Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"ZËRI I AMERIKËS" REAGON NDAJ SULMIT TË RAMËS: NE THEMI VETËM TË VËRTETËN

Shko poshtë

"ZËRI I AMERIKËS" REAGON NDAJ SULMIT TË RAMËS: NE THEMI VETËM TË VËRTETËN Empty "ZËRI I AMERIKËS" REAGON NDAJ SULMIT TË RAMËS: NE THEMI VETËM TË VËRTETËN

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 26, 2010 10:22 pm


„Zëri i Amerikës“ reagon ndaj sulmit të Ramës: Ne themi vetëm të vëretën
"ZËRI I AMERIKËS" REAGON NDAJ SULMIT TË RAMËS: NE THEMI VETËM TË VËRTETËN U3_voa-logo
"ZËRI I AMERIKËS" REAGON NDAJ SULMIT TË RAMËS: NE THEMI VETËM TË VËRTETËN Thumbnail.php?file=edi_rama_619415247


Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama sulmoi dje publikisht radio-televizionin zyrtar te Departamentit te Shtetit Amerikan, te njohur nga te gjithe si "Zeri i Amerikes". Rama, ishte i ftuar per nje interviste nga gazetarja Laura Konda, e cila po e pyeste ate lidhur me zhvillimet me te fundit politike ne vend. Sulmi i Rames filloi kur gazetarja Konda e pyeti lidhur me faktin nese Partia Socialiste do te marre apo jo pjese ne zgjedhjet lokale te vitit 2011. I irrituar nga kjo pyetje dhe ne mungese te nje pergjigjeje konkrete, Rama leshoi kritika ndaj gazetares dhe ndaj radios "Zeri i Amerikes", duke e cilesuar ate si nje radio kafenesh. "E shoh se sa prane Tiranes dhe Shqiperise jeni te gjithe ju dhe se si shpesh here pyetjet kaq larg nga Shqiperia dhe Tirana u ngjajne pyetjeve te kafeneve te Tiranes", i eshte pergjigjur Rama pyetjes se gazetares lidhur me pjesemarrjen e PS ne zgjedhjet lokale. Ky reagim i turpshem i Rames ka sjelle dhe kunderpergjigjen e gazetares, e cila duke e korrigjuar ate, i tha se radio "Zeri i Amerikes" eshte nje radio dhe televizion i nderuar qe perhere ka raportuar vetem te verteten. "Desha te bej nje korrigjim te vogel, 'Zeri i Amerikes' eshte nje radio dhe televizion i respektuar, qe ka thene kurdohere te verteten", i eshte pergjigjur gazetarja Konda, kreut te PS. Por megjithe reagimin e gazetares, Rama ka perforcuar sulmin e tij, duke rishprehur edhe njehere me ton talles dhe ironik se ajo qe ai deklaroi nuk synonte te perbalte punen e kesaj radioje, por thjesht kerkonte te vinte ne dukje koherencen e VOA me muhabetet e kafeneve te Tiranes. "Pa asnje dyshim dhe une nuk thashe qe ju nuk thate te verteten, thashe thjesht se jeni ne korent jo vetem te problematikave te rendesishme te vendit, por edhe te atyre me pak paresore te kafeneve te Tiranes. Dhe kjo ne fakt, nuk eshte nje kritike, eshte thjesht nje konstatim dashamires", ka vijuar Rama. Nderkohe, "Zeri i Amerikes" eshte radio-televizioni zyrtar i jashtem i Shteteve te Bashkuara te Amerikes. VOA funksionon qe prej vitit 1942 dhe eshte nje nder mediat me prestigjoze persa i perket vertetesise se lajmit dhe transmetimit ne kohe reale ne te gjithe boten. Entiteti i saj mbikeqyrjes eshte Bordi i Transmetimeve te Guvernatoreve (BBG). VOA siguron nje game te gjere te programeve te transmetuara ne radio, TV dhe internet ne te gjithe boten duke promovuar politiken dhe pikepamjet e SHBA. Vlen te theksohet se operacionet e saj, emisionet, intervistat, edicionet informative te çdo dite mbeshteten dhe monitorohen nga Byroja e Transmetimeve Nderkombetare ne SHBA.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi