Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blushi: Rama dështoi, se mundi dot Berishën

Shko poshtë

Blushi: Rama dështoi, se mundi dot Berishën Empty Blushi: Rama dështoi, se mundi dot Berishën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 28, 2009 9:12 pm

Blushi: Rama dështoi, se mundi dot Berishën

Arsyet e humbjes se zgjedhjeve të 28 qershorit do të jenë të shtunën pika e parë e rendit të ditës në kongres.



Blushi: Rama dështoi, se mundi dot Berishën BLUSHI
Ben Blushi

Një ditë përpara Kongresit të Jashtëzakonshem, Ben Blushi, zëri kryesor qe bën përgjegjes Edi Ramen për humbjen e zgjedhjeve parlamentare, tregon se ku nis ndarja e tij me kryetarin e partisë pas zgjedhjeve të 28 qershorit. “Ndahem me ata njerëz qe duan të gjejnë alibi për humbjen e zgjedhje dhe hyj tek ata qe mendojnë se defektet duhen kërkuar tek PS, dobësia e programit, anemia e koalicioneve dhe gabimet personale të Edi Rames”, thekson Blushi, sipas të cilit, gabimet e bëra nga Rama nuk duhet të jenë përgjegjesi të gjithë PS-së.
Arsyet e humbjes se zgjedhjeve të 28 qershorit do të jenë të shtunën pika e parë e rendit të ditës në kongres. Por Ben Blushi ka pikepamjen e tij per menyren sesi duhet te analizohen faktet. “Do ishte naive dhe shume e rende qe ne kongres te behet nje gjyq politik per ata qe mendojne ndryshe. Ky kongres duhet te faktoje se per cilat arsye jane vjedhur votat dhe cilet jane ata qe mes nesh jane shitur. Nese kongresi nuk merret me kete gje, nuk do jemi bindes”, shton Blushi.
Megjithese duket i vetëdijshëm se numrat në Partinë Socialiste sot nuk i ka ne favor, Ben Blushi ne kongres do te tentojë qe te kaloje vetem me votim te fshehte dhe thote se ka me vete rreth 300 delegate nga dege te ndryshme te vendit. Por edhe nese nuk ia del Blushi e ka te qarte pozicionin e tij brenda Partise Socialiste. “Nuk ka arsye te kete çarje. Çarjet brenda partive ndodhin kur rregullat nuk zbatohen. Kam ekspozuar me 300 delegate nje pakete qe mund te gjeneroje nje mirekuptim brenda PS-se. Edi Rama nuk ka nje projekt per ta cuar PS-se ne fitore. Projekti i tij deshtoi me 28 qershor. Do vazhdoj te jem kunder per standartet e dyfishta. Rama nuk ka me nje projekt, sepse projekti i tij u votua ne 28 qershor, dite ne te cilen nuk fituam”, shprehet deputeti socialist. Ne intervistën e tij mediatike, nje dite para kongresit, Ben Blushi nuk fsheh edhe zhgenjimin personal prej sjelljeve politike te Edi Rames. “Premtoi bashkim, nuk ndodhi, premtoi programin, nuk ndodhi, premtoi doreheqjen ne rast humbje, nuk ndodhi, premtoi reformin, nuk ndodhi. PS po kthehet ne te shkuaren e saj. Ka shume njerez qe sot jane te trishtuar. Edi Rama ka nje detyrim, nuk duhet te pengoje PS-në te munde Sali Berishen. Edi Rama eshte kthyer ne pengese per rrugen tone per t’u kthyer ne pushtet”, vijon Blushi. Sipas tij, shmangia e konflikteve dhe disa arsye te tjera e detyruan te mos kandidoje per postin e kryetarit te partise, duke bere edhe dallimin mes tij dhe Edi Rames. “Persa kohe keto gjera po mohohen, rikandidimi nuk ka shume sens. Kam konstatuar se disa dege rrethesh kane kaluar ne konflikt per shkakun tim. Dua ta evitoj kete sepse une jap nje arsye per t’u bashkuar shume shpejt”, nenvizon Blushi, pavaresisht se ende nuk eshte e qarte nëse kongresi do te mjaftohet me debate politike, apo do te kthehet edhe ne nje perplasje fizike, siç aludonin sot disa prej gazetave të përditshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi