Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama shpall martesën në ditëlindjen e Enverit

Shko poshtë

Rama shpall martesën në ditëlindjen e Enverit Empty Rama shpall martesën në ditëlindjen e Enverit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 17, 2010 11:38 am

Rama shpall martesën në ditëlindjen e Enverit


Rama shpall martesën në ditëlindjen e Enverit Edi%20rama

Kryetari PS vendos të martohet sërish, kryeministri uron çiftin e ri për jetë të lumtur

Edvin Rama ka menduar të shenjtërojë një ditë të jetës së tij pikërisht në ditëlindjen e diktatorit që është 16 tetori. Ai e ka shpallur martesën e radhës pikërisht në këtë ditë, e cila deri përpara rrëzimit të diktaturës ishte një ditë festive. Rama ka risjellë këtë ditë në të njëjtën formë sikurse edhe atëhere duke dhënë një mesazh për opinionin që 16 tetori vazhdon të konsiderohet si ditë e shenjtë për pinjollët e rinj.
Aq e domosdoshme ishte shpallja e martesës ditën e djeshme me 16 tetor sa një gazetë pranë tij u detyrua të ridalë në treg për të dytën herë me titullin e dasmës. Eshtë fakt, se gazeta në fjalë ka shkuar dje tek lexuesi me dy tituj të ndryshëm në faqen kryesore. Titulli i parë i saj nuk ksihte lidhje fare me shpalljen e dasmës së ramës.
Ai vendosi dje t'i japë fund beqarisë duke deklaruar se për pak ditë do të zhvillojë martesën e tij të tretë. Përmes një njoftimi për shtyp, ai konfirmoi se në fundin e javës së ardhshme do të kurorëzojë lidhjen e tij me Lindita Bashën, e cila është pedagoge dhe nuk ka pasur asnjëherë aktivitet politik. "Dëshiroj të konfirmoj vërtetësinë e lajmit të sotëm për lidhjen time në martesë me Lindën. Është një moment i veçantë në jetën time që dëshiroj ta ndaj me të afërmit e miqtë në fund të javës së ardhshme", është shprehur Rama. Ndërkohë që lajmi ka surprizuar jo vetëm opinionin publik, por edhe vetë selinë rozë, pasi askush nuk ka patur dijeni për lidhjen midis kryetarit Rama dhe Lindës. Si Rama ashtu dhe Basha, kanë nga një fëmijë nga martesa e tyre e parë. Kryesocialisti ka djalin 19-vjeçar Gregorin, fryt i martesës së parë me aktoren Matilda Makoçi, ndërsa doktorja e shkencave ekonomike, Linda Basha nga martesa e parë gëzon një vajzë, Rean 20-vjeçare. Menjëherë pas bërjes publike të lajmit, PS përmes një njoftimi për shtyp bëri publike dhe të dhëna mbi jetën dhe profesionin e bashkëshortes së ardhshme të Edi Ramës. Kështu bëhet e ditur se Basha, ka studiuar ekonomi në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1993 ajo ka kryer studimet Master për Ekonomi në Universitetin e Neë York-ut dhe Universitetin e Evropës Qendrore në Pragë. Prej vitit 1996 mban titullin Doktore e Shkencave Ekonomike. Gjithashtu, ajo ka punuar në detyra të ndryshme të administratës publike, ndërsa puna e saj e parë ka qenë në departamentin ekonomik të Kombinatit të Tekstilit në Tiranë dhe më pas në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit pranë Këshillit të Ministrave, ku ka qenë edhe në funksionin e Drejtores së Përgjithshme deri në vitin 1998. Sipas të dhënave të nxjerra nga selia rozë, Basha ka një përvojë të gjatë akademike si lektore e Financave Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës dhe Politikave Publike e Riskut Publik në Universitetin Evropian të Tiranës.
Ceremonia e martesës
Kryetari i PS konfirmoi dje vendimin për t'u martuar për të tretën herë dhe e konsideroi atë si një vendim të rëndësishëm të jetës së tij. Ceremonia e martesës do të zhvillohet në fundin e javës së ardhshme. E gjithë selia e PS ka nisur të solidarizohet me dasmën e kryetarit të partisë. Kjo për faktin se Rama është në hall të madh pasi nuk ka para të bëjë ceremoninë martesore. Sipas çmimeve të tregut të sotëm të dasmave, një ceremoni mesatare e kalon shumën e 15 mijë eurove. Por pasuria e Ramës e deklaruar në Inspektoratin e Verifikimit dhe Kontrollit të Pasurive, rezulton të jetë vetëm 3 mijë euro. Dhe nëse i shtojmë kësaj pasurie edhe borxhet e shumta që ka Rama ndaj bankave përmes kredive të marra, atëherë kuptohet se Ramës i duhet të kërkojë borxh ndoshta tek "lepri" i tij për të bërë të mundur realizimin e ceremonisë së dasmës.
Po kështu një problem jo i vogël për Ramën është fakti se ai nuk ka shtëpi. Në deklaratën e pasurisë ai ka shënuar si banesë të tij zyrën e Bashkisë, ndërsa në të vërtetë dihet se Rama jeton prej kohësh në vilën e Dashnorit në Pezë. Sipas mediave afër Ramës, që dhanë dje edhe lajmin e martesës, prej kohësh Rama bashkëjetonte në shtëpinë e bashkëshortes së tij të re, duke aluduar se kryetari i PS qenka kollovar.
Martesa e re e Ramës, Berisha: Jetë të lumtur çiftit!
I pari politikan që i ka shprehur publikisht urimet ka qenë Kryeministri Berisha. Në një prononcim për mediat, Berisha i ka përcjellë kreut të PS urimet e tij për një jetë të lumtur, ndërsa nënvizoi faktin se krahas problemeve politike ngjarje të tilla janë aspekte njerëzore. "Jetë të lumtur, të trashëgohet, i uroj shëndet, lumturi dhe urimet më të mira që mund t'i urohen një çifti shqiptar. Këto aspekte njerëzore mos mendoni ju se unë i konfondoj me problemet politike. I uroj gjithë të mirat çiftit të ri po kurorën ku do ta vendosë, pasi ai është kryetar bashkie? Me siguri do të shkojë në minibashki. Shumë mirë", u shpreh Kryeministri Berisha. (rd)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi