Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sose Dumani:Fëmijë të ngujuar

Shko poshtë

Sose Dumani:Fëmijë të ngujuar Empty Sose Dumani:Fëmijë të ngujuar

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 19, 2012 5:10 pm

Sose Dumani:Fëmijë të ngujuar 275101_1767268424_7910871_n

Sose Dumani:Fëmijë të ngujuar

(Kushtuar fëmijëve të mbyllur nga gjakmarrja)

Ngrihu bir se u bë vonë për në shkollë

Mëngjeset vonojnë në ato kulla të errëta
Askush nuk kujtohet tu jap pak dritë
Voglushë anemik të ngujuar brenda muresh
dhe një vrasës i dëshpëruar që gdhin e ngryset në një pritë.

Brenda është nipi im ..është nipi yt..
është e ardhmja e një kombi që po vritet ditë për ditë
Rreflektoni ju o njerëz me koshiencën humane
se po priten degët e pemës iliriane

U kthyet në Eremit,por s'ishte zgjedhja juaj
Në këtë botë të mizeries jeni ju të flijuar
Jeni viktimat e civilizimit që nuk i takoni
Jeni damari që po thani krahët e një kombi

„Ju të burrëruarit“ brenda guackes fatkeqe
të politikës shterpe të stilit mesjetar
Ju bij simbol të harresës fatale,
Ju plagët e hapura të popullit Shqipëtar

Mes vellos së ankthit kaloni ditet
e librat ju mbeten mbi një banke shkolle
Përmes ëndërres makth netët ju vijnë të zeza
E Shqipëria që niset drejt Evrope......?! Eh.....

Ju krijesa fatzëza të një Orakulli,
që me armë kundër jush po ju kultivon kulturen .
Askush nuk ngre dorën të shfarosi këtë kuvli
por paturpësisht nga amza ju kan fshir dhe vulen

Ky trung i cunguar fruta më nuk jep
Fëmija është limfa ,është arteria vet
Shkulni me rrënjë fajdet mesjetare
Ky vend po rënkon nga dora vrastare

Ju nuk jeni femij të Iranit,as të Kabulit
Nga San Salvadori nuk vini
as nga Afrika e Jugut
As nga Bosnja nuk keni ikur
Jeni bij të tokës,bij të një gjaku
ku arma vëllavrasëse ju rrin e pret tek pragu

Prandaj ti dore Ligjvënëse apliko drejtësinë
Hap kullat e mallkimit ,brenda ke fëmijë
Janë moshatarë e fmijëve të juaj
është e nesërmja, është djali yt..djali im
janë bij Shqipetar..........

Zgjohuni nga intelektualizmi,hapni sytë rreth jush..
Bëjani lavazhin ndërgjegjës,
se dhe jasht murit
të EGOS tuj ,ekziston dikush..

Jetojnë vëllëzrit tuaj,të drobitur e ngujuar
një popull i fyer nga qeverisja juaj
Larg duart nga fëmija,hapuni dyert
për në shkollë....
Dhe në mos qofshi vrasës,
jeni SIMAHORE.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi