historinë e migracionit shqiptarë, për një javë flamujt shqiptarë janë shpalosur në disa rrugët kryesore të qytetit të Nju-Jorkut. Përgjatë gjithë bulevardeve dhe rrugëve në qytetin e Bronzit të shtetit të Nju- Jorkut , janë vendosur në lartësinë e shtyllave të ndriçimit, në qendra biznesi dhe institucione flamujt shqiptarë dhe përkrah tyre flamujt amerikanë. Kjo ndodh për herë të parë në një përvjetor të pavarësisë së Shqipërisë. Janë më shumë se dy mijë flamuj që skuqin rrugët dhe bulevardet e qytetit. Avenyja e famshme “Arthur Avenue”, ku ka shumë biznese shqiptare, “Morris Park”, “Huge Avenue”, “187 Street”, “William Bridge”, “Pelham Park”, “Holland Avenue” etj., që prej një jave kanë paralajmëruar festën e pavarësisë shqiptare, ndërkohë që kompani argëtimi kanë nisur koncertet festive. Nuk bëhet fjalë për një e dy flamuj kuqezi krah atij amerikan në një rrugë, por qindra flamuj shqiptarë në dhjetëra rrugë, sheshe dhe lokale. Për herë të parë edhe në shtëpitë e shqiptarëve flamujt kuq e zi, janë shpalosur prej ditësh në ballkonet e dritaret e tyre. Jo më larg se muaji shtator në një nga rrugët e këtij qyteti(Nju Jork) shumë të populluara vitet e fundit me shqiptarët, mori emrin e shenjtëreshës shqiptare Nënë Tereza. Zbukurimi i rrugëve dhe shesheve me flamurin kuqezi, në qytetin e Bronxit, është iniciative e biznesmenit shqiptarë nga Malësia, Mark Gjonaj dhe i mbështetur nga kisha katolike “Zoja e Shkodrës” në Nju-Jork. Mark Gjonaj me një grup të rinjsh shqiptarë, për shumë net kanë vendosur flamujt, të cilët natyrisht që janë investim privat i biznesmenit, që ka shpenzuar dhjetëra mijë dollarë për këtë qëllim. Autoritetet lokale kanë dhënë mbështetjen e tyre. Biznesmeni Gjonaj u shpreh për mediat shqiptare në Nju-Jork se “këtë vit e nisëm me flamujt e kombit, ndërsa në të ardhmen do të mendohet që ky aksion i madh prezantues festiv i shqiptarëve në metropolin njujorkez do të shoqërohet edhe me një paradë madhështore me flamuj, muzikë dhe veshje kombëtare”.
VATRA vazhdon traditën
Atmosfera festive e 97-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, 65 Vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, po ndihet në të gjitha qytetet dhe shtetet ku janë vendosur shqiptarët e Amerikës. Manifestime madhështore do të bëhen me këtë rast në Nju-Jork. Më 28 nëntor nga shoqata më e vjetër shqiptare, në Amerikë, Federata Pan Shqiptare e Amerikës VATRA, e cila sipas traditës, në këtë eveniment ka bashkuar më shumë se 20 shoqata, organizata, e fondacione në festën e madhe që do të organizojë në restorantin “Maestro”. Ndërkohë që komuniteti shqiptar janë të ftuar edhe nga Misioni Shqiptar në Kombet e Bashkuara që ta festojë Ditën e shënuar të Flamurit dy ditë më pas në restorantin e atdhetarit Sejdi Bitici në Manhatan. Atmosfera festive ka përfshirë edhe shtetet e tjera të Amerikës me shumicë shqiptare, si, Illionois, Wiskosin,Pensillvenia, Washington, Arizona. Teksas, Miçigan, Masaçusets, Ilinois etj. Kësaj atmosfere i ka prirë edhe shtypi i diasporës. E para që dha sinjalin festiv ishte gazeta më e vjetër e shqiptarëve të Amerikës, “Dielli”, që sivjet festoi 100-vjetorin. Ajo doli me një numër special me shumë faqe, më i madhi në historinë e kësaj gazete, ku gjithçka i kushtohej Ditës së Flamurit. Valle, këngë e melodi nga te gjitha trevat, kane vijuar gjatë gjithë mbrëmjes nën argëtimin e hareshëm të grupit muzikor, drejtuar prej muzikantit dhe mjeshtrit të filhamonikës Raif Hysenit, dhe këngëtares së mirënjohur të muzikës popullore shqiptare Merita Halili, si dhe këngëtari Mithat Salihu (Kino-Gara). Kjo atmosferë festive shoqëron entuziazmin e pjesëmarrësve, deri në orët e vona me valle nga të gjitha trevat . Vlen të përmendet se në darkën festive tek “Vatra”, në këtë kremte madhështore, morën pjesë bashkatdhetarët tanë nga të gjitha trojet shqiptare, Shqipëria Etnike, prej Çamërisë martire, Kosovës, shqiptarëve të Maqedonisë, shqiptarëve nën Mal të Zi, atyre në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, Shqipëria etj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi