Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AVullnet Mato:DRESAT E NXËNËSVE TË MI

Shko poshtë

AVullnet Mato:DRESAT E NXËNËSVE TË MI  Empty AVullnet Mato:DRESAT E NXËNËSVE TË MI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 29, 2010 7:26 pm

AVullnet Mato:DRESAT E NXËNËSVE TË MI  39064_1309091658549_1568334934_30620289_8223326_n



AVullnet Mato:DRESAT E NXËNËSVE TË MI  38460_1308028591973_1568334934_30618240_5123714_n
Vullnet Mato
ADRESAT E NXËNËSVE TË MI
Dymbëdhjetë letra
më erdhën fluturim.
Dymbëdhjetë pulëbardha
më qëndruan mbi katedër.
Dymbëdhjetë oshtima
në gjoksin tim,
nga ata që lanë bankat
dhe m’u ulën në zemër.

Ja, ata që më adhuruan fjalën,
ata të shtrenjtët
që u adhurova kureshtjen,
brazdat ku atdhedashurisë
i mbolla farëzat,
parcelat e reja
ku mbolla vetveten.

Shpërblimi për lodhjen
dhe kujdesin, ja,
këto përshëndetje
që më erdhën sot nga e nesërmja.
Mirënjohje të shprehura
nga brezni të ra.
Mesazhe nga lartësi
të saposhkelura...


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi