Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sofia Ziri: Sofia Ziri...Poezi, "DUA TE JETOJ"

Shko poshtë

Sofia Ziri: Sofia Ziri...Poezi, "DUA TE JETOJ" Empty Sofia Ziri: Sofia Ziri...Poezi, "DUA TE JETOJ"

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 13, 2010 8:42 pm

Sofia Ziri: Sofia Ziri...Poezi, "DUA TE JETOJ" 27984_102517043130462_100001165007247_23576_7512372_s
Sofia Ziri: Sofia Ziri...Poezi, "DUA TE JETOJ"



Shkëputa
një thelb shpirti,
t' ia ofroj diellit
që sytë m' i kishte ngulur.

Hodha nga pas
vetminë.
Qeshjet e saj
nëpër mure përplaseshin.

Shtriqa gishtërinjtë
të krihja flokët e sapolarë.
Dritat e zbehta të tyre
sfumoheshin diku...

Dhimbja nisi të përkulej
pranë kalit, që
hingëllinte i kapluar.
Nën thundrat e tij të fryra,
pluhuri,
rrokullisej në pluhur.

Si statujë
duart kryqëzova
dhe humba në brymën e mëngjesit.
Ndërkohë,
ndjeva erën, që
dirigjonte lehtësinë e saj,
në tavanin e qiellit
të zhubravitur.

Shkurtova rrugën e gjatë të dhimbjes,
ku frymarrja dergjej e fikatur.

Mbas vrapit
në ëndrrën e shkujdesur,
brenda mërzisë së zmeraldtë,
nisa të çel buzëqeshjen,
për të jetuar...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sofia Ziri: Sofia Ziri...Poezi, "DUA TE JETOJ" Empty Sofia Ziri: Sofia Ziri...Poezi, ME MERR PRANE VETES

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 13, 2010 8:45 pm


Sofia Ziri: Sofia Ziri...Poezi, ME MERR PRANE VETES


Pse
s' më merr
me vete
në hapësirën
e largët.
Pse mendon
që unë
s' di të fluturoj.
Falmë
krahët e tua,
të fal
buzëqeshjen,
si dhuratë të pakët
shpirtin
ta gëzoj...

Në se lart
në qiell
do të shoqëroja,
engjëjt
e mendimit,
unë
do të kërkoj,
hënën
do ta prekja,
diellin
do pushtoja,
në orbitën
e fshehur
me ty do qëndroj...

Merrmë pra,
të lutem
në krahët e tua,
që ta prek
dhe unë
joshjen,
lumturinë.
S' do të trembem
kurrë,
të bëhem
një grua,
do ta fal
gjith' shpirtin,
mes yjesh,
vajzërinë...


Sofia Ziri: Sofia Ziri...Poezi, ËNDRRA IME


Kam një jetë për të jetuar
bëj ta ndiej e s' e ndiej dot.
Bëj të qesh për ta shijuar,
nuk gjej forcë e s' mundem dot.
Prek një lule t' më ndihmojë,
por petalet s`më kuptojnë.
Flas e ndrojtur me nektarin,
lulja këputet se do zjarrin.
Kokulur marr e shkoj
bëj të qaj e nuk qaj dot.
E vrapoj nëpër fusha
ruaj lulet mos i shkel.
E ndal vrapin pak nga pak,
se për të gjitha më vjen keq.
Eci, eci e nuk ndalem
ku po shkoj nuk e kuptoj.
Kërkoj ndihmën e një zogu
dhe ai nuk më dëgjon.
Jam e lodhur nuk po mundem
bëj të ndalem, s`ndalem dot.
Ëndrra fort e ka mbërthyer
gjumin tim, ashtu kot.
Kam një jetë për të jetuar
lëshomë ëndërr, mos më ndal.
Se mëngjesi ka aguar,
zbardh një ditë e vjen një natë...


Sofia Ziri: Sofia Ziri...Poezi... KU JE?...



Ishe gëzimi im.
Tani s`je më
Ku je ?
Ishe brenda meje.
Nuk di, ku je ?
U bë kohë që nuk të ndiej
...

Mos të rrëmbeu klithma e Zotit,
e pranë vetes
të mban fshehur?

Se
ajri u trazua, toka avulloi,
pluhuri u ngrit lart.

Nuk po të shoh,
Ku je ?

Në je në folenë e Zotit.
Mbuloju mos kesh ftohtë,
Fli qetë,
dhe ëndrrat e mia shiko.

Se toka po zvogëlohet.
Mendo për shumë të tjerë...

O Zot !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi