Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu:MOS ...

Shko poshtë

Nehat Jahiu:MOS ... Empty Nehat Jahiu:MOS ...

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 03, 2010 8:34 pm



Nehat Jahiu:MOS ... 41772_1694779987_2066_n



Nehat Jahiu:MOS ...



Mos mi shkelni, shkelni livadhet

e mos mi prekni , prekni varret,

se aty janë të parët, të parët e mi

aty unë kam timen të lashtën histori.



Mos ma preni Korijën e Plakë

se do më shkaktoni shumë plagë,

aty dua ti shoh yjtë e hënën

sëbashku me të bukurën Zanën.



Nuk dua të më turbulloni ujin tek kroi

ku Zanës e Gurit iu derdhë buzëqeshja e loti,

e dua këngën e zogjëve aty tek ferra

aty ku Gurin e Zanën i përqafoj pranvera.





Se aty kanë mbetur shumë kujtime

aty është ngrirë e shkrirë zemra ime,

aty ku më ngrohi dielli e ndriçoj hëna

në prehër kur më përkëdhelte Zana.



Mos mi preni ata lisa, lisa të gjatë

aty tek livadhi, te Koria e Plakë,

Mos më prekni aty te Molla e Kuqe

Se aty Zana do të bëhet nuse.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi