Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sofia Ziri...Poezi, LOT’ I DASHURISË…

Shko poshtë

Sofia Ziri...Poezi, LOT’ I DASHURISË… Empty Sofia Ziri...Poezi, LOT’ I DASHURISË…

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 11, 2011 7:48 pm

Sofia Ziri...Poezi, LOT’ I DASHURISË… 174516_100001165007247_6636208_n
Sofia Ziri...Poezi, LOT’ I DASHURISË…

Mos ma vrit ëndrrën,
të dy e krijuam.
Kthej fytyrën nga mirësia
e rrezeve të tua.
Lotët ndërsa rrjedhin
marrin dritë nga yti kraharor,
në pika vese shkrijë,
ndaj, kur ndrijnë
dhimbja ka formë të bukur.
Herë, herë,
shoh gondolat veneciane
ngarkuar me thasë lotësh,
përmes psherëtimave rrufe
shoh si dritëzat e mia arratisur
rrugëve pa emër
kthehen në yje të shuar.
Shiko brenda shpirtit tim,
si plukson dhimbja.
Do të mbjell tufa borziloku
të erëmojnë.
Do bëj kujdes mos shpërndaj
farërat në tokë të huaj,
mos frikësoj lotin e dashurisë.
Unë klith dhimbshëm,
vargu po më shuhet
ndjen dhimbjen,
aty ku jeta është plagosur
mos e mbyt,
nuk ia dëgjon jehonën?
Po ngashërimin tim e ndjen?
Retë skëterren,
rregëtijnë vetëm mendimet,
brengat shëtisin hijerëndë
parkur të zhveshur.
Në mesditën time të shenjtë
pyes çuditshëm,
si mund të gremiset ndjenja,
përse më mbështell gjeneza ime,
mos ndofta kishte nevojë
të lindëte brenda meje?
Nuk jemi mëkatarë,
mbollëm një dashuri të paqtë,
borzilokët,
e kanë parfumuar tashmë.
Dua të më veshësh me magjinë tënde,
ndritma udhën, me rrezet e tua...!


.............................
zirisofia@gmail.com
Sofia Ziri...Poezi, LOT’ I DASHURISË… 224355_182507391798093_100001165007247_431244_1643604_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi