Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përleshje e shpërthim në Mitrovicë

Shko poshtë

Përleshje e shpërthim në Mitrovicë Empty Përleshje e shpërthim në Mitrovicë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 03, 2009 4:58 pm

Përleshje e shpërthim në Mitrovicë



Përleshje e shpërthim në Mitrovicë +mit


Policia e Kosovës njofton se dy incidente, përleshje dhe shpërthim, janë regjistruar gjatë natës së mbrëmshme në lagjen “Kodra e Minatorëve” në veri të Mitrovicës.
Në një njoftim për media, policia thotë se incidenti i parë i përleshjes mes dy grupeve të personave, shqiptarë dhe serbë, ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe besohet se është nxitur nga grupi serb që ka hedhur gurë në drejtim të shtëpive shqiptare.
Si kundërpgjigje, grupi shqiptar ka hedhur gurë në drejtim të grupit serb.
Po në këtë lagje, sipas policisë, rreth orës 22:00, janë regjistruar dy shpërthime të fuqishme.
Policia dhe KFOR-i nuk kanë arritur që të përcaktojnë as vendin e as mjetin e shpërthimit.
Policia, e cila ka nisur hetimet, beson se shpërthimet janë të motivuara pas dy incidenteve të përleshjeve në mes të rinjve shqiptarë dhe serbë të kësaj lagje në dy ditët e kaluara. / rel /
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi