Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Genc Kastrati:Atje

Shko poshtë

Genc Kastrati:Atje Empty Genc Kastrati:Atje

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 06, 2010 10:27 pm



Genc Kastrati:Atje 47783_1399206136447_1121072899_30895441_5622223_n

Genc Kastrati:Atje



Atje large ke mbetur si rreze e perenduar

e mbuluar me muzgun e kohes se fjetur

nder kembet tua toka te ftohet si ethet

le syrin pa gjume per mendjen e trazuar

une nuk trishtohem nga largesia jote

ngase si nje perbindeshe distanca fundoset

kur lumenjet udhetojne dhe derdhen ne dete

ne nje oqean dashurie nga pika uji bashkohen



Atje large ti qendron si nje fortes

si nje mur i ngritur qendisur me petka

e veshur je me stolisje qe trupit tend lakohen

behesh nuse e pikelluar per heqjen e vellos

pret te zbulohet fshehtesia e trupit te lakuar

ne shuplak te dores te shtrihet nata dhunshem

ne gjoksin tend mungon koka e dashurise



Large nga ti nje ere nis te fergulloje

lajmetare e gjalle e pjeses tjeter te mbetur

shpirti binjak drejt teje niset te udhetoje

ne rrugen e gjate lakore udhetari i vetmuar

te mban ne shenjester me shpejtesine e eres

dhe posa mengjesi te te gedhije nga gjumi i lodhur

kaloresi te pret ne prag te deres.



@Genc Kastrati.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi