Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hondurasi njohu Republikën e Kosovës

Shko poshtë

Hondurasi njohu Republikën e Kosovës Empty Hondurasi njohu Republikën e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 03, 2010 8:36 pm

Hondurasi njohu Republikën e Kosovës 59469_145709005468887_116519628387825_224457_5030790_n
Hondurasi njohu Republikën e Kosovës

Republika e Hondurasit ka njohur sot zyrtarisht Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.Vendimi për njohjen e Kosovës i është kumtuar sot Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni nga Ministri i Jashtëm i Hondurasit, Mario Canahuati.
Hyseni dhe Canahuati gjatë një bisede të gjatë telefonike gjithashtu janë pajtuar që menjëherë të fillojnë procedurat për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Ministri Hyseni ka theksuar përkushtimin e Kosovës për të ndërtuar bashkëpunim dhe marrëdhënie të ngushta me këtë vend, ndërsa ministri Canahuati ka theksuar se Hondurasi është i vendosur që ta përkrahë Republikën e Kosovës në të gjitha rrafshet dhe institucionet ndërkombëtare.

LD Gjermani fb/ boss
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi