Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama ulet në tryezë me Berishën

Shko poshtë

Rama ulet në tryezë me Berishën Empty Rama ulet në tryezë me Berishën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 22, 2010 9:04 pm

Rama ulet në tryezë me Berishën


Rama ulet në tryezë me Berishën Berisha-rama

Ndryshe nga ç'kishte paralajmëruar, opozita shqiptare ka befasuar me pjesëmarrjen e saj në tryezën për reformën zgjedhore, të inicuar nga kryeministri Sali Berisha.
Udhëheqësi socialist Edi Rama ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme, ndonëse më parë e kishte refuzuar publikisht ftesën.
Ai i ka praqitur kryeministrit Berisha një propozim konkret, sipas të cilit 35 deputetë socialistë kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, kërkesë që, sipas tij, është e bazuar në rezolutën së parlamentit europian.
Zoti Rama tha se vetëm pranimi i këtij kompromisi do të çonte në nisjen e punës për reformën zgjedhore.
Kreu i opozitës socialiste tha se Shqipërisë i duhet një kod i ri dhe përsëriti se i duhet dhënë fund 'krizës së thellë politike' në Shqipëri.
Kreu i maxhorancës Sali Berisha tha se do ta shqyrtonte kërkesën.
Ai tha se në zgjedhjet e 28 qershorit nuk ka patur manipulime dhe se ishte i gatshëm 'të numuroj çdo votë'.
Kryeministri Berisha premtoi se kutitë e tyre uk do të digjeshin. Ndërkohë zoti Berisha përsëriti se ishte i gatshëm të pranonte çdo propozim të opozitës, pasi Shqipërisë i duhen zgjedhje të lira.
I pranishëm në takim ambasadori i OSBE-së, Wollfarth tha se ishte e nevojshme gjetja e konsensusit midis forcave politike për ti dhënë fund krizës në vend.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi