Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sose Dumani:ME PRIT!

Shko poshtë

Sose Dumani:ME PRIT! Empty Sose Dumani:ME PRIT!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 07, 2010 11:06 am


Sose Dumani:ME PRIT! 275101_1767268424_7910871_n

Sose Dumani

ME PRIT!

Kam një shekull nisur drejt teje
Sa e gjatë kjo rrugë ,
i pafundë ky kalvar
Në sofagun e fundit
shpresa u përpëlit
E ëndërra nudo,
u vra diku matanë

Rruga u gris,
e në katërqindë copë u nda
Mos numëro ditët
mos gjyko fatin,është më
i lodhshëm se etja
Krahët të shtrirë në pritje
na mbeten..
E ngrirë në meridiane
mbeti buzëqeshja.

Më prit në rudinat e ëndërrës
vetmitare
Pran akullit qindëvjeçar
që gjysmak shkrinë përherë
Në lulëzimin e parë, më prit
ti çdo pranverë.

Në Buzë të Erenikut
ku malli lan gërshetat
Në gryken e Rugoves ku Orët
qajne legjendat
në ujëvarat e Valbonës ku
bukurisë i falen Zanat
Në trojet e mallit tim ,ku
dashur presin nënat
Me krenarinë E SHKELZENIT
ku drita merr hirësi
Më prit kudo i Dashur ku
falet dashuri..

Më prit në vargjet tua
e në fjalët e pathena
në rimat e rubinjta
në muzat e argjendëta

Do vij në këngët tua
pak rimë shpirtit mi jep
Në rast se nuk arrijë
të lutem vetëm Hesht
Hesht dhe mos mallko ,as fat
as Perendi..
Le të mbetet Platonike
Kjo ëndërr Dashuri.

Nga kjo betejë, padrejtësisht
e rënë në llotari
Dua në feniks të shëndërrohem e
nga hirëshenjëti i tijë
Ti shpërndaj botës paqë e dashuri.

03.07.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi