Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sofia Ziri...Poezi, PREMTOVE...

Shko poshtë

Sofia Ziri...Poezi, PREMTOVE... Empty Sofia Ziri...Poezi, PREMTOVE...

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 30, 2010 3:49 pm

Sofia Ziri...Poezi, PREMTOVE... 27984_102517043130462_100001165007247_23576_7512372_n

Sofia Ziri...Poezi, PREMTOVE...

Miq të dashur...
Nga një bisedë telefonike, me një miken time, në ndodhinë e saj, jo të këndshme familjare,
e prekur shumë nga sa më hapi zemrën, për tu lehtësuar sadopak,
ndërkohë, u ula dhe shkrova këtë poezi dhe po publikoj...
Faleminderit...

PREMTOVE...

Të ngriu fjala e dhënë, në cepin e mendimeve.
Premtove besimin me shpirt të ngrirë
dhe s’ do të nxjerrësh prej saj, tër’ fajet e tua.

Premtove...

Fund-qielli yt ka marrë ngjyrë të errët.
Besimi brenda tij është fshehur.
Kukamçefti ti luan, me ndjenjën e tjetrit
rininë në errësirë, e ke futur.

Premtove...

E more kurajën time, mos shihja gjithë botën,
siç deshe ti, fort mbërthyer të keqen,
në mërzitje dhe heshtje.
Shëtitjet e mia drejtove në qiell të errët
buzët, s’ma thonë dot, at’ fjalë të ëmbël.
Vogëlushet e tua, të presin deri vonë,
kur ti je kthyer, gjithmonë, ato flenë.

Premtove...

Në flladin e puthjeve, nuk dua të të shoh,
se vera sjell dimrin, atje, në kroin tënd.

Premtove...

Me trishtim m’i mbulove tërë vitet e freskëta,
ashtu si padashur të qëndrova statujë.
Një këngë të pafundme, doja të të thurja,
por shpirti s’ma pranoi, ti s’ishe përkund.
Marrëzitë t tua, çdoherë janë pleksur,
në pusin më të thellë, të jetës së flakur.

Premtove...

Si gjënë më të bukur të thënies tënde,
besimin varrose, e zhduke prej vetes.
Gjith’ puthjet e para, simbol të njohjes tonë,
me çarje i veshe, i humbe përgjithmonë.

Premtove...

Në stinën e luleve, çdoherë je vonuar
lulëzimet ulin kokën, lagështira u ka munguar.

Premtove...

Të gjitha po shuhen,
nga fjala e pa mbajtur, besimin e ke thyer,
nga duart të ka rënë...
Tani, marr vendimin, të të them, zemërhapur..
Mjaft më!

.......................
zirisofia@gmail.com
Sofia Ziri...Poezi, PREMTOVE... 47687_124064197642413_100001165007247_137668_5111917_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi