Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Godo: Rama donte të rrëzonte Berishën, rrëzoi veten

Shko poshtë

Godo: Rama donte të rrëzonte Berishën, rrëzoi veten Empty Godo: Rama donte të rrëzonte Berishën, rrëzoi veten

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 22, 2011 2:20 am


Godo: Rama donte të rrëzonte Berishën, rrëzoi veten
Posted: 21 Jan 2011 12:23 PM PST
Godo: Rama donte të rrëzonte Berishën, rrëzoi veten Sabri-godo-2-150x150


Politikani i urtë, Sabri Godo ka komentuar situatën e krijuar nga protesta dhunshme sot para kryeministrisë. I ftuar në studion e ABC News, Godo ka hedhur poshtë pretendimin e Ramës që ka qenë policia ajo që provokoi turmën. “Ishte dukshme që nuk qe policia që e provokoi.
Turma kishte njerëz dhe kontigjente kriminalë që krijuan këtë situatë”, ka thënë Gogo. Por ai nënvizoi se e gjithë kjo që ndodhi është dirigjuar nga Rama, por që në fakt gjithçka iu kthyer kundër.
“Rama donte të rrëzonte Berishën, por rrëzoi veten”, ka deklaruar Godo. Të gjithë duhet ta dinë se qytetarët nuk duan trazira tha Godo. Ai nënvizoi se Rama ka dështuar dhe duhet të japë dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialiste dhe të bëhet riorganizimi i opozitës.
Ai tha se ata që organizuan këtë ngjarje synon marrjen e pushtetit. Nga ana tjetër ai tha se dëmi dhe kosto e këtyre ngjarjeve duhet të bien vetëm mbi PS-në. “Me ngjarjen e sotme dëmtohet imazhi i Shqipërisë. Dëmton ekonominë, frenon investimet”, ka deklaruar Godo.
Duke folur për policinë e Shteti dhe deklaroi se polcia ka duruar mbi 4 orë gjuajtjet me gurë. “policia jonë ka duruar më shumë se çdo polici në vende të tjera në raste të tilla. Duhet përshëndetur veprimi i policisë”, tha Godo.
Ai tha se protesta u bë me tendencë për të thyer policinë. Lidhur me deklaratën e Ramës se do vijojë protestat, Godo tha se Rama duhet të kthejë kokën për të parë se çfarë ka bërë. Godo propozoi që opozita të riorganizohet dhe të jetë më serioze dhe të punojë më mirë. /abc/

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi