Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Turqia, përkrah Republikën e Kosovës

Shko poshtë

Turqia, përkrah Republikën e Kosovës Empty Turqia, përkrah Republikën e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 06, 2009 5:58 pm

Turqia, përkrah Republikën e Kosovës

Bota sot
Turqia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat, duke përfshirë atë ekonomike, politike por edhe ushtarake.


Turqia, përkrah Republikën e Kosovës TAKI
Presidenti Sejdiu e vlerësoi rolin mbështetës të z.Toptan, Presidentit dhe Kryeministrit të Turqisë për Kosovën dhe e falënderoi atë për investimet në fushën ekonomike, politike dhe të stabilitetit të Turqisë në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit të Madh të Republikës së Turqisë, Koksal Toptan, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë, sot u takua me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, ndërkohë që kanë vazhduar takimet me presidentin Sejdiu dhe me kryeministrin Thaçi. Pas takimit me liderët e institucioneve të vendit z. Toptan ka thënë se Turqia do të vazhdojë edhe më tej ta mbështes njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kryetari i Parlamentit të Madh të Turqisë Koksal Toptan gjatë takimit që zhvilloi me kryeparlamentarin Jakup Krasniqin, premtoi se Turqia do të mbështes edhe me tej zhvillimet demokratike që po ndërton Kosova për integrimet e saj në institucionet evropiane dhe integrimet euroatlantike. Gjithashtu Toptan premtoi se vendi i tij do të lobojë për njohje të reja në adresë të Republikës së Kosovës.
“Këtë çështje e trajtojmë në forma të ndryshme në takimet që zhvillojmë me anëtarët e vendeve të Konferencës Islamike por e rëndësishme është kjo: Me iniciativën e Turqisë është themeluar Asambleja e vendeve turk-folëse dhe në shtator të këtij vitit kjo asamble do të organizojë një konferencë që do të ketë për temë lobimin për pavarësinë e Kosovës. Por gjithsesi në takimet tona në nivele të larta shtetërore qoftë unë apo kryeministri turk, vëmë theks mbi çështjen e Kosovës”, ka deklaruar Z. Koksal Toptan.
Në proceset e ardhshme të Kosovës, nëse do të kërkohet të qëndrojmë këtu me fuqitë tona ushtarake e policore dhe ekspertë të sigurisë edhe më tutje do të jemi këtu, ka thënë kryeparlamentari turk Toptan.
Turqia do të mbështesë Kosovën në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, ka thënë ai duke ftuar edhe një herë biznesmenët turq për investime brenda Kosovës. Kryeparlamentari turk nëtakim me presidentit Fatmir Sejdiu, theksoi se shteti turk përkrah Kosovën jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në fusha tjera të rëndësishme. Kryetari Sejdiu e falënderoi edhe një herë Turqinë për kontributin e dhënë Kosovës.“E them gjithmonë se Turqia ka qenë gjithmonë një krah i fortë marrëdhënie të mira”, theksoi Sejdiu.Ai thotë se Kosova çmon bizneset turke duke premtuar përkrahjen e institucioneve për stimulimin dhe zhvillimin e ekonomisë së tregut.“Turqia ka qenë një krah i fortë me mbështetje edhe në kohën e luftës për ekzistencë dhe për pavarësi dhe në kohën e qenies aleate e përbashkët e forcave të NATO-s për lirinë e Kosovës si dhe në kuadër të vendeve të para që e ka njohur Republikën e Kosovës dhe që kemi vendosur marrëdhënie diplomatike si dhe në bizneset e shumta që qytetarët e Turqisë dhe shteti turk kanë investuar në Kosovë”, theksoi Presidenti Sejdiu.
Kryetari i Kuvendit të Madh të Turqisë, Köksal Toptan tha se njëra ndër prioritetet e jashtme të vendit të tij është mbështetja e pavarësisë së Kosovës, si dhe mbështetja në fushën ekonomike, të shëndetësisë dhe të arsimit.
Ai bëri të ditur se ushtarët policët dhe ekspertët e sigurisë nga Turqia, të cilët veprojnë në Kosovë do të qëndrojnë këtu aq sa do të dëshirojë Kosova. Toptan, premtoi se Turqia do të vazhdojë edhe më tutje të mbështesë angazhimet e Kosovës për paqe dhe qetësi të vendit, dhe në këtë kontest ai foli për mbështetjen e Turqisë për Kosovën në rrugën e inkuadrimit në instancat veri-atlantike si dhe në mbështetjen e rritjes së numrit të njohjeve të reja.
Ndërkaq Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka thënë se bashkëpunimi midis Turqisë dhe Kosovës do të thellohet edhe më tej, sipas tij këtë obligojnë edhe qytetarët turq që jetojnë në Kosovë, si dhe shqiptarët që jetojnë në Turqi. Krasniqi tha se marrëdhëniet midis Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës duhet të shërbejnë si model për rajonin.
“Marrëdhëniet që po ndërtohen mes Kosovës dhe Turqisë do të jenë model për vendet e rajonit tonë dhe do të dëshironim që të gjitha vendet e rajonit të ndjekin shembullin e Republikës së Turqisë”, ka thënë kryeparlamentari Krasniqi.
Kryetari i Kuvendit të Madh të Turqisë, Koksal Toptan, do të flasë në një seancë të veçantë plenare të Kuvendit të Kosovës, ndërsa gjatë orëve të pasdites do të vizitojë Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe disa monumente kulturore-historike: xhaminë Fatih dhe Tyrben e Sulltan Muratit afër Prishtinës.
Kjo është vizita e parë e kryeparlamentarit të Turqisë në Kosovë, ndërsa kohëve të fundit shihet një intensifikim i bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Madh të Turqisë.


Turqia, përkrah Republikën e Kosovës TUR
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi