Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avdi Ibrahimi: Letër e hapur

Shko poshtë

Avdi Ibrahimi: Letër e hapur Empty Avdi Ibrahimi: Letër e hapur

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 11, 2010 3:17 am

Shkruan: Avdi Ibrahimi
Përfaqësues financiar në KEK distrikti në Prizren
Letër e hapur
(Sali Bytyçi Drejtor financiar i KEK-ut)
Drejtuar për njoftim :
Kryetarit të Republikës së Kosovës z. Fatmir Sejdiu
Qeverisë - Kryeminstrit të Republikës së kosovës z. Hashim Thaqi
Kuvendit parlamentar - Kryeparlamentarit të Republikës së Kosovës z. Jakup Krasniqi
Administratës civile të OKB-së në Kosovë
Këshillit për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe Bruksel
Kryetarëve të partive politike në Kosovë dhe Trojet shqiptare
Të gjitha mediave elektronoke në Trojet Shqiptare dhe diasporë
Menaxheret në KEK merren me punë për t’u pasuruar dhe punësuar familjaret dhe të afërmit e tyre e jo për të zgjidhur problemet e mirëvajtjes së punës dhe punëtorëve të KEk-ut,për konsumatorë as që e çajnë kokën fare.
Zotëri i nderuar Fatmir
Zotëri i nderuar Hashim
Zotëri i nderuar Jakup
Zotëri të nderuar të administratës civile të OKB-së në Kosovë
Zotëri të nderuar për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe Bruksel
Zotëri të nderuar kryetarë të Partive politike në Kosovë e troje shqiptare
Zotëri të nderuar të mediave elektronike të Trojeve shqiptare dhe diasporë.
Të nderuar!
Nuk e pata aspak të lehtë për ta nisur këtë leter të hapur deri tek ju,i bindur se kjo letër as që do të çon peshë në agjenden tuaj të ngjeshur politike,prandaj isha në mëdyshje që t’ju shkruaj! Me arsyen se kush jam unë,që t’ju bezdis me punë të”imta”për të cilat ju edhe mund të jeni në”dijeni”?! Megjithkëtë vendosa t’ju shkruaj...
Të nderuar!
Po të dilni nga zyrat tuaja dhe shkoni në ato vende ku punojnë punëtorët e KEK-ut, të shikoni se si ata punojnë, në çfarë kushtesh punojnë, të uleni me ata punëtorët dhe të bisedoni, t’i pyetni se si i kanë hallet? Do të shihni se atyre shumëçka ju mungon, ata do t’ju tregojnë sinqertë dhe pa ekuivokë se çka ata më së shumti i preokupon. Ata i preokupon,korrupcioni dhe nepotizmi që ka zënë rrëmjë në KEK dhe s’ka kush e lufton atë dhe thërrasin shpesh antikorrupcion ku je? Ku je fshehur! Nga kush po frikësohesh! A se keni dëgjuar kryeministrin Hashim Thaqin i cili ju mbështet fuqishem,ku disa herë publikisht është deklaruar se ndaj korrupcionit do të ketë zerro tolerancë.Për këtë fjalën e dhënë nga kryeministri,besova dhe unë dhe luftova pakompromis korrupcionin dhe nepotizmin në KEK. Kjo është tragjikja me të cilën ju duhet të ndesheni, e jo të thirrni menaxheret e papërgjegjshem në bisedime dhe t’i dëgjoni çfarë rrejnë ata! Ata janë vetë të përlyer me korrupsion, vështir se gjen ndonjë të pastër. Këtu e kam fjalën për ata menaxher që ua kënda të vjedhin pasurin shoqërore të KEK-ut. Ata kanë vjedhur edhe në kohën e Titos e të Millosheviçit,e pse të mos vjedhin edhe tani kur e kanë derën të hapur,në këtë kohë tranzicioni demokratik,ata përsëri kanë marrë pozita të larta pushtetore dhe askush nuk po ju kërkon llogari për të shkurën e tyre të mbrapshtë që së bashku me pushtuesin ju kanë bërë të liga të pafalshme popullit shqiptar.Ata titisto-rankoviçistët-millosheviçët, kanë bërë reprezalje ndaj shqiptarëve në Kosovë,pa shkak i kanë burgosur, i kanë rrahur pa asnjë faj,kanë bërë bile edhe zhdukjen fizike të dhjetra shqiptarëve,këto i keni përjetuar edhe vetë ju zoti kryetar, kryeministër, kryeparlamentar dhe ju zotri tjerë të nderuar.Ju e dini se shqiptarët nën pushtetin serbosllav dhe bashkëpunëtorëve të tyre kanë vuajtur shumë.Të tilla vujtje nga menaxhmenti i KEK-ut, sot kanë edhe disa nga punëtorët më të mirë,më të vyeshëm dhe më profesionalist.
Të nderuar, zotëri ata punëtorët që nuk u shkojnë për qejfi menaxherëve në KEK,janë për çdo ditë të kërcënuar për largim nga puna,diçka e tillë po ndodh çdo ditë në KEK distrikti në Prizren nga Menaxheri Vebi Sofiu,ai për çdo ditë largon nga puna pounëtorë profesionist por që nuk i përkasin taborrit të tij dhe punëson punëtor jo profesionist dhe të afërm të familjes dhe taborrit të tij që janë të dëgjueshëm për të.
Muaj më parë vetë unë Avdi Ibrahimi,Përfaqësues Financiar i KEK-ut në Distriktin e Prizrenit,i pata shkruar: “Kush e drejton Distriktin e KEK’ut në Prizren?!
KORRUPSIONI DHE NEPOTIZMI NË “KEK’un” E PRIZRENIT!“
Të njëjtin shkrim ju kam dërguar edhe juve z.kryeministër përmes email adresës tuaj në internet.Por zotërinjë të nderuar sikur të kishte plasur bomba në menaxhmentin e KEK-ut dhe ky Vebi Sofiu,pa një,pa dy,merr ne telefon drejtorin ekzekutiv të KEK-ut Arben Gjukën dhe ma mveshë mua shkrimin të cilin unë as që e kam shkruar dhe as që kam qenë në dijeni si më poshtë të botuar në Agjencin mediale “Pashtriku.org”që kam mendimin se ky shkrim mund të verifikohet tek moderatori i “Pashtrikut z. Sheradin Berisha se kush qëndron prapa këtij shkrimi:
“KEK’u BASTION I KRIMIT TË ORGANIZUAR
DHE KORRUPSIONIT!
Shkruan: Burim Kadriu - ish'punëtorë i KEK-ut, 21. 01. 2010”
Për këtë që nga muaji janar e dri më sot kur po shkruaj këta rreshta u përballa me lloj-lloj shantazhesh e pabesish nga menaxhmenti i Distriktit në Prizren dhe nga Drejtori i Divizionit Financiar të KEK-ut z. Sali Bytyçi,i cili në KEK e ka të punësuar edhe gruan, ku veç janë të shkruara shkrime të shumta mbi nepotizmin në KEK. Ja çfarë i kam shkruar në email adresën e KEK-ut më datë 01.09.2010:
Njoftim për Drejtorin e Divizionit Financiar të KEK-ut në Prishtinë.
I nderuari drejtor z. Sali Bytyçi!
Sot isha në Raifeisenbank dega në Prizren për tërheqjen e ekstraktit mbi mjetet e lëshuara për pagesën e shpenzimeve në Distriktin e Prizrenit.Ata të bankës ma dhanë ekstraktin por më lajmëruan se e kanë autorizuar edhe personin e dytë për nënshkrimin e pagesave ai është më thane Lulzim Janqishta i cili punon në këtë distrikt si kontabilist i llogarive të pagesave dhe ka të mbaruar shkollën e lartë komerciale. U habita nga kjo pakujdesi e kujt do çoftë që më është bërë mua prapa shpine pa më sqaruar dhe as që jam vënë ndonjëherë në dijeni me goj ose me shkrim, nga eprorët e mi të KEK-ut në Divizionin Financiar. Si ka mundësi kjo?! Lulzimi vetë i shkruan faturat e pagesave dhe vetë ti nënshkruaj.Kjo është tërësisht antiligjore dhe i vie erë konflikt interesi.Përfaqësues i Divizionit Financiar për Distriktin e Prizrenit është Avdi Ibrahimi e jo Lulzim Janqishta.Dikujt i ka konvenuar që unë të jem në konflikt me Lulin.Po ky Lulzim Janqishta deri në fund të luftës çlirimtare ka punuar me rregjimin gjakatar të Slobodan Milosheviqit në KEK distrikti në Prizren.Prandaj kjo pabesi të rregullohet menjëherë dhe unë personalisht dua të njoftohem me shkrim nga ana e juaj për këtë skandal pabesie.Për këtë rast ju njoftova edhe permes telefonit.Shpresoj se kjo pakujdesi do të ndreqet nga ana e juaj.
Falmëshëndet nga Avdiu.
Prizren 01.09.2010.v.
Të nderuar!
Kosova është shtet ku jetoj edhe unë sëbashku me familjen dhe shokët e mi të idealeve kombëtare, u radhitëm qysh në orët e para në USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS dhe e gëzoj statusin e veteranit të luftës çlirimtare dhe do të ishte marri të mendoni se ia duam të keqen vetvetes dhe Kosovës duke kërkuar atë që na takon.
Te nderuar!
Unë dhe shumë punëtorë për çdo ditë jemi të kërcënuar nga menaxhmenti i KEK-ut,se kur e kemi radhën e të larguarit nga puna.Unë në KEK,nuk e kam të punësuar as gruan,as djalin.as vajzen,siç i kanë të punësuar menaxmenti i kësaj Korporate,ku janë të punësuar babai me dy djemt e tij,burri dhe gruaja,nëna dhe vajza,ku nepotizmi në këtë Korporat e zë vendin e parë në nivelin Europian. Menaxhmenti i KEK-ut me kërcënon vazhdimisht pse kam shkruar kundër korrupcionit dhe nepotizmit në Distriktin e Prizrenit,kjo është e ndaluar për ata punëtorët që punojnë pranë kësaj korporate.E unë vazhdimisht ua kthej të njetën përgjigje,po kështu edhe në Jugosllavin e titos na thoshin se është e ndaluar të shkruhet dhe luftohet kundër gjenocidit serb që kishte ushtruar për një shekull ndaj shqiptarëve që kishin mbetrur pa dëshirën e tyre nën tutelën serbo jugosllave.Megjithkëtë ata që e kishin dashur vetëvetën dhe atdheun ishin ngritur kundër këtyre padrejtësive serbo-jugosllave dhe sot fal zotit dhe gjakut të derdhur të dëshmorëve të kombit dhe UÇK-së,jemi shteti më i ri në rruzullin tokësor.
Të nderuar!
Mos lejoni që unë dhe plotë punëtor të tjerë të KEK-ut,të gdhihen më frigën se kur do të mbetën pa kafshatën e bukës për vetën dhe familjet e tyre,pse këtë kafshat goje don t’ua marri z. Vebi Sofiu dhe z. Sali me pa të drejtë.Personalisht ndjehem i qetë dhe i rellaksuar për çdo gjë të mirë që kam bërë për kauzën kombëtare shqiptare dhe që kam luftuar dhe do ta luftoj pa kompromis korrupcionin në KEK dhe për këtë kisha bindjen se një ditë do të shpërblehesha,por po ndodh e kundërta,javën që vjen jam thirrur në intervist ku kam konkuruar sipas konkursit intern të shpallur për”Shef të kontabilitetit”në distriktin e Prizrenit,me arsyetimin se është duke u bërë sistematizimi i vendeve të punës në Divizionin Financiar të KEK-ut,se a do të pranohem unë në këtë vend pune tashmë është e ditur,drejtori financiar Sali Bytyçi ka mbi 6 muaj që e ka përzgjedhur njeriun e tij të preferuar,që vërtet ky është konflikt interesi.
Te nderuar!
Korrupcionin,nepotizmin dhe këtë konflikt interesi,mund ta ndalni ju!Në të kundërtën kjo bandë e korruptuar dhe nepotiste shpejt do të fuqizihet dhe do të dalë mbi ligjin.
Me nderime,
Nga Avdi Ibrahimi. Prizren,08.09.2010.
Vebi Sofiu, menaxher që punëson të afërmit dhe favorizon bashkëpunëtorët e Serbisë
Prizren, 8 shtator 2010 (Kosovapress) Koha 12:38
Shkruan: Avdi Ibrahimi, përfaqësues financiar në KEK, distrikti në Prizren
Menaxherët në KEK merren me punë për t’u pasuruar dhe punësuar familjarët dhe të afërmit e tyre, e jo për të zgjidhur problemet e mirëvajtjes së punës dhe punëtorëve të KEk-ut, për konsumatorë as që e çajnë kokën fare. Ata punëtorë që nuk u shkojnë për qejfi menaxherëve në KEK, janë për çdo ditë të kërcënuar për largim nga puna, diçka e tillë po ndodh çdo ditë në KEK në distriktin në Prizren nga menaxheri Vebi Sofiu. Ai për çdo ditë largon nga puna punëtorë profesionist, por që nuk i përkasin taborit të tij dhe punëson punëtorë jo profesionist dhe të afërm të familjes dhe taborit të tij që janë të dëgjueshëm për të.


Letër e hapur
(Sali Bytyçi Drejtor financiar i KEK-ut)
Drejtuar për njoftim :
Kryetarit të Republikës së Kosovës, z. Fatmir Sejdiu
Qeverisë – Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaqi
Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentarit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi
Administratës civile të OKB-së në Kosovë
Këshillit për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe Bruksel
Kryetarëve të partive politike në Kosovë dhe trojet shqiptare
Të gjitha mediave elektronike në trojet shqiptare dhe diasporë

Menaxherët në KEK merren me punë për t’u pasuruar dhe punësuar familjarët dhe të afërmit e tyre, e jo për të zgjidhur problemet e mirëvajtjes së punës dhe punëtorëve të KEk-ut, për konsumatorë as që e çajnë kokën fare.

Zotëri i nderuar Fatmir
Zotëri i nderuar Hashim
Zotëri i nderuar Jakup
Zotëri të nderuar të administratës civile të OKB-së në Kosovë
Zotëri të nderuar për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe Bruksel
Zotëri të nderuar kryetarë të partive politike në Kosovë e troje shqiptare
Zotëri të nderuar të mediave elektronike të trojeve shqiptare dhe diasporë

Të nderuar!
Nuk e pata aspak të lehtë për ta nisur këtë letër të hapur deri tek ju, i bindur se kjo letër as që do të çon peshë në agjendën tuaj të ngjeshur politike, prandaj isha në mëdyshje që t’u shkruaj! Me arsyen se kush jam unë, që t’ju bezdis me punë të “imta” për të cilat ju edhe mund të jeni në “dijeni”?! Megjithkëtë vendosa t’ju shkruaj...

Të nderuar!
Po të dilni nga zyrat tuaja dhe shkoni në ato vende ku punojnë punëtorët e KEK-ut, të shikoni se si ata punojnë, në çfarë kushtesh punojnë, të uleni me ata punëtorët dhe të bisedoni, t’i pyetni se si i kanë hallet? Do të shihni se atyre shumëçka ju mungon, ata do t’ju tregojnë sinqertë dhe pa ekuivokë se çka ata më së shumti i preokupon. Ata i preokupon, korrupsioni dhe nepotizmi që ka zënë rrënjë në KEK dhe s’ka kush e lufton atë dhe thërrasin shpesh anti-korrupsion ku je? Ku je fshehur! Nga kush po frikësohesh! A se keni dëgjuar kryeministrin Hashim Thaçi, i cili ju mbështet fuqishëm, ku disa herë publikisht është deklaruar se ndaj korrupsionit do të ketë zero tolerancë. Për këtë fjalën e dhënë nga kryeministri, besova dhe unë dhe luftova pakompromis korrupsionin dhe nepotizmin në KEK. Kjo është tragjikja me të cilën ju duhet të ndesheni, e jo të thirrni menaxheret e papërgjegjshëm në bisedime dhe t’i dëgjoni çfarë rrejnë ata! Ata janë vetë të përlyer me korrupsion, vështirë se gjen ndonjë të pastër. Këtu e kam fjalën për ata menaxherë që ua kënda të vjedhin pasurinë shoqërore të KEK-ut. Ata kanë vjedhur edhe në kohën e Titos e të Millosheviçit, e pse të mos vjedhin edhe tani kur e kanë derën të hapur, në këtë kohë tranzicioni demokratik, ata përsëri kanë marrë pozita të larta pushtetore dhe askush nuk po u kërkon llogari për të shkuarën e tyre të mbrapshtë, që së bashku me pushtuesin ju kanë bërë të liga të pafalshme popullit shqiptar. Ata titisto-rankoviçistët-millosheviçët, kanë bërë reprezalje ndaj shqiptarëve në Kosovë, pa shkak i kanë burgosur, i kanë rrahur pa asnjë faj, kanë bërë bile edhe zhdukjen fizike të dhjetëra shqiptarëve, këto i keni përjetuar edhe vetë ju zoti kryetar, kryeministër, kryeparlamentar dhe ju zotëri tjerë të nderuar. Ju e dini se shqiptarët nën pushtetin serbosllav dhe bashkëpunëtorëve të tyre kanë vuajtur shumë. Të tilla vuajtje nga menaxhmenti i KEK-ut, sot kanë edhe disa nga punëtorët më të mirë, më të vyeshëm dhe më profesionalist.

Të nderuar, zotëri ata punëtorë që nuk u shkojnë për qejfi menaxherëve në KEK, janë për çdo ditë të kërcënuar për largim nga puna, diçka e tillë po ndodh çdo ditë në KEK në distriktin në Prizren nga menaxheri Vebi Sofiu. Ai për çdo ditë largon nga puna punëtorë profesionist por që nuk i përkasin taborit të tij dhe punëson punëtorë jo profesionist dhe të afërm të familjes dhe taborit të tij që janë të dëgjueshëm për të.
Muaj më parë vetë unë Avdi Ibrahimi, përfaqësues Financiar i KEK-ut në Distriktin e Prizrenit, i pata shkruar: “Kush e drejton Distriktin e KEK’ut në Prizren?!

KORRUPSIONI DHE NEPOTIZMI NË “KEK-un” E PRIZRENIT!

Njoftim - drejtuar: Zonj.Dr.Justina Shiroka - Pula, Ministre e Energjetikës
dhe e Minierave në Qeverinë e Republikës së Kosovës


Të njëjtin shkrim ju kam dërguar edhe juve z. kryeministër përmes e-mail adresës tuaj në internet. Por zotërinj të nderuar sikur të kishte plasur bomba në menaxhmentin e KEK-ut dhe ky Vebi Sofiu, pa një, pa dy, merr në telefon drejtorin ekzekutiv të KEK-ut Arben Gjukën dhe ma mveshë mua shkrimin të cilin unë as që e kam shkruar dhe as që kam qenë në dijeni si më poshtë të botuar në Agjencinë mediale “Pashtriku.org” që kam mendimin se ky shkrim mund të verifikohet tek moderatori i “Pashtrikut”, z. Sheradin Berisha se kush qëndron prapa këtij shkrimi:

“KEK-u BASTION I KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIT!

Shkruan: Burim Kadriu – ish punëtorë i KEK-ut, 21. 01. 2010”

Për këtë që nga muaji janar e deri më sot kur po shkruaj këta rreshta u përballa me lloj-lloj shantazhesh e pabesish nga menaxhmenti i Distriktit në Prizren dhe nga Drejtori i Divizionit Financiar të KEK-ut z. Sali Bytyçi, i cili në KEK e ka të punësuar edhe gruan, ku veç janë të shkruara shkrime të shumta mbi nepotizmin në KEK. Ja çfarë i kam shkruar në e-mail adresën e KEK-ut më datë 01.09.2010:

Njoftim për Drejtorin e Divizionit Financiar të KEK-ut në Prishtinë.
I nderuari drejtor z. Sali Bytyçi!
Sot isha në Raifaisenbank dega në Prizren për tërheqjen e ekstraktit mbi mjetet e lëshuara për pagesën e shpenzimeve në Distriktin e Prizrenit. Ata të bankës më dhanë ekstrakti, por më lajmëruan se e kanë autorizuar edhe personin e dytë për nënshkrimin e pagesave ai është më thanë Lulzim Janqishta, i cili punon në këtë distrikt si kontabilist i llogarive të pagesave dhe ka të mbaruar shkollën e lartë komerciale. U habita nga kjo pakujdesi e kujt do çoftë që më është bërë mua prapa shpine pa më sqaruar dhe as që jam vënë ndonjëherë në dijeni me gojë ose me shkrim, nga eprorët e mi të KEK-ut në Divizionin Financiar.
Si ka mundësi kjo?! Lulzimi vetë i shkruan faturat e pagesave dhe vetë ti nënshkruaj. Kjo është tërësisht antiligjore dhe i vie erë konflikt interesi. Përfaqësues i Divizionit Financiar për Distriktin e Prizrenit është Avdi Ibrahimi e jo Lulzim Janqishta. Dikujt i ka konvenuar që unë të jem në konflikt me Lulin. Po ky Lulzim Janqishta deri në fund të luftës çlirimtare ka punuar me regjimin gjakatar të Sllobodan Milosheviqit në KEK distrikti në Prizren. Prandaj kjo pabesi të rregullohet menjëherë dhe unë personalisht dua të njoftohem me shkrim nga ana e juaj për këtë skandal pabesie. Për këtë rast ju njoftova edhe përmes telefonit. Shpresoj se kjo pakujdesi do të ndreqet nga ana e juaj.
Falmëshëndet nga Avdiu.
Prizren 01.09.2010.v.

Të nderuar!
Kosova është shtet ku jetoj edhe unë së bashku me familjen dhe shokët e mi të idealeve kombëtare, u radhitëm qysh në orët e para në USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS dhe e gëzoj statusin e veteranit të luftës çlirimtare dhe do të ishte marri të mendoni se ia duam të keqen vetvetes dhe Kosovës, duke kërkuar atë që na takon.

Të nderuar!
Unë dhe shumë punëtorë për çdo ditë jemi të kërcënuar nga menaxhmenti i KEK-ut, se kur e kemi radhën e të larguarit nga puna. Unë në KEK, nuk e kam të punësuar as gruan, as djalin, as vajzën, siç i kanë të punësuar menaxmenti i kësaj Korporate, ku janë të punësuar babai me dy djemtë e tij, burri dhe gruaja, nëna dhe vajza, ku nepotizmi në këtë Korporatë e zë vendin e parë në nivelin Evropian. Menaxhmenti i KEK-ut me kërcënon vazhdimisht pse kam shkruar kundër korrupsionit dhe nepotizmit në Distriktin e Prizrenit, kjo është e ndaluar për ata punëtorët që punojnë pranë kësaj korporate. E unë vazhdimisht ua kthej të njëjtën përgjigje, po kështu edhe në Jugosllavinë e Titos na thoshin se është e ndaluar të shkruhet dhe luftohet kundër gjenocidit serb që kishte ushtruar për një shekull ndaj shqiptarëve që kishin mbetur pa dëshirën e tyre nën tutelën serbo jugosllave. Megjithkëtë ata që e kishin dashur vetveten dhe atdheun ishin ngritur kundër këtyre padrejtësive serbo-jugosllave dhe sot fal Zotit dhe gjakut të derdhur të dëshmorëve të kombit dhe UÇK-së, jemi shteti më i ri në rruzullin tokësor.

Të nderuar!
Mos lejoni që unë dhe plotë punëtorë të tjerë të KEK-ut, të gdhihen më frikën se kur do të mbetën pa kafshatën e bukës për vetën dhe familjet e tyre, pse këtë kafshatë goje donë t’ua marri z. Vebi Sofiu dhe z. Sali me pa të drejtë. Personalisht ndjehem i qetë dhe i relaksuar për çdo gjë të mirë që kam bërë për kauzën kombëtare shqiptare dhe që kam luftuar dhe do ta luftoj pa kompromis korrupsionin në KEK dhe për këtë kisha bindjen se një ditë do të shpërblehesha, por po ndodh e kundërta. Javën që vjen jam thirrur në intervistë ku kam konkurruar sipas konkursit interno të shpallur për “Shef të kontabilitetit”në distriktin e Prizrenit, me arsyetimin se është duke u bërë sistematizimi i vendeve të punës në Divizionin Financiar të KEK-ut, se a do të pranohem unë në këtë vend pune tashmë është e ditur, drejtori financiar Sali Bytyçi ka mbi 6 muaj që e ka përzgjedhur njeriun e tij të preferuar, që vërtet ky është konflikt interesi.

Të nderuar!
Korrupsionin, nepotizmin dhe këtë konflikt interesi, mund ta ndalni ju! Në të kundërtën kjo bandë e korruptuar dhe nepotiste shpejtë do të fuqizohet dhe do të dalë mbi ligjin.

Me nderime,
Nga Avdi Ibrahimi. Prizren, 08.09.2010.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi