Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letër e hapur (nga diaspora)

Shko poshtë

Letër e hapur (nga diaspora) Empty Letër e hapur (nga diaspora)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 04, 2009 1:01 pm

Letër e hapur (nga diaspora)
Zoti Fatmir LIMAJ, Ministër në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit

Prishtinë (KOSOVE), 17 qershor 2009 /TN



Iniciativa Qytetare në Diasporë
M. Mustafë Jashari, anëtar
14, Rue Gardiol
CH-1218 GD. SACONNEX/GE
SUISSE
Ministria e Transportit dhe Postë- Telekomunikacionit
Në përkujdes : Zoti Fatmir LIMA, Ministër
Ndërtesa e Kuvendit
Sheshi Nëna Terezë
10 000 PRISHTINË, REPUBLIKA E KOSOVËS
Gjenevë, më 8 qershor 2009
TEMA : Sigurimet e automjeteve
I nderuari z. Ministër,
Duam tua shprehim, pakënaqësinë dhe demoralizimin tonë të madh ndaj “Urdhëresës” për inkesimin e pagave që bëhen me vite të tëra në hyrje të Kosovës në emër të “Sigurimit të automjeteve” që shkojnë në dobi të disa Kompanive private, kurse çojnë në dëm me mijëra bashkëvendës të cilët me djersën e tyre ndihmojnë familjet që i kanë në Kosovë, ekonominë kosovare dhe ndikojnë shumë në mënyrë të direkte, apo indirekte në zbutjen e varfërisë në përgjithësi.
Ky imponim i “Sigurimit të automjeteve”, na e shton frikën dhe mosbesimin ndaj institucioneve, e në këtë rast ndaj ministrisë tuaj, pasi që deri më tani, si duke, ka munguar vullneti, ose vendosmëria e institucioneve për ta larguar këtë praktikë që nuk çon aspak në favor të vendit, as për sa i përket prestigjit e aq më pakë transparencës që reklamohet aq shumë nga institucionet tona.
Sipas informatave nga Kompanitë Evropiane të Sigurimeve (ku jemi të siguruar), Kosova nuk bënë përjashtim nga vendet tjera evropiane, prandaj paga në emër të “Sigurimit të automjeteve” prej 50.- € për 15 ditë të qëndrimit (edhe për një kosovar) në Kosovë, nuk mund të arsyetohet si mungesë marrëveshjeje me Kompanitë Europiane, por si profit i pastër për kompanitë, aksionarët, si dhe mbrojtësit e tyre që me vite të tëra e obligojnë edhe policinë kosovare që të kontrollojë dhe dënojë personat që nuk e kryer këtë urdhër ndaj sigurimeve private kosovare.
Prandaj, z. Ministër, ne kërkojmë që në mënyrë më urgjente, ta shqyrtoni, mbase edhe ta ndaloni këtë praktikë që i vjen erë e keqe për shtetin tonë. Kërkojmë, dhe besoj se kemi të drejtë të kërkojmë që Ju, përmes shërbimeve përkatëse, të zbuloni validitetin e veprimit të kompanive të sigurimit, veprime këto që zbatohen me vite të tëra, pa kurrfarë mëshire. E bëjmë këtë, se ndjehemi tejet të poshtëruar. E kemi parasysh se, ndoshta, do t’ia vlente të paguhej ndonjë taksë për qytetarët e huaj, ama ne i përkasim shtetit të Kosovës, këtij shteti formimit të cilit edhe materialisht gjithmonë i kemi ndihmuar.
Në pritje të ndërhyrjes së Juaj rreth kësaj anomalie, siç na duket neve, z. Ministër, pranoni përshëndetjet tona më të sinqerta.

CC :
Kuvendi i Republikës së Kosovës
Zoti Jakup Krasniqi, Kryeparlamentar
10 000 PRISHTINË
REPUBLIKA E KOSOVËS
Ministria e Punëve të Brendshme
Zoti Zenun Pajaziti, Ministër
Bulevardi “Nëna Terezë” Objekti i Qeverisë, kati IX
10 000 PRISHTINË
REPUBLIKA E KOSOVËS
Ministria e Drejtësisë
Zonja Nekibe Kelmendi, Ministër
Rruga: "Perandori Diklecian",
10 000 PRISHTINË
REPUBLIKA E KOSOVËS
Drejtoria e Doganave
Zoti Naim Huruglica, Drejtor I përgjithshëm
Bul. Bill Clinton
10 000 PRISHTINË
REPUBLIKA E KOSOVËS
EULEX Kosovë
Mr. Yves de Kermabon, Head of EULEX Kosovë
Rr. Mbreteresha Teuta 21, Tauk Bahqe, Germia, P.O. Box: 268
10 000 PRISHTINË
REPUBLIKA E KOSOVËS
Letër e hapur (nga diaspora) Model_clip_image001Letër e hapur (nga diaspora) Model_clip_image001_0000Letër e hapur (nga diaspora) Model_clip_image001_0001Letër e hapur (nga diaspora) Model_clip_image001_0002
International Civilian Office (ICO)
Mr. Pieter Feith ICR/EU Special Representative in Kosovo
"Blue Building" St. Ahmet Krasniqi PN
10 000 PRISHTINË
REPUBLIKA E KOSOVËS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi