Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halil Xani:SI FLASIN SHQIPTARËT NË GJERMANI

Shko poshtë

Halil Xani:SI FLASIN SHQIPTARËT NË GJERMANI  Empty Halil Xani:SI FLASIN SHQIPTARËT NË GJERMANI

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 02, 2010 9:03 pm



Halil Xani:SI FLASIN SHQIPTARËT NË GJERMANI  49550_1355732799_6829336_n

Halil Xani:SI FLASIN SHQIPTARËT NË GJERMANI

Herët ndalem në tankshtellë
Marr benzinë, shkoj në baushtellë
Shumë termine punët i kam pus
Shpesh më thërrasin në rat-haus.

Kur të lodhem, apo për pikë qefi,
Shkoj e marr frajtag te shefi
Në vohende, në mot me diell,
Bashkë me shokët kënaqemi me grill.

Kur vonohem n`punë ndojherë
Shkoj në banhof e marr dyner
Gruaja askund s`më punon
Në kinder gart djalin e çon.

Unë po i them pse moj fisnike
S`po punon si haus-hilfe
Turrevrap shkoi nusja ime Vasë
Më kish marrë para n`shparkasë.

Më në fund Vasa pa kule
sh regjistruar në fahrshule
Do t`ia bëj unë i ngrati
Një ancajge te avokati.

Nëse ngel pa punë fare
Në socialamt më japin pare
Kështu janë punët ku ka demokraci
Arbajtsamti i vendit t`paguan në shtëpi.

Nganjëherë e ngriti gotën
Të mirë ma japin angeboten
Besa shpesh nervozohet njeri
Sa i shtrenjtë këtu është shtajeri.

Por të gjitha do t`i harroj
Umbefristin po e fitoj
Kur ta marr unë Dojçe pas
Mund t`ia msyj edhe n`Teksas.

Shumë kësaj pune i bana hyzmet
Ta fitoj këtë raizedokument
Puna e gjuhës u bë përshesh
Shajzën, shajzën sa e thonë shpesh.

Më falni shokë e llugë e bana
Pak me dojç e pak albana
Se pa kongres e unanimisht
U bënë bashkë shqip-gjermanisht.

Kurse fëmijët s`mbajnë inat
Ata nuk flasin si burrat e gratë
Në rrugë, në shtëpi apo dhe në lojë
Një fjalë shqip s`e flasin me gojë.

Halo, qys najn- najn, ja- ja
Shën tag e ales kla.

Gjermani, 9 prill 2010


Sofra poetike



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi