Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sami Islami:MATEMATIKA E JONIT

Shko poshtë

Sami Islami:MATEMATIKA E  JONIT Empty Sami Islami:MATEMATIKA E JONIT

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 05, 2011 2:31 pm

Sami Islami:MATEMATIKA E  JONIT Sami_islami
MATEMATIKAE JONIT

Duke u kthy nga doktori
Joni recetën në dorë e mori
E shikoi me kurreshtje
E lexoi ashtu në heshtje.

S’kuptoi gja nga përmbajtja
Dhe u ndal aty, te data
Ditën e muajin shpejt e lexoi
Po kjo 2011-a e hutoi

Ma parë ishte “njëzet dhjetë!” (pra 2010)
Kurse tash, “njëzet njëmbëdhjetë!” (2011)
I nxitur nga ky ndryshim
E pyeti babin pa ngurrim:

Më thuaj babi me të vërtetë
Pse s’shkruan këtu “njëzet dhjetë?”
I përgjigjet babi me dashuri
- Tani jemi në Vitin e Ri!

Aha, tha Joni-po kuptoj
Dhe filloi diçka të mendojë
‘Vallë, pas njëqind vjetë të tjerë
Sa vjet do t’i kishim atëherë ?!’

Zgjidhjen e bani pa u vonu
Me saktësi dhe pa gabu
Unë do t’i kisha-tha- njëqind e shtatë ,
Kurse ti babi njëqind e dyzet e gjashtë!

Sami ISLAMI
Londër, 02.02.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi