Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Entela Safeti Kasi:Fjalë te Lirisë

Shko poshtë

Entela Safeti Kasi:Fjalë te Lirisë Empty Entela Safeti Kasi:Fjalë te Lirisë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 23, 2010 1:38 am




Entela Safeti Kasi:Fjalë te Lirisë 14991_1419366006598_1306101211_1209201_2755714_n

Entela Safeti Kasi:Fjalë te Lirisë

Të shkruash do të thotë të jetosh ndryshe, brenda një bote ideale, pasi shkrimtarët janë mendimtarë të shoqërisë ideale, e kështu janë të mërguarit e mëdhenj shoqërisë reale. Koha e artit dhe koha aktuale fërkohen, përplasen me njëra tjetrën në ndërgjegjien e shkrimtarit, përplasja e madhe sjell krijimin e veprës.
Në antikitet Homeri do të këndonte Iliadën, ndërgjegjien e tronditur të një kohe dhe verbëria fizike do të sfidonte aktualitetin e do të iluminonte të gjitha kohët.
Ende edhe sot pas qindra e mijëra vjetësh, shkrimtari mbetet rikrijuesi i kohës dhe prijësi i ardhëmrive historike. Ky i mërguar i madh, i cili përgjithmonë rebel, krijon mrekullisht në vetminë e përsosur veprën, atë që mbetet testamenti i tij në tejkohësi.
Të shkruarit është akti më i vetmuar në botë, e aty shkrihen, treten, zhbëhen, kufijtë, vetë kohët tejkalohen dhe mrekullisht krijohet bota dhe idelai i tij.
Shkrimtari ka aftësinë të tronditë regjimet, kështu ka ndodhur në të gjitha kohët dhe shembujt e jashtëzakonshëm vijnë nga veriu dhe jugu i botës, nga lindja dhe perëndimi i saj.
Megjithëse pas 20 vitesh të rënies së murit të Berlinit, shoqëria dhe ndërgjegjia ende tronditen nga persekucioni që u është bërë shkrimtarëve.
Që në kohët e Homerit, shkrimtarët janë të ndëshkuarit e mëdhenj, janë internuar, psh si Ovidi, u janë shkatërruar veprat, psh si Eskilit, janë burgosur, si Saramango, janë ekzekutuar, si Vilson Bloshmi, Genc Leka, apo Havzi Nela. Janë përndjekur, mohuar harruar, mënjanuar, shkatërruar, si Musine Kokalari, janë mbajtur në burgjet e ferrit të minierave si Visar Zhiti, janë dërguar në barkun e nëtokës si Sadik Bejko, janë ndaluar të botohen, e më e keqja u janë asgjesuar veprat.
Ende edhe sot shkrimtarët janë përballë rezikut të ndëshkimit, pasi në cdo cep të ndritur a të harruar të botës gjendet përgjithmonë një “Zeus” që ndëshkon Prometeun për shkak të iluminimt që ai i sjell shoqërisë dhe njerëzimit.
Shkrimtarit kinez, Liu Xiaobo, president I PEN-it iu akordua çmimi Nobel për Paqen
ndërsa ai gjendet në burg. Herta Myller, e PEN-it gjerman, edhe kjo laureate e Nobelit në letërsi tronditi botën me dëshmtë e saj për krimet e diktarurave dhe përfshirjen e shkrimtarëve në shërbim të sigurimit të përdorour për të shkatëruar shkrimtarët e tjerë , disidentët.
Mario Vargas Llosa, president i International PEN, laureat i Nobelit të këtij viti, ka provuar sprovën e të jetuarit nën censurë, ashtu si shkrimtari ynë gjenial Ismail Kadare, i cili ka mundur të krijojë letërsinë e mrekullueshme në kohën e absurdit, në shtetin që vriste shkrimtarët, dhe shkatërronte veprat e tyre.
Ndërsa në Itali, në qytetin e e bukur të Bellagios në liqenin e Comos, mbahej konfernca ndërkomëbtare e shkrimtarëve të burgosur, me shkrimtarë nga të katër cepat e globit, në mendimet e mia vinte një thënie biblike:

“Ti po vret poetët, shtëpitë e tua do të boshatisen”
Ky mendim i trishtë brenda meje rëshkiste e tretej me mjegullën e alpeve dhe liqenin, me vjeshtën e kuqremtë si gjaku i të vrarëve në Shqipërinë e acartë të diktaturës, ku edhe Zoti ishte dënuar me vdekje.
Në tetarin e Comos, ndërtuar me stilin e rilindjes Eurpiane, vargjet e Ismail Kadaresë, Saramangos, Adonisit, Clancier, ishin shndruar në romnaca nën zërin e këngetares lirike, shoqëruar nga Shubert, Shtraus, Moxart, e në atë magji të artit, mu kujtuan të gjitha aktekspertzat që u bëheshin vargjeve të poetëve shqiptarë, dënimet që në Shqipëri u bëheshin poetëvë. “Saharaja”- dhe aktekspertiza që e shpalli poetin Vilson Blloshmi të rezikshëm për shtetin diktatorial. Shtëpia e vjetër e Genc Lekës, aktekspertiza e së cilës e shpalli atë fajtor dhe armik të dktaturës. Trëndafilat e Visar Zhitit, etj .
Ismail Kadare me letrën e tij tronditëse në shtypin shqiptar, drejtuar Bedri Blloshmit, shkruan se “ Vezët e gjarprit janë shpërndarë gjithëandej”. Në parathënien e librit prej balade të Sadik Bejkos” Vilsoni dhe Grenci”, Kadare shkruan:POETET U VRANE NGA SHTETI!

Mediat italiane, Corriere dela sera, Il Republica e Messangiero, kishin botuar disa herë këtë shkrim të Kadaresë” Kur vriteshin poetët”
“Fjlaë të Lirisë” ishte botimi special I PEN qëndrës të Italisë, presidenti i së cilës, Poeti, përkthyesi dhe gazetari i kulturës në Coriere dela Sera, Sebastiano Grasso kishte ideuar së bashku me PEN Qendrën e Italisë.
Umberto Eko, Saramango, Kadare, dhe Adonis, kishin shkruar parathëniet, ndërsa autorët, shkrimtarë të burgosur politikë, nga të katër cepat e globit kishin shkruar rrëfimet e tyre tronditëse për letërsinë që kishin krijuar brenda dhe jashtë burgut.
Të arrish të krijosh në kushtet e izolimit total, kur as letra as lapsi nuk gjenden do të thotë ti drejtohesh ajrit, kujtesës, memories, të fshehësh në pamundësi poezinë tënde, dhe përmes të krijuarit të artit tënd të arrish të rikrijosh një botë tjetër krejt të ndryshme nga ajo e e burgut, një botë të lirisë të cilën e ke, e gjen dhe e shpik brenda teje. Të jetosh si
në dykohësinë e Borgesit.

Visar Zhiti, kryetar i Komitetit të shkrimtarëve të burgosur në PEN Qendrën e Shqipërisë dhe njëkohësisht, antar i PEN Qendrës të Italisë do të trondiste audiencën me rrëfimin e tij për Atin, dhe Artin. Kjo do të thotë të lindësh i dënuar.
Por nëse ne i referohemi Shqipërisë, mund të numurojmë raste të pafundme, shkrimtarësh, përkthyesish, artistësh të mohuar, me vepra të asgjësuara, dhe jetë të asgjësuara. C’ndodhi me Petro Markon, Lasgush Poradecin, Mitrush Kutelin, Musine Kokalarin, At.Zef Pllumin, e shumë të tjerë?

Ç’po ndodh sot me ata që kanë mundur të mbijetojnë burgut?
Shkrimtarë, poetë të dënuar dhe të lënë në harresë dhe mjerim tërësor. C’ndodhi me JamArbër Markon? Cpo ndodh me Pano Taçin?
A nuk paska mundësinë shteti shqiptar të rehabilitojë këta njerëz të shpallur fajtorë për Lirinë e fjalës, disidencën, dhe librin e ndaluar, apo shoqëria shqiptare ende nuk është gati të përballet me të vërtetën ë saj.
E vërteta e shoqërisë Shqiptare është historia e saj e deformuar, prodhimi i dsidentëve të remë, dhe lartësimi i persekutorëve.
PEN Qendra e Shqipërisë, e cila përveç promovimit të letërsisë dhe kulturës shqiptare sheh si prioritet të saj, rivlerësimin dhe dëmshpërblimin jo vetëm moral por edhe financiar të të gjithë atyre autorëve shqiptarë që u ndëshkuan për poezitë ë tyre, për veprat e tyre në diktaturë.

PEN Qendra e Shqipërisë do tu drejtohet Institucioneve të Shtetit shqiptar për ndërtimin e një kambane me gëzhoja plumbash, e cila duhet të vendoset në një vend të dukshëm pranë ish Lidhjes së Shkrimtarëve, sot MTKRS, me emrat e gdhendur të të gjithë artistëve shqiptarë të mohuar, ndaluar, internuar, burgosur dhe ekzekutuar, për veprat e tyre.
Mbase kjo kambanë, do të na kujtojë faktin që ne shqiptarët kemi ende nevojë për kujtesën historike, që shkrimtarët të mos jenë më preh e dhunës për shkak të Lirisë.

Entela Safeti Kasi
Presidente e Qendrës PEN të Shqiperisë


Entela Safeti Kasi:Fjalë te Lirisë 154291_1730135655645_1306101211_1948638_7574503_n





Entela Safeti Kasi:Fjalë te Lirisë 155104_1719229983010_1306101211_1930588_2805757_n
Bellagio, Italy

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi