Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këndi poetik i së premtës në diasporë (Sose Dumani)

Shko poshtë

Këndi poetik i së premtës në diasporë (Sose Dumani) Empty Këndi poetik i së premtës në diasporë (Sose Dumani)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 27, 2009 9:33 pm

27.08.2009 |
Këndi poetik i së premtës në diasporë





Sose Dumani (Itali)


KËNGA IME

Kënga ime s'ështe art,
por ndjenjë dhimbje
Kënga ime s'ështe e thellë,
por thellësia e saj është në
frymëmarrjen plot gulç
të dënesës time.
Eshtë brenda shpirtit
të plagosur,
është brenda teje
e ngurosur kulla ime.

Desha të këndoj
në stinën më të bukur.
Por korbat ma vran pranverën
dhe në kullën time zot u banë!

Sot, vetëm frengjitë flasin
për këngë e gëzime.
Për ato lindje që u gëzuan
dhe gurët e malit.

Nuk mundem më të flas për ty
se loti shpirtin po ma vret
zemrën time e lash në ty
Vetem shpresën mora vetë.


MOSPËRFILLJE

Mos m´i lidhni duart.
Dua të ledhatoj plagët
e pranverës.
Mos m´i mbyllni sytë.
Dua të shikoj dritën që
po shuhet orë e çast.
Ju lutem, mos më lini vetëm
se më zuri tër ky gjak.
Mos u largoni nga unë
në ditët e mia më të rënda.
VEMENDJE O NJEREZ
për plagët e mija
Unë nuk kërkoj mëshirë!
Nesër plagët e mia janë dhe tuajat.
Sikur të ishin gëzime, do kërkonit
të gjithë ngapak
Prandaj, o njerëz përfillni këto
PLAGË!


ISHE TI?!

Ishe ti kohë
apo dikush tjetër
që më rrudhe ballin
e ma zhbëre buzeqeshjen?
Barazi me zero!
Ishe ti stinë e acartë
që m´i vyshke lulet
apo ti pranverë që erdhe
aq shpejt?
Ishe ti botë që ma zbehe
ndjenjën?
Ishe ti trishtim që ma
more nurin?
Mos ishe ti "njeri padron"
që me shpaten vrastare
këpute degët e jetës?
Apo ti fat me ngërdheshjen
tënde hipokrite,
më bëre të dialogoj sot me vetëveten?!


MËSHIRË

Si një luftëtar, që shokët në beteja
i ka humbur
i lodhur i drobitur, pa lavdi e pa atdhe
Si kalorës pa kalë e pa shpat
që bredh shkretëtirave dhe
një oazë nuk e gjen.
Ecje pa destinacion, shpresë e pa shpresë
i tradhëtuar e prerë në besë.
Dhe ecen si Kostandini me amanetin
e dheut të tij
Por i mungon Doruntina në vithet e kalit

Kështu bredhin miliona njerëz pa atdhe
të përhumbur e të vrarë, nga mëshira
e pamëshirë e fatit.



TOKA JONË E SHPRISHUR

Toka jonë e shprishur nga të
pangopurit,
Toka jonë e lodhur nga ligjet
e të ligjëve
O zonjë e thinjur nga hallet e
bijve larg të tretur
O pranverë e përjetshme
që mbete një lule e paçelur
O tokë e ILIRIT TË PA ILIR
E mbetur e tretur, pa nipa
e pa bij.
Si nuk t’u tha loti kurr në ata sy
Si mbete e vetme, si?


LAMTUMIRË!
(Vëllait tim)

Nje rrufe e fortë shkarkoi në
atë ditë prilli
dhe pemën që mbollëm së bashku
në dysh e ndau.
Nga ajo ditë i thashë lamtumirë
dhe kopshtit ku u rrite
horizontet pa mua u nxin
u mbyll...
Yjet e natës u shuan
në duart e mia
edhe hanë gjoksin tim.
Dha shpirt
zemra atë ditë u shkul
nga kraharori
se tempullit tim
iu vranë hyjnit.


VIT KOB ´97
Ti vrave panteonin e bukurisë
Së shpirtit tim
Ti më vrave mua,
Ti ma shkule zemren
Nga foleja e saj,
Ti m´i vrave djemtë,
Rrënjët m´i shpërngule
Nga më i miri vend.
Ti ma shtove dhimbjen
E lotin e mallit, ma ktheve
Dhimbje
Ti ma vrave kullën e bardhë

Ti ma lave truallin në gjak,
o vit kob '97!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi