Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Entela Safeti Kasi: Trendafili i tetorit, poezi- Entela Safeti Kasi

Shko poshtë

Entela Safeti Kasi: Trendafili i tetorit, poezi- Entela Safeti Kasi Empty Entela Safeti Kasi: Trendafili i tetorit, poezi- Entela Safeti Kasi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 12, 2010 6:56 pm

Entela Safeti Kasi: Trendafili i tetorit, poezi- Entela Safeti Kasi 34041_122084124502210_117165151660774_116562_1910924_n

Entela Safeti Kasi: Trendafili i tetorit, poezi- Entela Safeti Kasi

cikël

...Dritë, shtangur në pikëllim
bëhu e qartë, bukur!
Si dashuria që mban,
si motivi që këndon me gaz shpresën
që mbërrin tek ti
prej dritaresh të trishta
Loti nuk mjafton për të puthur
buzën e dridhur
Lutja po!Buzën që lut pëshpërima
të jetosh, i bukur i qartë
i fuqishëm të ngrihesh të sfidosh
si ti di...
Njeri i botës që kapërthehesh
limiteve
kufijve të saj.
E ti ngrihu!
Pi një pikë uji jetik me mua
në globin që rrotullohet
ditë netëve
ankthit,
jeta ka vetëm fillim
si dita që e nisëm bashkë
si rruga që e patëm nisur
si shtëpia që po ndërtohet
si dashuria
si fëmija që lindet...
Dritë, bëhu e qartë!!!
E pi një pikë uji
lëngun e buzëve
dehës në marramendje
në dashuri pa frikë....

...Nën këtë qiell të trishtë endem
si ëndrrat në perëndim të kuq
me natën që mbërrin vetmuar
në liman të dashurisë që pret
të njëjtën anije të vjetër...

si këngët e brezit tim kënduar
plot përkundje gjethesh në parqe
dashurish, prekjesh, fryme që deh.

Nuk ka kthim!
Gjyshja, borëbardha, ujku,
shtpëisë së rënuar enden.

Nuk ka ninullë
dashurisht as përkushtuar.

Nëna mbeti mbështjellë trëndafilash
në tangon e kohës së vet
e im atë në kërkim të kurorës
në ditë të dasmës u puth
me krahët e fluturës së Majit!
Ndërsa flutura bore
shkumbëzoi liqeni në ag
e çati e shtëpisë u zbardh
si amshim...

Në perlën e qartë si ruzull
nxjerrë nga det i veriut
mbi një unazë
u kryqëzua fati i njeriut.

Një burrë dhe jë grua,
prej lëndinës së Pyllit të harlisur
stisën mbi këtët varg...

......ne ishim krahë, shkëputur engjëllit
si parathënia e orakullit mitik të Delfit.
Përgjumje historie
portrete të çdo kohe
në gjeografi pa busull.

...mbi këtë ajsberg të fatit!
Përkundu flutura ime
nën këtët hënë që zverdh
si lëkura e trupit të drobitur, sëmurë
prej mijëra vjet....
Dehu!
Me gjakun e kupës së shenjtë
Gishta kërcënues si ritual
përmbi çdo qënie si ti drejtohen
edhe në kornizë edhe në realitet...
dhe endu në sytë e Drinit
që liqeni i fsheh
i ndarë në mes.
...bota është ende limani që i pret
është përgjithnjë retorikë
si vargjet që shkruaj
si flatrat
si fjala
si ky fat...

,,,sa angushti që kam! Nënë!
Përse vrapuam
udhëve të botës të huaj
si të panjohur
në kullën e ndëshkimit
vetëgjyqësisë
krijuam
nën shtëllunga tymi
pluhuri të mykur
ëndrrat tona që u thinjën në ag...
Jam rruga e shkelur e tjetrit
Ura e ndërtuar për të gjithë!?
Paraardhësit dhe pasardhësit
rendin
në gen
me një altar
flakësh të dobëta
si kandili në shtëpinë e gjyshit
në shoqëri të dhisë
e lepurit të egër në mal,
nën aromën e pishave të djgura
në harrim, e mohim njerëzish
trung...
Si libri i vjetër
si kitarë e heshtur
në sokakë të rrugës ku u rritëm
Ti,
babai,
unë...
Vjeshtë e rrënimit dhe pjekjes
fik i plasur mi të gjithë ne,
Pranverës së barit, ajrit,
gjarpri ndënë gur i fle...
Në çdo stinë
ftohtë ka vogëlushja e shkrepseve..
Sa frikë që kam, Nënë
kur mbetem vetëm!

...Është si rrethi
flutur e kujtesës
tretur në polen lulesh
si buzët që e thanë fjalën
si goja që e rodhi lutjen...
Ne ishin fillesa ëndrash të bukura
Lumë në delta dashurish
e fletë papirusi u bënë
shndrimet tona
Bëmë skenën, ndërtuam teatrin
shpikëm dramën si lojë
Tani askush nuk këndon ëmbëlsisht
as për perla puthjesh
as për liqen sysh
as dëshpërimisht nuk derdhet si krua
as vdes as jeton për një grua...
Kalorsiakë, fisnikë e heronj
mbetën mureve, kohës së shkuar...

E ndërtuam tragjedinë
e luajtëm pjesën...
lumturisht gëzimit endem
që shiun ndjej
që diellin e kuq e shoh kur fshihet nën det
që ajrin e malit më të lartë e thith,
e më deh
aromë e bukës të njeriut të varfër
lëkura e portokallit të zhveshur
duart e burit më të dashur
lëngu i frutit të pjekur
në nëkresë lumturie...

Skena e marrëzisë së përhershme
është si rëra me kristale
ngjizur me ujin
dhe pluhurin
Unazë për mjerimin
që i krijohet monument
si këto vargje që era përkund
e harrimit shpërndahen gjithkund
përherë si në fund,
a fillim të jetës.

...Edhe tërndafili i tetorit
është lulja që skam patur
në ditëlindjen time
si xixëllonja në bregun me shavar
kur në gjumë bie pikëllimi
sepse u err çasti i dashurisë
mbi këtë mërzi

Dhe kukulla, flokëverdha e përrallës së gjyshes
në nanurrisje ëndrrash
kur i këndoi gjumit të shqetësuar
nën rrënojat e shtëpisë

Si Hëna shndrit dritën e zbehtë
kur në gjumë bie dashuria...

Një shkëndijë e vetme,
Vyshk mbi këtë mall që dejg
Trëndafilin e tetorit
Shavarin e liqenit
e flokët e kukullës...

Pra s’dua përshpirtje
e as kurorë lulesh
vera nuk mbërrin
në asnjë stepë të djegur
në asnjë shkretëtirë të shurdhët
mbi asnjë liqen sysh si këta
që rrjedhin një lumë të zi.

E atje nuk fle asnjë peshk i ëndërrt
asnjë syth shpërthyes
asnjë fllad i ëmbël
asnjë gjyshe e dashur
asnjë fëmijë i pafajshëm
asnjë varg naiv.

Se nuk mundet kjoha ta përmbajë
asnjë trishtim të këputur
qiellit, si yll

E nuk mundet toka ta rrisë
asnjë bimë si kjo,
fara u shpërnda në erë e nuk ra mbi
asnjë plis
mbi asnjë nënkresë të dashuruar
me ftesa festash të bukura

Ndaj, Trëndafili i Tetorit
Xixëllonja
e Kukulla
janë
ditëlindja e ditës kur lind

13 Janar, 2007
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi