Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sofia Ziri...Poezi, ZHGËNJIM...

Shko poshtë

Sofia Ziri...Poezi, ZHGËNJIM... Empty Sofia Ziri...Poezi, ZHGËNJIM...

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 14, 2010 12:55 pm

Sofia Ziri...Poezi, ZHGËNJIM... 27984_102517043130462_100001165007247_23576_7512372_n

Sofia Ziri...Poezi, ZHGËNJIM...
Preka
heshtjen tënde,
buzëve,
përqafimit që të dhashë
e malluar.

Shikimin, habitur
shëtita
në tërë trupin,
tënd,
veshur me stil
të ndryshuar.

Ndjeva
ngopjen e menjëhershme
të mallit,
shuar,
brenda
në qelizat
e trurit vendosur.

Dhimbja
më pushtoi
pa fjalë.

Oh,
çudi,
kur pashë
të ligun karakter,
ulur këmbëkryq,
në gjithë qenien tënde.

Me shpejtësi
mora gomën,
të fshi
gjithë puthjet,
që ende,
ruanin ngrohtësinë
mbi joshjen e trupit tim
edhe pse,
imagjinuar,
kanë mbushur
ëndrrën time të gjatë.

.............................
zirisofia@gmail.com
Sofia Ziri...Poezi, ZHGËNJIM... 68460_134800083235491_100001165007247_181435_8351482_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi