Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajçi: Fatmir Sejdiu nuk mund dhe nuk do të jetë kryetar i LDK-së

Shko poshtë

Lajçi: Fatmir Sejdiu nuk mund dhe nuk do të jetë kryetar i LDK-së Empty Lajçi: Fatmir Sejdiu nuk mund dhe nuk do të jetë kryetar i LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 17, 2010 8:18 pm

Lajçi: Fatmir Sejdiu nuk mund dhe nuk do të jetë kryetar i LDK-së





Lajçi: Fatmir Sejdiu nuk mund dhe nuk do të jetë kryetar i LDK-së 17peja444


Kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu qëndroi në Degën e LDK-së në Pejë


"LDK-ja është parti e vlerave të mirëfillta nacionale dhe shtetërore. Ajo u ka prirë proceseve më të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi në këto dy dekadat e fundit. LDK-ja pati fatin të ketë një udhëheqës vizionar si Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, bashkë me të cilin ne artikuluam më së miri kërkesën madhore të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci", tha kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi të mbajtur sot në Pejë me anëtarët dhe drejtuesit e Degës së LDK-së së këti qyteti.
Duke folur për procesin e brendshëm zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari Sejdiu tha se edhe në këtë proces shumë të rëndësishëm, LDK-së po tregon kulturën e saj të lartë demokratike.
Lajçi: Fatmir Sejdiu nuk mund dhe nuk do të jetë kryetar i LDK-së Sejdiu_xxxxx

Shumë të rinj, tha kryetari Sejdiu, janë angazhuar drejtpërdrejt dhe shumë aktivisht për ta vënë përgatitjen e tyre profesionale e njerëzore në shërbim të forcimit të LDK-së dhe të gjithë Kosovës. Në këtë kontekst, ai kërkoi nga të gjitha strukturat e partisë, që rinisë t'i jepet hapësira që ajo e meriton në të gjitha nivelet, si në veprimtarin e përditshme, ashtu edhe në vetë proceset vendimmarrjes.
"LDK-ja ka qenë faktor tepër i rëndësishëm i shtetndërtimit dhe do të vazhdojë të punojë pa asnjë hezitim për një Kosovë demokratike, për një shtet të lirisë, për një shtet në ët cilin do të sundojnë rendi dhe ligji, e kurrsesi anarkia e korrupsioni", tha ai.
Në këtë takim, kanë folur edhe z. Seknder Hyseni, anëtar i Kryesisë së LDK-së, zonja Teuta Sahatçija dhe kryetari i Degës së LDK-së në Pejë, të cilët kanë veçuar rëndësinë që procesi i brendshëm zgjedhor ka për rivitalizimin e LDK-së dhe të jetës politike në vend, sidomos tani kur kemi para një procesi të ri për zgjedhjet nacionale.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi