Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: KURRË MË, KURRË !

Shko poshtë

Vullnet Mato: KURRË MË, KURRË ! Empty Vullnet Mato: KURRË MË, KURRË !

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 11, 2010 8:46 pm

Vullnet Mato: KURRË MË, KURRË ! 35320_1295064547880_1568334934_30589424_8034431_n


Vullnet Mato: KURRË MË, KURRË ! 24329_1234865162933_1568334934_30475288_4637385_n


Vullnet Mato

KURRË MË, KURRË !

Kur bukurinë dhe dinjitetin
ta lakmonte çdo burrë
atëherë të desha,
sa s’më deshe kurrë.
Dhe të harrova,
kur s’më kujtove asnjëherë.
Kur u njohe me të tjerë,
me shumë të tjerë...

Thashë s’do të kujtoj kurrë më, kurrë.
Por oh, dëgjova
kapërceve Adriatikun,
u shite prostitutë,
te një pisburrë, pisburrë...

Thashë s’do ta dëgjoj
më emrin tënd kurrë më, kurrë.
Por oh, oh, oi, oi,
ta pashë fytyrën matanë detit
te TeleDue, në milici,
kapur rrugëve si kurvë, si kurvë...

Thashë s’do ta shoh fytyrën
kurrë më, kurrë.
Por oh,të ndesha rastësisht
te shkallët e spitalit të Tiranës,
me fletanalizën “AIDS”, sereopozitiv,
kishe dalë tepër e sëmurë, tepër e sëmurë...

Thashë s’do më dalësh më
para syve kurrë më, kurrë.
Por oh, të pashë
pas ca vitesh fotografinë
te varrezat e Sharrit
të shtrirë përfundimisht,
jo nën burra,
por nën dy gurë, nën dy gurë...

Dhe thashë me vete:
ah, sikur të ringjallej sërish
e të mos bëhej më kurvë,
do ta merrja për grua me çdo kusht,
dhe s’do ta ndaja nga vetja, kurrë më, kurrë!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi