Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një vjetori i Pavarësisë në Ängelholm të Suedisë

Shko poshtë

Një vjetori i Pavarësisë në Ängelholm të Suedisë Empty Një vjetori i Pavarësisë në Ängelholm të Suedisë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 25, 2009 4:04 pm

Një vjetori i Pavarësisë në Ängelholm të Suedisë


Në Ängelholm të Suedisë në praninë e qindra bashkatdhetarëve dhe nën udhëheqjen e Shoqatës Kulturore Shqiptare "Nëna Terezë" u mbajtë një manifestim kulturor me rastin e njëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

2009-02-20


Në Ängelholm të Suedisë në praninë e qindra bashkatdhetarëve Shoqatës Kulturore Shqiptare "Nëna Terezë"në bashkpunim me nxënës dhe mësues që punojnë në mësim plotësues në gjuhen shqipe kanë përgaditurë një manifestim kulturor me rastin e njëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Atmosfera në lokalet ku mbahej manifestimi ishte mbresëlënëse dhe ajo që vihej në sy ishin kur të rinjët dhe të rejat shqiptare ishin veshur me veshë kombëtare dhe lëvizshin nëpër lokal përderisa pritshin që t’u vihej radha që të dalin në skenë. Kjo Shoqatë në kuadër të saj është e kompletuar me të gjitha veshat Kombëtare si për fëmijë ashtu edhe për të rritur dhe ka një aktivitet të pasur kulturor që në gjiun e saj përfshinë një numër të madh nxënësish dhe të rritur, nën udhëhqejen e Kryesisë së saj në përbërje: Rrahman Rrahmani, kryetar, Ahmet Ahmeti, skeretar, Hajdin Selaci, arkëtar, Muhamet Gashi dhe Behar Popova anëtarë të Kryesisë.
Konferensierë të këtij manifetimi ishin dy vajza të mrekullueshme Mërgime Popova dhe Albulena Sogojeva, të cilat pasi përshëndeten të pranishmit në sallë, ftuan në skenë Miss Kosova 2007/08 z. Yllka Berisha që të shpallë të hapur këtë manifestim. Ajo e cila ndër të tjera tha:
"Kam nderin dhe privilegjin që unë Yllka Berisha Miss Kosova 2007/08, që të shpalli të hapur Manifestimin Kulturor të përvjetorit të parë të Republikës së Kosovës, shtet i njohur ndërkombëtarisht. Ne tani jemi të vetëdishëm se Pavarësia e Republikës së Kosovës, u arritë në saje të përpjekjeve të shumë gjenerateve të mëhershme, e gjerë tek ish-Presidenti i parë shpirtëror dhe historik i Kosovës, Doktor Ibrahim Rugova, dhe gjakun e dëshmorëve të Kosovës dhe trojeve etnike shqiptare me në krye Komandantin Legjendar Adem Jasharin, që duhet vlerësuar lartë mundin dhe sakrificen e tyre sublime që dhanë për Pavarësinë e Republikës së Kosovës.
ZONJA DHE ZOTËRINJË,
Tani kur po e festojmë njëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, i tërë Kombi Shqiptar, janë në përgaditjet e kësaj feste të madhe dhe të shumëpritur me shumë e shumë vite. Më lejoni, që nga zemra të gjithë Juve këtu që jeni të pranishëm dhe të popullit Shqiptar kudo që ndodhen nëpër vendet e tyre me vendbanim, të u’a urojë PËRVJETORIN E PARË TË PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Ndjehem Krenare se jam Missi i parë i PAVARËSISË SË KOSOVËS, dhe këtë çmim do ta ruaj në përjetësi.
Me që jam e ftuar e nderit në një spektakël në Mitrovicë dhe do të marr pjesë (ku do të nisem nesër në mëngjes me aeroplan), unë do t’i përcjelli urimet e juaja më të ngrohta në Mitrovicë dhe Kosovë, duke u’a uruar njëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Gëzuar, Zoti e bekoft Pavarësinë e Republikës së Kosovës, Zoti e bekoft popullin Shqiptar dhe miqt tanë me në krye SHBA-të" përfundojë në fjalën e saj.
Më pastaj, për fjalë rasti u ftua të marr fjalën Kryetari Shoqatës Kulturore Shqiptare (SHKSH) "Nënë Tereza" në Ängelholm dhe njëherit anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Daradanisë – Dega në Suedi, z.Rrahman Rrahmani, i cili tha:
"Zonja dhe zotërinj, Të nderuar të pranishëm, mirëmbrëma dhe mirëse keni ardhur në këtë mbrëmje festive kushtuar njëvetorin e PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
Sot kur jemi tubuar këtu që të festojmë njëvjetorin e parë të Pavarësisë së Kosovës, dua që të ju them se është hera e parë që përmes një programi kulturo-artistik me fëmijët tanë që organizojmë njëvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në shtetin e pavarur dhe sovran, Pavarësi e cila u arrit në saje të përpjekjeve të shumë gjeneratave shqiptare, atëdhetarë, veprimtarë dhe politikanë të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre, as mundin e as gjakun për Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ne duhet të jemi krenar që sot kur festojmë njëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duhet kujtuar ideatorin e kësaj pavarësije siq ishte Presidenti i parë historik dhe shpirtëror i Republikës së Kosovës, njeriu më emblematik i kohës siq ishte i madhi Dr. Ibrahim Rugova, i cili me politikën e tij paqësore e krijoj Epoken e tij. Kurse tokën e Kosovës e ujiten dëshmorët e Kombit me gjakun e tyre për të arritu sa më parë Pavarësia e Kosovës, siq ishte Adem Jashari me tërë familjen e tij dhe shumë dëshmorë të Kombit në tërë trevat shqiptare të banuara me shqiptarë. Kjo Pavarësi ka kërkuar shumë mund, shumë politikë, gjakë dhe angazhim, i të gjithë shqiptarëve, si në Kosovë, Shqipëri dhe Mërgatë, duke i bashkuar të gjitha këto forca dhe me përkrahjen e miqëve tanë të Europës, në këtë rast edhe Suedisë, dhe SHBA-të, ne ja dolëm që të pavarësohemi dhe sot jemi shtet sovran dhe i pavarur. O Zot i madh bekoj të gjitha këto gjenerata që për kontributin e tyre, për sakrificën e tyre, për gjakun e tyre sepse kjo sakrificë sublime e tyre solli Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ne çdo herë në çdo festë të përvjetorëve të Pavarësisë së Kosovës, do t’i përkujtojmë mekrenari dhe do të krenohemi me kontributin e tyre. Filozofija politike e ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, depërtojë në thellësi të botës perendimore dhe në SHBA, duke i bindur se Kosova e meriton pavarësinë e saj. Gjithsesi se një mbështetje të madhe kësaj filozofije i dha edhe Nëna shqiptare që quhet Nëna e tërë botës së qytetëruar siq ishte Nënë Tereza ose Gonxhe Bojaxhiu, që me krenari ne e mbajmë emrin e shoqatës sonë kulturore shqiptare këtu në Ängelohm të Suedisë shoqata "Nënë Tereza".
Të nderuar të pranishëm, Zonja dhe zotërinjë,
Tani kur po festojmë njëvjetorin e Pavarësisë, pritet që të kemi njohje edhe nga shtetet tjera të Europës dhe kontinenteve të tjera, që të arrihet një numës sa më i madhë i njohjeve. Duhet ditur se na presin shumë sfida për ta ndërtuar shtetin e Republikës së Kosovës.
Shteti duhet ndërtuar dhe zhvilluar për të dëshmuar se jemi të zot të qeverisim vet, por gjithëherë duhet kërkuar nga miqt tanë të Europës përkrahjen e tyre që të zhvillohemi dhe ndërtohemi me ndihmen edhe të tyre.
Ne duhet që të falendrojmë popullin Suedez për ndihmën që e dha edhe para lufte, edhe gjatë luftes edhe pas luftes. Populli Suesdez tani është mik i popullit shqiptar, të cilin e falenderojmë nga zemra.
Të dashur bashkatdhetarë,
Më lejoni që në emër të Kryesisë së Shoqatës Kulturore Shqiptare "Nënë Tereza" në Ängelholm, dhe në emrin tim personal, të u’a urojë njëvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me dëshirat më të mira, sidomos njohja sa më e madhe e numrit të shteteve të botës, e që një ditë Kosova të integrohet në Aleancen Euroatlantike në NATO, në Bashkimin Europjan dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të.
Zoti e bekoft Kosovën dhe Pavarësinë e saj, Zoti e bekoft popullin Shqiptar kudo që ndodhet ai. Zoti i bekoft SHBA-të, BE-në, popullin suedez dhe miqt tanë kudo që ndodhen, e përfundojë fjalën Kryetari i Shoqatës z. Rrahman Rrahman.
Tubimin e përshëndeten edhe z. Hysen Ibrahimi, kryetar i LDD-së Dega në Suedi dhe z. Xhevat Isufi mësimëdhënës në gjuhën shqipe në Ängelholm.
Programi fillojë me Pjesë teatrale kushtuar ish presidentit historik dhe shpirëtror të Kosovës
Dr. Ibrahim Rugova e përgaditur nga koerografi, regjisori dhe aktori i mirënjohur Ahmet Ahmeti. Kjo dramë çfaqi emocione të jashtzakonshme në publikë, e cila u mirëprit me duartrokitje frenetike dhe ngriti të gjithë të pranishmit në këmbë.
Programi festiv vazhdojë me recitime "Të nderojmë Ibrahim Rugova" të cilën e recitoj Petrit Sallahu, poezinë "Adem Jashari" recitoj Dafina Berisha dhe poezinë "Gjysh të kam shoq" e recitoj Arijanita Dulla.
Pas valles "Pavarësia" dhe këngës "Halleluja" të cilën e interpretuan Adelina Popova dhe Dafina Berisha, u recituan edhe disa vjersha të tjera kryesisht kushtuar Pavarësisë, siq ishte poezia "Me fat pavarsia" të cilën e recitoj Adelina Popova, pastaj, Arlinda Zejnullahu recitojë poezinë:"Dr Ibrahim Rugova", poezinë "Te varri i komandantit" e recitoj Blerina Ahmeti dhe poezinë kushtuarPavarësisë e recitojë vogëlushja 4 vjeçare Donjeta Rrahmani.
Me një valle Kombëtare të interpretuar nga Mërgime Popova, Albulena Sogojeve dhe Dafina Berisha, e që pastaj vazhdojë këngën "Mirë se erdhe Pavarësi" e kënduar nga Dafina Berisha.
Programi fillojë me një recital: "Ata ishin të fjales, të pushkes dhe penës" kushtuar heronjve të lirisë që recituanë : Granit Berbatovci, Albulena, Sogujeva, Mergime Popova dhe Mirlinda Amerllahu.
Poezitë "Bac u kry"e recitoj Arlinda Zejnullahu, kurse poezinë "Mërgimtarët" e recitoj Dafina Berisha dhe poezinë "Nëna Teres" recitoj Arjanita Dulla.
Prap në skenë një çfaqje tetrale e quajtur "Në trurin e të burgosurve" e përgaditur nga regjisori, kreografi dhe aktori i mirënjohur Ahmet Ahmeti, e që luajten në role Sali Krasniqi dhe Ahmet Ahmeti. Ishte çfaqeje e shkëlqyer me një domethënje të ngjarjeve të më hershme të sistemit të serbisë me turturat e tyre mbi popullatën dhe të burgosurit shqiptarë nëpër kazamatet serbe. Ishte rrënqethëse por zgjojë ndjenjen dhe kureshtjen e publikut e cila i mirëprit me duartrokitje frenetike.
Me Poezitë "Zemer, krejt dashuri" në shqip dhe suedisht e recituar nga Adelina
Popova dhe Blerina Ahmeti, dhe vallen "Shota" e interpretuar nga Sali Krasniqi dhe Mergime Popova
Në përfundim të kësaj mbrëmje festive kushtuar një vjetorir të pavarsisë së Republikës së Kosovësu u interpretua vallja e Rugovës.
Me kaq përfundoj programi i manifetimit të Pavarësisë së Kosovës.
Shkurt 2009 në Ängelholm të Suesdisë.



Në emër të SHKSH-së "Nënë Tereza" në Ängelholm,
Ahmet Ahmeti, Sekretar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi