Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Daut Duriqi:Dekriminalizim apo demonizim?

Shko poshtë

Daut Duriqi:Dekriminalizim apo demonizim?  Empty Daut Duriqi:Dekriminalizim apo demonizim?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 25, 2011 4:11 am

Daut Duriqi:Dekriminalizim apo demonizim?  187470_100002243254611_3999505_n
Daut Duriqi:Dekriminalizim apo demonizim?

Arrestimet e fundit të ish luftëtarëve të UÇK-së nga policia e EULEX-it nën akuzat për krime lufte gjatë vitit 1999 në Malishevë, në këtë moment plot sfida për vendin, sidomos në kontekstin e bisedimeve me Serbinë nuk garantojnë sundimin e ligjit por legjitimojnë të qenit e gati gjysmës së territorit të Kosovës mbi ligjin, (pjesa e banuar me serbë kosovarë.) Pra EULEX në emër të dekriminalizimit po e demonizon pjesën shqiptare të popullsisë, duke ia ndrequr pozicionin palës serbe në bisedime. Prandaj këto arrestime, në vend se të shërbenin për vendosjen e sundimit të ligjit po i shërbejnë të kundërtës, se ligjin nuk do ta vendos kurrë ky segment i Bashkimit Europian.

Pala kosovare me deklarime dhe veprime, në kontinuitet, pas luftës e këtej është angazhuar për bashkëpunim me drejtësinë ndërkombëtare. Që nga paslufta të dyshuarit kosovar nga TPI janë vetëlajmëruar para këtij Tribunali, madje në rastin Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj, kjo gjykatë pati dhënë verdiktin e pafajësisë.

Mirëpo çka ndodhi ndërkohë?

BE-ja nën trysninë e qarqeve armiqësore ndaj Kosovës, po mëton ta spastrojë ndërgjegjen për bombardimet e NATO-s ndaj forcave serbe të sigurisë më 1999 dhe aktualisht sipas kësaj logjike, po përpiqet ta krijojë një balancë të krimeve, pra të vëjë një shenjë barazimi mes krimeve sistematike shtetërore në shkallë gjenocidi të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe krimeve individuale të ndonjërit nga pjesëtarët e gueriles shqiptare dhe për t’i ndihmuar Serbisë që më lehtë dhe më shpejt t’i futet në gji Europës, duke i bërë favore vazhdimisht pas luftës Serbisë dhe duke “mbytur” Kosovën me akuza, të shumtën pa mbulesë për mizori.

Nëse Limaj dhe Haradinaj fillimisht u shpallën të pafajshëm nga TPI-ja në Hagë, kjo që ndodhi më herët me Haradinajn dhe tashti me Limajn dhe bashkëluftëtarët e tij mund të lexohet si një manual, i cili, ose ka për qëllim kontestimin dhe ndërrimin e bazës juridike të Tribunalit të Hagës apo përjashtimit të tij nga vendosja e drejtësisë, ose për zhvlerësimin e verdikteve që janë dhënë atje.

Nëse SHBA-të ishin iniciatore për themelimin e TPI-së për ish Jugosllavinë, kurse mekanizmat e BE-së zhvlerësojnë ligjshmërinë e këtij Tribunali, duke i ri-ndëshkuar të ndëshkuarit e Hagës, kjo d.m.th. se BE-ja ose po e konteston ligjshmërinë e intervenimit ushtarak ndaj Serbisë ose po e konteston drejtësinë ndërkombëtare, të idejuar nga amerikanët.

Mirëpo, pas luftës në Kosovë, nuk ishin amerikanët ata që ishin bartës të mekanizmave të sigurisë dhe gjyqësisë, por ishin forcat e OKB-ve, përkatësisht UNMIK-u, pra misioni i KB-ve ishte përgjegjës për hulumtimin dhe hetimin e krimeve të luftës në Kosovë si dhe për akuzimin e kriminelëve potencialë të luftës.

Kështu që, rikthimi tek zeroja në aspektin e hetimeve të krimeve të luftës në Kosovë është përfundimisht demonizim dhe goditje e tërë një shoqërie, thua se shqiptarët ishin ata që tentuan gjenocidin ndaj Serbisë dhe serbëve!?

E në ndërkohë lidershipi serb nuk u ka kërkuar kurrfarë faljeje publike shqiptarëve për gjenocidin në tentativë.

Rregulli se të dyshuarit vazhdojnë të jenë të pafajshëm deri sa nuk e thotë fjalën e vet ndonjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare për fajësinë e tyre, vlen edhe në këtë rast. Por shihni deklaratat e forta të estabilishmentit serb dhe do të vëreni se ata kanë sponsorizuar aktakuzat e reja duke i dhënë EULEX-it dokumentacionet sekrete të shërbimeve sekrete serbe, të cilat, thuaja që një shekull përdorin të njëjtat shabllone kur janë në pyetje shqiptarët: Kriminelë zullumqarë!?

EULEX-i nuk e ka hedhur as hapin inicial për ta vendosur ligjin në pjesën veriore të Kosovës, ku mund të shëtisin të lirë vrasës serik, pra kriminelë të vërtetë lufte. Por edhe në kontekstin e vendosjes së shtetit ligjor në Kosovë, EULEX vetëm ka dhënë do premtime bajate tashmë, për kapjen e “Peshqve të mëdhenj” dhe s’e ka kapur asnjë... Shtetit të ri në këtë aspekt do t’i ndihmohej që të arrestoheshin hajnat që janë pasuruar nga zyrat publike dhe të shpartallohej krimi i organizuar shumetnik, që e dëmtojnë buxhetin e shtetit për miliona euro në vit, e jo duke trazuar shpirtrat e kosovarëve ende pa ua kthyer mbetjet mortore nga gropat masive nëpër Serbi.

Normalisht, i mbetët drejtësisë të japë verdiktin meritor për secilin individ, porse spektaklet e ditëve të fundit rrisin mosbesimin e kosovarëve ndaj EULEX-it, që në sytë e publikut po i persekuton deri në martirizim ish- luftëtarët e UÇK-së.

Ndjenja e persekutimit të pjesëtarëve të UÇK-së e dëmtojnë rëndë idenë e shtetit të së drejtës, sepse brezat e kosovarëve tek këta të persekutuar do të shohin veten e martirizuar, për t’ia larë duart Serbisë e për ta pranuar me shpejtësinë e katërt në BE. Kurse Kosovën ta lënë ende në lot e mjerim, e një pjesë të saja në gropat masive të Serbisë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi