Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Entela S. Kasi:Udhëtim - (fragment nga novela)

Shko poshtë

Entela S. Kasi:Udhëtim - (fragment nga novela) Empty Entela S. Kasi:Udhëtim - (fragment nga novela)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 09, 2011 11:54 pm

Entela S. Kasi:Udhëtim - (fragment nga novela) 275721_1306101211_1288731874_n

Entela S. Kasi:Udhëtim - (fragment nga novela)

Të gjithëve na ndodh të marrim një mesazh’ haroje numurin tim’
Dhe të themi : –“dakord, i di të gjitha, por mendova se disa gjëra thuhen në sy.Qofsh mirë!
Ç’duhet të mbaj mend apo harroj nuk ma detyron askush, as TI!
Entela Safeti -Kasi



Kapitulli i I

Shumë pak janë ditët e lumtura në jetë pasi lumturia është jetëshkurtër kur merr formë dhe trajta fizike, të matshme, të prekshme.Së brendshmi ajo është më e prekshme sepse e ndjen, është një gjendje ideale, e përsosur, e jashtzakonshme, e pamundshme për tu shuar prej materies, pasi është një lloj lënde shumë e veçantë, e ndryshme nga të gjitha format e lëndës që njohim dhe prekim, ndaj po të them:

E lumtur në brendësinë më të thellë, u linda me flatra kur u nisa drejt Prizrenit, pasi shumë thellë brenda meje, në një formë kaq platonike më dukej se po vrapoja pas një ëndrre e cila për destinacion e kishte një qytet i cili është për mua si “toka e premtuar” e hebrenjve. Ne shqiptarët kemi diçka të përbashkët me këtë komb, hebrenjtë. Tre herë janë ushtruar raprezalje dhe janë ndërmarrë fushata antinjerëzore për zhdukjen e Hebrenjve, dhe po kaq herë edhe më barbarisht janë kryer krime monstruoze çnjerëzore ndaj nesh, shqiptarëve. Jemi rezikuar të shpërbëhemi si komb edhe më keq se ata, ndaj Prizreni në mendimet dhe botën time është ajo që unë e quaj” qendra e tokës së premtuar”….

Në këtë gjeografi të tokës, u ndjeva lumturisht me flatra që në çastin që të rrëfeva se jam për rrugë, dhe besoj e kujton më pyete- Kur?

-Nesër, -tu përgjigja unë.

U shndrrova në njeri me flatra dhe rrugëtimi im ishte shumë i lehtë, deri sa vrapova për të telefonuar : Jam në rrugë, jam shumë mirë !

Dhe isha me të vërtetë shumë mirë, pasi andej Drinit unë ndjehem shumë mirë, pasi Drini buron diku pranë vendlindjes time, për të marrë një rrugë të gjatë, mes përmes Shqipërisë, e për tu derdhur në det. Nuk di Lumë më të bukur dhe më të dhimbshëm se ky, që ta përshkrojë përmes një tokë të ndarë copash keq, që nis prej një burimi tek trungu, që endet rrënjëve, e që derdhet po në trung duke vaditur rrënjët e liqeneve, maleve, fushave, luginave deri sa i mëbrrin detit, kësaj ane të Shqipërisë.

U ndjeva e pushtuar në mënyrën më të bukur. Ishe brenda meje, në mendimet e mia, nën muret e lëkurës, në ajrin që thithja, në gjithçka më shihte syri dhe më treste vështrimi madje të të them të vërtetën më dukej se do të më shfaqeshe diku në çdo çast për të më thënë : E sheh, ja ku Jam !

Të jesh, është shumë më e rëndësishme nga të kesh!

Lumturia thuajse nuk ekziston, këtë e thonë librat, letërsia dhe filozofia, dhe njerëzit e zakonshëm këtë thonë, por desha të të them që lumturia ekziston, lum kush e di, e lum kush e ndjen, por ajo është vështirë për tu prekur sepse është gati ideale si gjendje, e është lëndë !

Rruga jote dhe imja janë e njëta rrugë por ne jemi larg, sepse koha nëpër të cilën jemi është një kohë dreqi, e mbushur me mungesë lirie! ‘ E dija shumë mirë që nuk ishe në këtë qytetin e madh të cilin gjeopolitika e quan kryeqyteti i Shqipërisë( sipas meje Shqipëria duhej të kishte tjetër kryeqendër), ashtu sikur e ndjeja që ti kishe marrë rugën nga streha jote me hartën e Shqipërisë për të ardhur vetëm drejt meje, dhe ndaj kur u pamë tek, DEA,( perëndesha që e dua shumë),unë menjëherë thashë, -Po mund të shkojmë drejt çdo ngrehine që ka formën e kështjellës!

‘Iliada ‘ për mua mbetet ndërgjejgja e tronditur e helenëve, të cilin mundi ta rrëfejë vetëm Homeri, për të cilin thuhet se ka qënë i verbër! I Miri im, ndonjëherë nuk duhen sy, por ajo shqisë me të cilën Homeri mundi të shihte, në antikitetin e gadishullit Ilirik-Hyllirik- Ballkanin e sotëm.

Mbase do të thuash : Po çmë duhen mua gjithë këto fjalë…. ?

Shekspiri, tek Hamleti, në çastin kur do të nisë bisedën e tij me veten” to be or not to be” para këtij vargu ka” words, words, words”

Pasi Fjala ka fuqinë të shprehë atë që nuk munden tingujt e shpërndarë në erë a në muzikë, klasike apo moderne, qoftë edhe folk……

Tash I miri im, në të gjithë këtë nuk ka rregulla dhe inteligjencë për të qënë të arsyeshëm për të mbetur të përmbajtshëm, pasi ashtu si në Bibël tek kapitulli: Korinthasve, janë 13 kapituj e tek 13:13 thuhet: E nga të treja këto, shpresa, besimi dhe dashuria, ajo që mbetet është dashuria!Të gjitha profecitë mund të zhduken por dashuria mbetet!

Je diku midis qiellit dhe tokës, pezull,e Ishulli im edhe pse më i vetmuari në një cep të harruar a të ndritur të botës është lumturisht ishulli më I bukur dhe më me fat! E ndjej! Lum kush e di!

Dea
Copenhagen, 1 September 2011


VOYAGE

Në aeroportin e Budapestit iu duk se së bashku me avionin e British Air ishte ulur këmbëkryq moti i keq.Gjithçka dukej e trishtë tej qelqeve të tranzitit, mbi të gjitha e zymtë. Bubullima që dëgjoheshin që larg dhe drita të shpërndara në ajër, në erësirën e një nate si ajo. Po I dukej si diçka e errët e anës më të vështirë të një ekstremiteti të tejfundëm. Tirana natën, mendoi vetëtimthi me sytë tretur në qelqe.

Binte shi edhe atëherë në Marsin e vitit 1989 kur avionic i linjës së Malevit po ngrihej nga aeroporti i vetëm i Shqipërisë.Ishte fluturimi i saj is parë, si një udhëtim mdis jetës dhe vdekjes në drejtimin e fundëm ku mund edhe të vdiste, por mund të ndodhte që edhe mund të jetonte.Ishte një rrugë pakthim. ”Jeta është si një udhëtim ku duhet të mbash ekuilibrin, nëse do të lëvizësh”-kishte shkruar në anën e pasme të një fotogarfie bardhë e zi.Ajo ishte puna e saj e parë, fotogarfia e një fëmije që qëndronte mbi biçikletë në sheshin Skënderbej, vetëm, prindërit aq larg sa mezi dalloheshin, dukeshin si dy pika larg, si dy ndërtesa, si dy rrugë që ndaheshin. Ishte mëngjes herët dhe qyteti ishte pothuajse bosh. Atë mëngjes Dea kishte dalë herët nga shtëpia, donte të fotografonte shehsin Skënderbej, hotelin e vetëm “Tiranën” dhe ashtu kishte kapur në objektiv qëndrën e botës, fëmijën rreth 3-vjeç mbi biçikletë.Pastaj qyteti kishte filluar të lëvizte, njerëz që shfaqeshin me biçkleta, dhe autobusi i linjës Kombinat - Kinostudio, autobusi i saj drejt qëndrës së vetme të filmit.Një tis agu i mbështjellë në polen agu dhe aromë drurësh në shpërthim gjethesh.Kishte ndjerë përsëri dhimbjen e fortë të kokës, errësimin e pamjes dhe humbjen e ekuilibrit. Zot, ‘çdhuratë të jesh në ekuilibër, të shëtisësh me biçikletë në qytet a në jetë!-kishte menduar e tronditur! Mjekët pasi ishin konsultuar me njëri tjetrin i kishin komunikuar vendimin se e vetmja mënyrë për të pastruar tumorin e nervit akustik, ishte të nisej në Budapest në Spitalin Universitar të Neurokirurgjisë,mjekët ishin shumë të mirë në Budapest ashtu si edhe në Tiranë, por në Budapest ekzistonin mjetet, aparaturat e duhura. Kjo mund ti shpëtonte jetën.Mund të ndodhte gjithçka, e para të mos përballonte operacionin që do të zgjaste rreth 13 orë, të mbetej në kontuzion edhe pak më gjatë, të zgjohej e gjymtuar, ose e shpërfytyruar, të zgjohej dhe të humbte disa ndjeshmëri bazë të cilat mund ti rifitonte me kohën, të kthehej por të mos mund të ushqehej për një kohë të gjatë, ose e fundit fare që mund të ishte pasoja më e lehtë, të jetonte me një deformim të syrit të majtë, strabizëm ekstrem dhe një mpirje, tendosje, ngrirje të fytyrës në anaën e majtë, një dëmtim facial, lloj paralize.

Kur avioni i linjës së Malevit ishte ngritur nga aeroportiiI Tiranës, binte shi, ndërsa i kishte mbetur në sy fytyra e nënës, të vetmit njeri që kishte mbetur në sallën e pritjeve-përcjelljeve, pëterj shiritave-“E ndaluar”-.

Tani ishte në terminalin B2, të aeroportit të Budapestit, “non schengen states”, duke vështruar përtej qelqeve natën që nxinte. Larg shtrihej qyteti, Buda dhe Pesti, urat që lidhnin të dy pjesët në një përsosmëri arkitekturore të urbanistikës, Katedralja, Hotel “4 Stinët”, “Ura e luanëve”, Danubi, dhe tingujt e Franc Listit, “Danubi Blu”.

Dikur kur kishte dalë nga terminali, I kishte këkrkuar mjekut të ambasadës shqiptare, ta shëtiste në atë qytet, se mund edhe të mos zgjohej dhe ashtu vetëtimthi dëshironte të merrte me vete fotgrafinë e një bote tjetër, të huaj, të cilën e kishte lexuar në libra. Budapesti ishte pika zero.Mjeku I ambasadës duke qënë I mirëinformuar për qytetaren shqiptare Dea S. I kishte këkruar shoferit të ngite drejt kalasë, dhe kështu kishte ndodhur. Përtej xhamave të maiknës dritat si neon përziheshin me natën që nxinte dhe shiun që varej si litar, dhe ashtu nëpër atë zhurmë të natyrës mjetit dhe bisedave të mjekut ajo po humbte nën tingujt e Franc Listit’ Danubi Blu”Makina kishte ndaluar në lagjen e Budës, në një shesh me kalldrëm, dhe aty e përmendi zëri I jekut të abasadës” Ky memorial tregon se si njerëzit u lutën për të shpëtuar shëndetin e njerëzve kur e pidemia e kolerës po shfaroste Budapestin”

Ajo doli nga makina dhe treti sytë, shnjtët me kurora të ndryshme simonle të kalvinistëve dhe protestantëve kishin shtrirë duart, gishtërinjtë që zgjateshoin deri në pafundësi të kufirit të lejueshëm fizik duke I nisur lutjet qiellit. Si tek Antigona e sofokliut, në kufirin e fundit tej së mundshmes njerëzore, duke I këkruar ndihmën qiellit! Kufiri midis të mundshmes dhe të pamundshmes, e aty besoi se ka disa çaste ose një moment kur njeriu është I aspak zot I fatit të vet!

Pafuqia e tij është pikërisht ky skaj I kufirit të së pamundurës.Në kafenenë e ranzitit ku ishte ulur prsëri si shumë herë të tjera u dëjua edhe në herë zëri I folëses së njoftimeve” Pasgjerët e fluturimit 206 për në Tiranë të shkojnë në portën 7. Ishte ngritur instiktivisht dhe ishte gjendur shpejt në gate 7.Duke bërë veprimete zakonshme vështroi përsëri tej qelqeve të tranzitit. Kur vuri këmbën në avion dëgjoi përsëri të njtën fjali” Godevening wellcome to our board”, shoqëruar nga buzëeshja e zakonshme stjuardesave të Malevit.E njëjta pame e tyre si përgjithonë, flokë ngjyrë gruri i pjekur,të mbledhur pas koke, një pudër e lehtë ngjyrë rozë shpërndarë me kujdes mbi mollëzat e faqeve, buzë te lyera lehtë nën në shkëlqim të beftë rozë, shalli në formën lidhur në formën e fluturës, me ngjyrat e kompanisë,këmishat ngjyrë kremi dhe kostumi I zi me një nuancë të lehtë të blusë të thellë si qiell nate. E gjithë kjo ngrehinë njerëzore trupash femërorë të gjatë grash tipike hungareze,mbahej mbi taka të përshtatshme stjuardesash këmbësh elegante. E kishte të fotografuar këtë pamje, edhe sikur të ishte e ndryshme nuk do ti bënte asnjhwerë përshtypje ndryshimi, dhe ashtu me çka kishte përthitur shqisa e saj në mend shkoi e u ul tek vendi I ckatuar.Dritaret e emergjencës, pikërisht tek krahaët e avionit.

Malevi këtë herë kishte vendosur një avion të vogël, nga ata me dy ndenjëse në secilën anë dhe një krriodor të ngushtë në mes, pikërisht si ai me të cilin kishte fluturuar në Marsin e e vitit 1989 nga Tirana drejt Budapestit.Në krahun e saj të djathtë ndjeu që u ul dikush, ngjyra e robës që mbante veshur iu përfytyrua e errët.Pastaj Dea ia kishte ngulur edhe një herë sytë dritareve të vogla duke humbur sërish në Marsin e vitit 1989.

“It was raining cats and dogs”- kishte pëshpëritur.

“Pardom”- I foli pasagjeri I krahut të djathtë.

Ajo ktheu kokën në krahun e saj të djathtë dhe nën xhaketën e zezë dalloi jakën e bardhë, tipike, të priftërinjve katolikë.

“Në qiell, në mot të keq, në një udhëtim të vështirë, dhe një prift katolik. Në Mars!”,pastaj tërhoqi vështrimin dhe në mendime iu kthye nata e fundit në Copenhagen, në mbyllje të ekspozitës fotgrafike të titulluar “Lufta që ne trashëgojmë”. Dhe aty për aty fjalët e reporterit S.A.Z. nga Bagdati në darkën e fundit: “Shqipëria është një vend myslyman”.

-“ Gjithmonë me këtë fjali juve, sikur të mos keni asgjë tetër për të biseduar’-I kishte thënë Dea.

“Kam përshtypjen se ju e shmangni gjithmonë këtë temë”-kishte vazhduar ai.

-“ Po sikur t’ju them se feja e religjioni i shqiptarëve është vetëm Shqipëria, a do të mund ta kuptonit këtë”?

-“Ne kemi gjëra të përbashkëta”- kishte vazhduar ai.

-“Diktaturën, asgjë tjetër”. - I kishte thënë Dea, ndërsa ai ishte ngritur nga tavolina ku ishin ulur duke I thënë se :’si femër nuk kishte asnjë ndryshim nga shtatë gratë e mundshme që mund të kishte një burrë myslyman në Irak, por ajo ishte raciste dhe si e tillë ishte edhe shqiptare edhe evropiane’

Kishte menduar gjëtë atë mbrëmje se përse dhe si ishte sjellë ashtu S.A.Z, por në mëngjes kur ishte bërë gati të dilte nga apartamenti për të fluturuar nga Copenhagen drejt Budapestit e pastaj drejt Tiranës, në telefon I mbëriti mesazhi ti tij ”Dotë dua në të dy botët, por ti nuk kupton. Kur ti të jesh në Tiranë, unë do të jem në Bagdad”.

-Do you feel well my lady? - dëgjoi zërin e njeriut ngjitur në krahun e saj të djathtë.

- What a bad weather!-pëshpëriti ajo.

- është vizita juaj e parë në Shqipëri?.Pa pritur aspak përgjigjen e saj vazhdoi- për mua është si shtëpia ime e tjetër, jetoj midis Irlandës dhe Shqipërisë. Jetoj në veri, njërëz dhe vend I mrekullueshëm.

-Gëzohem ta dëgjoj prej jush at- iu përgjigj Dea.-I am Albanian –vazhdoi ajo.

-Ju ngjasoni shumë me gratë e veriut të europës, irlandezet dhe keltet, po “Celtic ëoman”- vazhdoi ai.

-jam nga Tirana, banoj në Copenhagen,jam ftogografe ,punoj për Amnesty International.

-Ndërsa në Evropë vazhdojnë të mendojnë se shqipëria është një vend myslyman, të njtën gjë thonë edhe për Kosovën- vazhdoi ai.

-Po ju çmendoni at?

- Shqiptarët janë njerëz shumë të veçantë,nuk e marrin seriozisht fenë,

-Nndërsa Evropa është një kontinent shumë krenar por që po harron disa gjëra tehlbësore, po harron rrënjët,- apo jo at?- vazhdoi Dea duke vështruar nga dritarte e vogla. Jashtë nxinte.-Shqiptarët jetojë të ndarë në kufij mes vetes At, dhe kjo është e padrejtë! U dënuan si asnjë komb tjetër I Evropës për krime të pakryera ndaj askujt.Tashmë që lufta e Kosovës ka mbarruar po shpërndjanë këtë tezën e famshme të religjionit . Duan ndarjen e Kosovës, “minierat e arit”, 2010vjet pas Krishtit, në Europë!

At Johani kishte vështruar me vëmendeje në sytë e saj të kafenjtë, një ndriçim në ngjyrëne e ullirit të papjekur regëtinte në retinën e tyre.

-At, çbënte zoti kur maskroheshin shqiptarët në Ballkan?

Ai kishte ngrirë duke pëshpëritur “zoti na faltë”!

-A sheh Zoti At? E nëse Zoti sheh, ai I sheh të gjithë, gjithçka, askush nuk I shpëton syrit të tij!

- Ju shoh të lënduar.-I kishte thënë At Johani.- dhe kur zemra të pushtohet nga urrejtja, lum kush do të mund të shohë gjëmat e saj, o bijat e Solomonit!

-‘Kënga e këngëve”- Bibla, -pëshpëriti Dea me vështrimin tretur në ekranin e vogël që shënonte vazhdimisht temperaturën në atmosferë dhe lartësinë.

Avioni u drodh.Turbulenca- mërmëriti ao me vështrimin e fiksuar tek ekrani I vogël.Pas disa sekondash u dëgjua një zhurmë edhe më e fortë dhe papritur ekranet u fikën, po ashtu edhe dritat si neon në bord. Heshtje.Askush nuk pipëtinte. Në erësirë të plotë hodhi vështrimin në krahun e saj të djathtë, ndërsa tej dritareve të emergjencës flakërinte drita e motorëve në krahët e atij mjeti që tash po ngjasonte edhe më shumë si një shpend i plagosur në qiellin e zit ë natës, si një krraukrimë, si e gjithë krraukrima e korbave në verandën e hotel “Pashtrik”, në Gjakovë, rreth një vit më parë.

Prifit kishte puthitur pëllëmbët në kryqin prej druri dhe po pëshpëriste një lutje. Dea mund të ndjente vetëm lëvizjen e buzëve.I mbylli sytë dhe duke I shtërnguar fort pyeti- ‘ Do të biem?”

Në atë pëshpërimë dallohej frika dhe tmerri. At Johani lëvizi dorën e djathtë nga kryqi prej druri dhe kapi dorën e saj që dridhej.U tremb edhe më tepër.

-Po kalojmë turbulenca, jemi mbi Ballkan, është mot I keq.- I foli ai

-Po zgjat më tepër se zakonisht-pëshpëriti ajo.

-Jemi në dorën e zotit, Dea!-foli ai duke shqiptuar ermin e saj.

- Unë nuk dua të vdes.

-Ju përgjërohem,mjaft.-I foli at Johani duke mbajtur në të dyja pëllëmbët duart e saj që dridheshin pa fund.

Pas disa çastesh bordi u ndriçua përsëri me atë ngjyrimin e zkonshmë si nenon. Njerëzit filluan të reagonin duke pyetur pa fund, sikur të ishin zgjuar në atë çast prej një ëndrre të frikshme, a prej një makthi. Stjuardesat njoftuan se gjithçka ishte nën kontoll dhe s epas 13 minutash do të uleshin në aeroportin ‘Nënë Tereza’ të Tiranës.

Nga bibla më kanë mbetur në kujtesë 13 kapitujt e Shën Palit drejtuar Korinthasve.”Edhe sikur të flisja gjuhët e gjithë botës, pa dashuri do të isha”…pastaj ajo heshti dhe I tha se duheshin edhe 13 minuta për tu ulur në tokën e Shqipërisë.Pastaj vazhdoi- dhe nga këto të treja, dashuria, besimi dhe shpresa, vetëm dashuria është me e forta.Të gjitha mrekullitë zhbëhen por vetëm dashuria mbetet.Pa dashurinë jam asgjë!Kapitulli 13:13 përfundoi Dea.

Sa kishte udhëtuar ShënPali për të mbledhur shkrimet e apostujve.Ishin 12 në darkën e fundit? Po I 13-ti kush ishte? Përse ky ndjekës euridit, fiozof dhe shkrues ishte endur kaq gjatë kufijve të mesdheut? Edhe në Iliri kishte predikuar dashurinë? Përse kishte predikuar dashurinë pikërisht në gadishullin Ilirik? Përse bota e krishterë e kishte pranuar aq vonë? Po Nënë Tereza që kishte jetuar në funksion të dashurisë sublime a nuk ishte nsiur prej Ballkanit të sotëm në shekullin e XX-të drejt botës.Përse historia deformohej në kohën e tyre ndërsa koha tjetër I kishte mohuar e tash po I shapllte shenjtë?

-Jemi mbi Ilridë at Johan, nuk do të biem këtu.-Foli Dea krejt papritur.

-Po ulemi, jemi mbi aeroportin Nënë Tereza, por është mot I keq dhe nduk duket asnjë dritë mbi tokë. Nëse mund tju shoh ndonjherë- e pyeti prifti.

-Po –tha Dea d he kur ishin ndarë në aeroport I kishte lënë në pëllëmbë kartëviiztën e saj’

“Kartvizita ime që endet si rruzull në duart e murgut’-mendoi.

Hotel Tirana ishte ende I zhurmshëm. Edhe pse kishte kaluar mesnata, në holl dëgjoheshun ende bisedat me zë të lartë. Një prej punonjësve të shërbimit shoqëroi bagazhet në dhomën e rezervuar për atë, ndërsa Dea këkrkoi me sy qoshen e saj të preferuar, tavolinën prej nga mund të shihje, Muzeun histoik në të majtë, Sheshin Skënderbej përballë dhe tetarin e Operas në të majtë, si edhe bulevardin e e vetëm, që tani kishte marrë emrin” Bulevardi Zogu i I-rë”. Kishte prositur kafenë ekspres dhe kishte ndezur një cigare. Iu kujtua menjwerë fotograia e sheshit Skënderbej, bardhë e zi e vitit 1989, kur një mëngjes kishte kaupur në objektiv vajzën e vogël në bicikletë, shumë vite më parë kur të kishe ekulibrin si aftësi fizike i dukej luks. Tirana ishte e ftohtë atë Mars, dhe mbi të githa gri. Po njëlloj kishte qënë edhe në Marsin e vitit 1990. E ftohtë dhe e paparashikueshme!

Kapitulli II-të

( Vrasje me një lehtësi të padurueshme)

Një mal me pikëpyetje ngrihet në mendimet e mia prej kohesh, por duke të njohur mirë, duke e ditur që ti nuk mund ti përgjigjesh as pyetjes time më të thjeshte, desha të them, se koha do ta kthjellojë krejt atë turbullim të pështjelluar ujerash të trazuar që përmbyëtn botën prej duarsh të pista njerëzish te vegjël....

Gjithësesi, nëse koha e provon të vërtetën, uroj të jetë në krahun tënd, sepse ndryshe do të jesh i vetmi njeri që do të më mësosh në jetë urrejtjen dhe neverinë për gjithçka të fshehtë, t’ inskenuar, t’ndyrë, që u shfaq mbështjellë me fytyrën e zotit që e kishte veshur dreqi si maskë, si në teater.....ku sigurisht duhet t’ jetë paguar shtrenjt, gjithçka, deri në detaj!

Dea,

Tiranë, Tetor 8, 2011.

...

Kur Dea kishte zbritur në trotuarin e Hotel Mondial për të hyrë Brenda ashtu si bënte zakonisht në vend që të bënte nga dera automatike, pasi hodhi stytë nga restoranti bosh u kujtua se si 5 vite të shkuara, pas ceremonisë së shkollës së fotgrafisë Marubi, ku ishte akorduar çmimi I madh për ekspozitën Ballkanika, menjëherë pas konferencës për shtyp, kishte vrapuar për tek’ Sky Tower’, duke parë qytetin në kafenenë rrotuluese prej qelqeve të tejduskshëm. Robert M, I cili e kishte shoqëruar në atë kafe pasi I kishte dorëazuar çmimin në sallën “Ibrahim Kodra” të Ministrisë së Kulturës, I kishte thënë: Dea, ti duhet të mësohesh me dhimbjen”!

-Po jam mësuar tashmë Robert.-I kishte thënë Dea.

- Kur humba nënën në 11 Shtator, ime bijë më tha:’baba tashmë unë mund të jem edhe nëna jote”

-‘a mund të isha unë nëna për babain tim në vitin 1988’-kishte menduar Dea vetëtimthi.

-“Robert, po më shpërthen truri, më beso!”

Gjithçka kishte ndodhur para se të mbërinin në Mondial për drekën e fundit. Ndërsa tani, pas 3 vitesh, në vend që të hynte në Mondial, kishte shkuar nga mozaiku I Tiranës, në lagjen e saj kur dikur kishte qënë shtëpia e saj, ishte ndërtuar një pallat 8-katësh. Edhe kur kishte shkuar me Johanin në atë cep të qytetit, nuk kishte mundur kurrë të gjente qetësi.Me të njëjtin trishtim kishte ecur përsëri nga Mondial,ishte gjendur përballë derës prej qelqesh të errët dhe ndjeu zbrazëisnë dhe sytë e recepsionistëve.Pastaj shtypi butonin e katit të V-të.Në atë moment dëgjoi zërin e Johanit në telefon’ Dea, unë sapo jam kthyer në shtëpi, gjithçka më duket bosh pa ty!’

-Bosh është edhe Tirana Johan.Tash jam në ashensorin e Mondial, do të ulem në verandë për të pirë një kafe.

-Vetëm?-pyeti Johani

Jo -ia kthua ajo.

Kishin folur deri sa ajo ishte ulur në një tavolinë në verandë me pamje nga mozaiku I Tiranës, dhe ndjhehej bosh, me një zbrazësi në gjithçka.Bosh.

Hari po vonohej. I dukej sikur nuk do të vinte, ashtu si kishte ndodhur të gjitha herët e tjera, ku ose nuk vinte ose vonohej.

-Besoj në 19 tetor jam në Prishtinë, I kishte thënë Johanit, dhe në 30 Tetor në Dublin. Do të ndaloj në Copenhagen vetëm për një ditë në datën 29 Tetor, pastaj jemi bashkë.Nuk do të largohem pa ty drejt Tiranës, të jap fjalën!

- Sikur të ishte kështu,-foli Johani, por po pres…dashuria I duron të gjitha! E përfundove intervistën për “the Times”? Janë dhjetë vite punë, karrierë e shkëlyer zemër, të lutem mos e hidh në erë jetën tënde, tonën, të lutem, në mundsh! Ndjej sikur po më ikën…a je mirë zemër?-dëgjoi zërin e tij.

-Besoj se po, do të di të jem mirë Johan.

Pas një çasti iu duk se po fluturonte në ajër.Gjithçka ishte përmbysur në një muaj.Jo vetëm sheshi Skënderbej, qyteti, por edhe jeta e saj ishte khyer kokëposhtë.Hari po vonohej ndërsa koha kishte ndalur.Pluhuri I Tiranës përzihej me të nxehtin e pazakontë për mujain Tetor.Në atë makth ndjeu hapat pas shpinës të saj, pastaj ai u ul në një karrige kashte në krah të saj, kishte veshur të njejtën bluzë ngjyrë kafe, me viza të holla në një përziere midis panës dhe kremit.

-Kohë e keqe Hari, apo jo?- foli Dea.Sa shumë u vonove!

Ai nuk foli, ishte shtriqur në karriken e vet dhe atë çast iu duk sikur ai të kishte mbëritur prej përtej vdekjes. Nuk kishte asgjë prej atij në atë pamje, ishte shndrruar në një njeri tjetër, gati të panjohur, të largët, dhe duke vështruar thellë në sytë e tij ajo ndjeu ftohtë, sepse nuk po ndjente më asgjë.

-Hari,-foli Dea, - a je mirë?

-çdo të bëhet me ne?- foli ai.

-Nuk e di- u përgjigj Dea.

- As unë, -foli ai.

-Largohemi më mirë-foli Dea.

Po- tha ai.

Pastaj kishin marë ashensorin, kishin shtypur butonin 0 dhe ajo ndjeu më ftohtë se kurrë më parë.Kishin dalë në trotuar, dhe menjëherë ai kishte thënë- Ik, tani, mos e kthe kokën pas.Më mirë kështu!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi