Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama shpall fitoren , KQZ pa rezultate

Shko poshtë

Rama shpall fitoren , KQZ pa rezultate Empty Rama shpall fitoren , KQZ pa rezultate

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 24, 2013 9:58 pm

Rama shpall fitoren , KQZ pa rezultate



Rama shpall fitoren , KQZ pa rezultate 308354_10151462416316523_1203868838_n-300x279

Janë numëruar rreth një e pesta e votave në mbarë Shqipërinë, tani nuk ka dyshim se këto zgjedhje janë fituar nga koalicioni i majtë, që sipas projeksionit të votave do të marrë 84 mandate, duke e lënë koalicioni e djathtë në nivelin e 56 mandateve.
Surpriza e këtyre zgjedhjeve duket se është Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila sipas projeksioneve aktuale shkon deri në 17 mandate, nga 4 mandate që kishte në vitin 2009, raportojnë mediat shqiptare.


Koalicioni i majtë udhëheq në çdo qark të vendit, përveç qarkut të Kukësit.

Në total janë numëruar deri më tani 1091 qendra votimi nga 5508 në total.

Në Tiranë, e majta shkon në 19 mandate deri më tani, e djathta shkon në 13 mandate.

Në Durrës koalicioni i majtë merr 7 mandate, koalicioni i djathtë 6 mandate.

Në Lezhë koalicioni i majtë merr 4 mandate, e djathta merr 3 mandate.

Në Gjirokastër koalicioni i majtë arrin të marrë 4 mandate, i djathti merr 1 mandat.

Në Vlorë rezultati është sërish 8 me 4 për koalicionin e majtë.

Në qarkun e Shkodrës, e djathta merr 5 mandate, e majta shkon në 6 mandate.

Në Dibër rezultati është i barabartë 3 me 3.

Në Elbasan e majta udhëheq me 8 mandate, përkundrejt 6 mandateve të së djathtës.

Në Fier rezultati është sërish 11 me 5 mandate për të majtën.

Në Berat rezultati është 6 me 2 mandate në favor të koalicionit të majtë.
=====================================================


“Exit-Poll”, e majta fituese me 52-56%

Koalicioni i majtë i udhëhequr nga Partia Socialiste është fitues i zgjedhjeve të sotme, të paktën në “exit-poll”-in e parë të publikuar nga “IPR Marketing” dhe “Ora News”.
Sipas këtij “exit-polli”, e majta ka fituar në total 52-56% të votës kombëtare, e ndarë në 37-41% midis Partisë Socialiste dhe 7-11% me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Në koalicionin e djathtë, Partia Demokratike ka grumbulluar 33-37% të votave, PDIU 1,5-3,5% dhe Partia Republikane 1-3%.
Dy forcat politike të pavarura ne këto zgjedhje, Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi kanë fituar, midis 1-5% dhe 1-3%, përkatësisht./
albobserver
======================================================
Kreu socialist Edi Rama ne daljen e tij te pare publike pas perfundimit te orarit zyrtar te votimeve deklaroi se rilindja ka fituar mbi rrënimin dhe se Aleanca për Shqipërinë Europiane do ta realizojë objektivin e shpallur të mandateve.
Po ashtu Rama kërkoi që të përfundojë procesi i votimit, kur të votojë edhe votuesi i fundit që ora 19.00 e kapi në radhë.
Rama i kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe zëvendësit të tij, Agron Kuliçaj, që të vihen në shërbim të shtetit dhe të mos kryejnë veprime antiligjore.
“Populli sovran është shprehur me votë dhe administrimi i mëtejshëm i procesit duhet të garantohet nga e gjithë administrata zgjedhore. Policia e Shtetit të bëjë detyrën dhe vetëm detyrën”, kërkoi Rama.
Kreu socialist kërkoi vijimin me normalitet të procesit të numërimit, me qëllim që Shqipëria të marrë një notë pozitive në zhvillimin e mirë të këtyre zgjedhjeve e që do t’i shërbejnë të ardhmes së saj.TCH


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rama shpall fitoren , KQZ pa rezultate Empty Re: Rama shpall fitoren , KQZ pa rezultate

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 24, 2013 10:24 pm

Rama shpall fitoren , KQZ pa rezultate 1057647_10200301377842729_1522481312_nRama shpall fitoren , KQZ pa rezultate 532646_299729263432765_857101729_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi