Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Daut Duriqi:Serbia në udhëkryq

Shko poshtë

Daut Duriqi:Serbia në udhëkryq  Empty Daut Duriqi:Serbia në udhëkryq

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 07, 2010 7:13 pm

Serbia në udhëkryq

Daut Duriqi



Beogradi zyrtar është i vetëdijshëm se e ka humbur Kosovën dhe se çdo tendencë për ta rikthyer kontrollin mbi të është humbje kohe kot, sepse aleatët e Kosovës nuk e kanë njohur atë si shtet të pavarur dhe sovran në tërësinë e saj tokësore, për t’a rikthyer në prehër Serbisë. Serbia në prag të negocimit të integrimeve në BE tenton që ta forcojë pozicionin e saj, për një hyrje ekspres në bllokun e vendeve evropiane dhe mundësisht të përfitojë ndonjë injeksion financiar .Kryetari serb Boris Tadiq gjatë bisedës me sekretarin britanik të shtetit Hague u shpreh se lidhur me projektrezolutën serbe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-ve mund të ketë kompromis dhe kompromisi i vetëm i mundshëm është apelimi për bisedime me Prishtinën për çështje jostatusore, pos për çështje të një agjende të përbashkët për pjesën veriore të Kosovës si dhe për ndihmë reciproke për procesin e integrimeve. Pra opsioni i parë është që Serbia të lëshojë pe dhe ta zbusë dukshëm projektrezolutën e saj. Opsioni i dytë është dështimi i plotë me numra, sidomos tash kur vijnë njoftime se komuniteti i shteteve të Karaibeve (15 vende anëtare të OKB-ve) dhe të pasojnë njohjet nga Amerika latine dhe disa nga shtetet arabe. Në këtë situatë lehtë mund të ndodh që në prag të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme përmes presionit të aleatëve të Kosovës, të ngrihet numri i njohjeve së paku në 100, gjë që projektrezoluta serbe të mos merrte dy të tretat dhe të dështonte dhe kjo do të ishte bumerang për Serbinë, gjë që do t’ia humbiste së paku dy-tre vjet në procesin e integrimeve evropiane.

Duke qenë se BE-ja është shpallur nga Beogradi si prioritet, më i mundshmi është opsioni i tërheqjes së projektrezoltës serbe dhe lëshimi i një deklarate politike nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-ve që u bën thirrje palëve për bisedime teknike, së pari për avancimin e pozitës së serbëve në veri të Kosovës përmes një zgjidhjeje kushtetuese, e cila nuk do ta hapte Pakon Ahtisaari por do ta modifikonte atë.

Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiq në një intervistë për emisionin “HARD talk” të BBC’së, tha se zgjidhja për Kosovën duhet të jetë kompromisi, e jo njëra palë t’i fitojë të gjitha, me çka përfundimisht e bëri publike intencën e Beogradit për ndarjen e Kosovës.

“Cilado zgjidhje duhet të vijë përmes procesit të negociatave. Mendoj se negociatat e mëhershme kanë dështuar për shkak se të dyja palët kanë deklaruar paraprakisht se cili duhet të jetë rezultati. Ne tani jemi të fokusuar të kthehemi në tavolinën e negociatave. Vetëm aty mund të zgjidhen problemet lidhur me territorin, e jo përmes imponimit”, ka thënë ministri serb.. Mirëpo, krijimi eventual i një entiteti serb në Kosovë do të ketë pasoja të paparashikueshme për vetë Serbinë, sepse atë që Serbia e kërkon vetëm për serbët jashtë Serbisë do ta kërkojnë edhe myslimanët në Sanxhak (Kryeimami i Sanxhakut Muamer Zukorliq ka deklaruar se nëse Serbia nuk ulet në tavolinën e bisedimeve Sanxhaku do ta shpallte autonominë) e njëherësh autonomi mund të shpallë edhe Lugina e Preshevës. Këto lëvizje do të mund t’i inkurajonin edhe vojvodinasit ku shpejt mund të ndodh kthesa politike. Vojvodina, kjo ish-krahinë në federalizmin jugosllav, ka tendenca etatiste (lëvizja autonomiste) shumë të fuqishme.

Por edhe në aspektin e jashtëm, ndarja e Kosovës do të kishte implikime zinxhirore në Bosnjë dhe Maqedoni, prandaj bashkësia ndërkombëtare nuk mund ta lejojë realizimin e këtij skenari, tepër të kushtueshëm dhe me potencial të rikthimit të luftërave në Ballkan.

Prandaj Serbia është në udhëkryq, ajo duke kërkuar kahun e duhur (atë të integrimeve në BE) po përpiqet që të rris pazarin gjatë pritjes në semafor të kuq.

Qeveria e ashtuquajtur proevuropiane e Tadiqit nuk mund të thuhet se është aq aventuriere dhe aq e papërgjegjshme sa ishte ajo e Sllobodan Millosheviqit, prandaj është e pritshme që Serbia më në fund t’i kthehet vetvetes. Dhe të heq dorë përfundimisht nga politikat imperialiste në rajon, për t’u shndërruar në një shtet normal.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi